Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Viron Kona: Vallja e ujqërve

| E premte, 03.11.2017, 07:11 PM |


Viron Kona

 

Vallja e ujqërve

 

Në pikë të dimrit e të uritur,

kur dëbora gjithçka mbulon,

ujqërit nisin vallen e njohur:

“Më i forti mbijeton !”

 

Njëri pas tjetrit rrotullohen,

mprehin dhëmbët, ulërijnë,

ai që n`valle përdhe rrëzohet:

për të  fortët bëhet ushqim!

 

Njëri ra.

“Oh, ç`fatkeqësi”!

S`kemi ç`bëjmë,

c`est la vie!1)

 

Shtyhen, ndeshen, rrotullohen,

më e  zjarrtë vallja vazhdon,

n`këtë botë kafshësh t`egra,

“Më i  forti mbijeton”!

 

1).C`est la vie!- fr. I ka jeta këto!