Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xheladin Gjonaj: Priti djelt e Geg-Hysenit

| E merkure, 01.11.2017, 07:21 PM |


-PRITI DJELT E GEG-HYSENIT!

-Geg-Hyseni = “Nderi i Kombit”-

-Poemë folklorike atdhetare-

Nga Xheladin Gjonaj, Mesues veteran, Geg-hysen, Tropojë

 

Gjamë të zorshme sjell ky Dri

Ka hy turku me shumë ushtri,

Maja e Hekurave rrept ushton,

Geg-Hyseni ne luftë po shkon.

Per gjithë here ku ka fillue,

Geg-Hyseni ne luftë ka shkue.

Sapo fshati qe krijue.

 

Duel nje burre qe pat lan nam,

Tahir Mala i kan thane,

Ne Shqiperi e prej Kosove ,

Thue po qet barut prej goje,

Ne Prizren ai tuj luftue,

Pashen te gjalle e pat rrethue,

Nuk ka dasht kurrqysh me leshue.

Per me i dal zot vatanit,

Ja pat çue meze Sulltanit.

Kendon malsori me sharki,

Ra Tahiri per liri.

 

Nuk kaluan veç pak vjet

Geg-Hyseni  u çue apet

Me shume trima prej malesisë,

Filluan luften osmanllise,

Mehmet Pasha i Turqise ,

Ne dere po i bjen Qerim Delise.

Një kovë ujë ja ka kerkue,

Me flori me ja pague.

T’paskan lan Ty mendet e kresë

Me armiq nuk lidhi bese

Edhe hiç s’ja kane vonue,

Pashen vrau Coli Drague.

Ka met trimi ne histori

Ne Kosove e ne Shqiperi.

Plot te tjere ka nxjerre kjo toke,

Islam Demushin me shum shoke.

Ketu burrat kurre s’mbarohen,

Per gjithmone ata kujtohen.

Bekë Ahmeti e Sejdi Avdyli,

Po qillojne ku asht masemiri

Luftun trimat me Bajram Currin,

E në Vlore ngriten flamurin.

 

Ne kete vend perball Shkelzenit,

Priti djemte e Geg-Hysenit.

Keta armikut i dhane hakun,

Edhe fisit ja prune bajrakun.

 

Ç’ka Valbona qe asht ndalë?

S’po bjen uje e s’po nxjerr vale,

Geg-Hyseni ne lufte ka dalë,

A thue pshtoi kurrnja i gjalle?

Gjashtembedhjeta kane ra deshmorë

N‘ Shkallë të Grisë lidh dore-per-dorë.

Vargu i trimave fund nuk pat,

...Sherif Nuha ra në Çabrat

Nanat djemte nuk i vajtojne,

Kange kreshnike per ta kendojne.

Te gjithe brezat kane luftue,

Deli Qerimi ne kam asht çue,

Me Mustafen jan takue,

Kush ma shpejt me hec perpara

Haxhi Nikoçi e Abaz Rama

Menjehere luften kane fillue

Prej gjermanit me u çlirue.

Ai Ukë Ndrejaj djal i ri,

Ka dhane jeten per liri

Shume te tjere kan ra krah tij.

 

Burre i mire dhe me ndere,

N’Lamnicë Tafa si perhere.

Ali Musa, Brahim Muslia

Ai Shpend Rexha, Zymer Faslia

Ne lagjen Gjonaj ish kane Sejdia

E shume tjere që s’mund ti njehi

Djem të beses e djem të gishtit

Prej në T’pla e Fushë t’Velishtit

N’Kala t’Lekes e Shkallë të Grisë

Veç ma nalt i shkuen trimnisë.

 

Burra t‘mire ka sot çdo shpi

I ka njoftë krejt kjo Shqipri.

…Halit Gjeçi djalë i vendit

Gjeneral n’krah t’presidentit

Vllaznit Musaj, Mehmeti Sahiti

Si dy maja të një lisi

S’na harroi sado nalt heci

Komandant Muharrem Mulgeci.

Nuk pat shoq Ai Isuf Sadiki

Shumë i duel per zot ketij fisi

Me dekada Hysni Osmani

Aq sa mundi e aq e bani!

 

Sikur burrat që ishin motit,

Lidhe per jetë në besë të Zotit

Prej Breg Drinit e n‘Maje t’Jezerit

Priti djemte e Geg-Hysenit!

Geg-Hysenin kush mundohet

Me lane në hije vec ç’njerezohet

 

 

Presidenti i Shqiperise,

I çoi fjale të gjithë malesise

Ne Bajram Curr me u bashkue

Geg-Hysenin me e nderue

U gezue populli ane e mbane

Nderi i Kombit ju ka dhane.

 

Geg-Hyseni pat za boll

Nga Tropoja në Stamboll

Po tash fama ju ka rrite

Deri larg në Amerikë

Pergjithmon fjalen kem dhane

Per at‘dhe ditë-natë në kambë.

 

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare në Londer, nga Tropoja, Tetor 2017-