| E enjte, 26.10.2017, 07:23 PM |
MIRE SE VJEN AZEM HAJDARI
-NDJESI, NE PRITJE TE MONUMENTIT NESER NE QYETITN KU U RRIT HEROI-
Nga Gjon Markokaj
Që kur lindi rodi i shqiptarit
Trima linden në Shqipëri
Në Fshatin Degë të Krasniqes
Lindi Trimi AZEM HAJDARI
Lumja Nëna që i dha gji
Lumi Fshati që e pat rritë
Lumë Krasniqja që e pat djalë
Lumë Malsija që e nderoi ...!
-- Yllë ndriçues i lirisë
Prijës i Levizjes Dhjetorit
Guximtar i fjalës së lirë
Shkallmues i diktaturës
U qëndroi, plumbave të tradhtisë
Vizionarë për nji të arshme tjetër
DEMOKRAT në shpirt e zëmër.
Me -- Njëzet e shtatë – Tetor
– Dymijë e shtatmbëdhjetë
Madhërisht të nderon vëndlindja
Bashkë me rrezen e Shkelzenit
I flet hieshëm mali – malit
Dhe valbona zbret gëzueshëm
Sot njerzit në Malsi të Gjakovës
Zgjohen më heret se ditët e tjera
Ato, të Maleve në Logje të Zanave
Mblidhen shpejt e kuvëndojnë
Ora e Krasniqes mburret e flet
Lajmëron Ortë e pësë - gjashtë fiseve
Krasniqe e Gashë, Bëtyq e Berishë
Nikaj – Merturin e të tjerë...,
Nga Kosova e mbarë Shqipëria
Mblidhen njerëz nga të katër anët
I adhurojnë -- Lavdi Azemit
Thonë per Trimat nuk ka vajë
I thuren këngë dhe i këndojnë lavdi
Sot “BASHKIJA E TROPOJËS”
Kujton AZEM HAJDARIN
... Pishtarin e Lirisë...,
Deshmorin e Kombit Shqiptar
HEROIN e DEMOKRACISË.
Në Bajram Currë Qytet i Lindjes
U ndertue SHTATORJA E TIJË
Sheshi i bukur në qënder të qytetit
U pagëzue: Sheshi “AZEM HAJDARI”
U, shpalos Shtatorja në këmbë
-- Bash si flet burri - me burrin
Flet AZEMI me BAJRAM CURRIN
Njëri – tjetrin e kanë përshëndetë
Mue e ty, na prenë në besë...!?
-- “Shtatorja” e Bajram Currit;
Azem Hajdarit, i thotë një fjalë:
-- “AZEM TI JE GJALLË”
Trimin PUSHKA e nderon
Mallkue qoftë; plumbi i trathtisë
Trimi s’ vdesë, po vdesë trathëtia
Në Qytetin tënd të Lindjes
Sot tu ngrit për jetë Shtatorja
PROMEMORJE e Historisë
Nderi i DEGËS e Krasniqes
“Faqe e Bardhë” e gjithë Malsisë
Nderi i Kombit i gjithë Shqipërisë
HERO I GJALLË i Demokracisë
Ti jeton sëbashku sot, më ne'
-- Sa të jetojnë Malet Tona
E sa të rrjedhin ujë Valbona
Je i gjallë në zëmrat shqipëtare... !
-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, 26 Tetor 2017-