| E enjte, 19.10.2017, 05:11 PM |
Sadulla Zendeli - Daja
A KA NJERI KËTU!
Ëndërrova atë duke fjetur afër meje
dhe ishte i dëshpëruar me dikend...
E pashë se ishte i inatosur
flokët e qafës mund ta trembnin një fëmijë.
Unë isha e gëzuar, mendova se ai nuk jetonte më,
por kur doja t’i lëmoj faqet e tij,
me dorë e kapa cepin e krevatit,
kurse ai ishte i ftohtë si akull...
Vajmedet! Ecja ngadalë...
Ai flinte dhe shumë i zbehtë ishte.
O zot, ai nuk qenka i vdekur?
Me zë thirra! A ka njeri këtu...!
TANI TI E KE HARRUAR
Zemrën e babait dhe dhomën e ftohtë
ku ai rrinte dhe flinte.
ti i ke harruar sytë e tij
dhe fytyrën e tij të habitur
e të verdhë
si limoni kur piqet...
Ti e ke harruar atë xhaminë e madhe
ku ai falej e lutej pesë herë në ditë.
Nga besimi i tepruar zemra i tingëllonte
si një baski në mure kur farkonte...
Lutja e faljet e mbanin të gjallë,
pesë herë në ditë reqatet i falte,
lutej dhe Zotit i besonte...
Ai shprehej, kur mendoj, a kam gabuar
ndonjë herë ndaj Zotit!
Atëherë më kujtohet
se në Qabe s´kam qenë asnjëherë.
Mëkatet në kurriz i kam e i mbaj...
Po të kisha shkuar njëherë në Qabe
do të më emërtonin Haxhi Baba Jarani,
do ta kisha vrarë me gur shejtanin!
U ktheva nga Qabeja në ëndërr
Miqtë e dashamirët u mblodhën
Mirësenaerdhe Haxhi Daba!
Do të pyesim nja dy fjalë:
A shkove te Guri Muhamadit, i varur
në ajër pa shtyllë, pa grep e pa litarë!
A e vrarë djallin me gurët e Qabesë?
Po, po! Kjo ishte dëshira ime
ta shoh gurin në ajër që pa shtylla rrinte
që ta vras shejtanin që ish kurdisur
në atdheun e Arabistanit...
t’ia zbardh fytyrën farefisit tonë.
Hajrli hajrli o Baba Haxhi
Zoti të dhashtë shëndet e kuvet
për familje e bereqet!
ECË NGADALË SE AI FLE!
Ngadalë eci që mos ta zgjoj nga gjumi,
goxha gjatë ka qenë larg...
Mendova se kishte shkuar në amshim.
Ai jeton. Këtu afër meje është.
Mos e zgjo se vetë do të zgjohet
gjumin e ka të lehtë!
Të gjithë mendonin se ai është bërë për rahmet
vetëm unë e dija se ai jetonte dhe vepronte...
DIELLI I RRUMBULLAKËT
Dielli zbret dhe shkon drejt perëndimit,
ngutet si një yll kur shkëputet,
pas disa minutave ai humbet...
Qielli merr një ngjyrë të kuqëremtë
zbehet si një hënë e mbushur dhe arrin në lindje
hedh dritë rrugëtimi për në detin e gjerë...
Toka ende është e nxehtë,
shtrati i tokës mbushet me gjelbërime,
qielli shëndrit me yje të panumërt.
Ku je ti me trupin tënd?
Ku janë fëmijët e mi?
Ata ishin në gjumë, atje është natë.
Fli tani bija e biri nënës e babait!
Tani je në vendin tënd!
DITA E FUNDIT E JETËS SË SAJ
Ajo e shtrirë me fytyrën drejtë dritës
e vetëdijshme për jetën e shkurtë të saje
Fustanin e rrobat e reja var në gardërobë.
Në fytyrën e saje dukej qetësi dhe hijeshi.
Sytë e hapur, shikonte çdo gjë që lëvizte.
Këtë shikim se kisha parë kurrë.
Shumë e bukur ishte në ditën e fundit.
PËRSE ERDHE NË LUADHIN TONË?
Përse erdhe sonte tek ne?
Erdha të të takoj ty
A do të kthehesh sonte?
Jo, unë nuk dua të të lërë vetëm
A do të buajsh tek ne?
Do të jem mik në shtëpinë tuaj!
A do të jesh tërë natën tek ne?
Unë do të jem këtë natë me ju!
Tani një dolli për mikun e paftuar!
Një dolli për gjithë ju në këtë shtëpi!
S´ka më mirë se në luadhin e stolisur
Me trëndafila e lule rreth e përqark.
Një dolli për gjumin në shtrat .
Një dolli për shtratin në shtëpi!
Kapëm për dore
Se kështu do ta ndihmojmë njëri tjetrin!
Më mirë për dore se sa në luadh
Jo, jo më ngadalë jemi të sigurt në shtrat!
Gëzuar ta heqim një valle
Për vallen tonë edhe një dolli
Gëzuar një vallëzim unë edhe ti
Pastaj na pret shtrati në vend të luadhit!
NJË GJË E VËRTETË DHE E SIGURT
Këtë duhet ta dish.
Jeta nuk ka rrugë të hapura
Për gëzimin e madh
Duhet të paguash me dhimbje
të mëdha...
Këtë e kanë thënë
edhe shkrimtarë të mëdhenj
Strinbergu, Kadareja e të tjerë.
Ta bësh një punë të njëjtë dy herë
Atëherë fillon nga e para
Prit, se duhet të fillosh nga e para
e shëndoshë
Por me mençuri i pret plagët
dhe gjak nuk derdh...
MË MUNDON NJË GJË
Dallimi i madh është mes nesh
por dëshira për t´u marrë vesh
me respekt
e tolerancë
duhet të ketë
zakonisht nga ana ime.
Të ketë mirëkuptim e dashamirësi
Të përzjerë me gjykim e arësye
dhe aftësi për të menduar...
SHUMË HERË MENDOJ
Mendimi, arsyeja e dhimbja
si do të zgjidhen vallë?
Për dhimbjen që ma ke bërë
vendosin të pajtohen
të marrin një përparësi njerëzore
gjithë jetën të mendoj
dhe të të kërkojë ndjesë!
Pa ndalur kërkoj marrëveshje
si mirësi mes dhimbjes e njerëzisë
është pajtimi dhe mirëkuptimi
si rruga e pajtimit të gjaqeve...
Nëndqind vetë shqiptarët i pajtuan
Dhe asnjë serb nuk e lënduan...
(Suedi, 09-10-2017)