Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Adem Berisha: Njeriu jeton për derisa të jetojë vepra dhe kujtimi për te

| E shtune, 06.09.2008, 02:31 PM |


Njeriu jeton për derisa të jetojë vepra dhe kujtimi për te

Nga Adem Berisha
 

Berisha - Rugova - Mani
Zotëri Kadri Mani, të falemnderit për shkrimin tuaj "DR. IBRAHIM RUGOVA STRATEG I PAQES DHE I LUFTËS /Përkujtojmë Kryetarin tonë të ndjerë në prag të pavarësisë/ " por edhe gjithë shkrimet dhe vlersimet tuaja të drejta e pa ekuivoke duke mos rënë nën ndikimin e rrethanave dhe politikave ditore dhe duke mos anuar nga interesat e ngushta personale apo klanore. Zoti e bekoftë shpirtin dhe vepren e profetit tonë të kohës së re, vizionarit e largpamësit, strategut të paqës dhe luftës për lirinë e popullit dhe atdhut të tij, njeriut të dashurisë i cili kurr nuk diti të urrente dhe pergojonte individët që kishin mendim të ndryshëm nga filozofia e tij politike lidhur me çështjen kombtare shqiptare në përgjithësi dhe çështjen e Kosovës në veçanti, presidentit të parë e historik të Republikës së Kosovës mu si Xhorxh Washingtoni për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atdhetarit të devotshëm i cili tashmë ka hyrë dhe mbetur në analet e historisë kombtare shqitare si figura më e ndritur e kësaj historie, krejt për derisa në këto troje bukës t'i thuhet bukë e ujit t'i thuhet uj.

http://www.zemrashqiptare.net/comment/1809/