Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vjollca Pasku: Dua më shumë lirinë

| E marte, 03.10.2017, 07:39 PM |


Vjollca Tiku Pasku

 

DUA MË SHUMË LIRINË

 

Eci me ty ngadalë copëz e qiellit i vjetër,

si një lumë resh që fsheh yllin e pikëllimit,

gjahtar i zemrës sime më kërkon pa reshtur,

'Kthehu mos nxito të shkelësh fjalën e premtimit'.

 

Rrezet e bukura të dashurisë janë ç'ngjyrosur,

diamantet e kristalet e bukura janë gurë të pavlerë,

ti harron kur ajrin me ngjyra ma burgose,

më hodhe në prangat e dhimbjes në terr.

 

Kurrë nuk e këmbej dashurinë me skallvëri,

sepse njeriu është si era e malit të lartë,

sado ta shtëngosh brenda pëllëmbës,

ikën nga hapësira e gishtave në lirinë e artë,

 

Tani që ndjej dhimbje jetoj në shumë jetë

syve të verbër u është kthyer shikimi i qartë

kush nuk ka liri në jetë nuk ka dritë në ajër,

por plagë të një iluzioni diell që djegjen mbart.