| E diele, 24.09.2017, 02:00 PM |
STRUKJA E BABAIT
VARË PAS DERE
NGA KALOSH ÇELIKU
Babai iku një ditë mes varreve si burrat
E la struken varë në gozhdë pas dere:
Bombat e italjanit. Dhe, kashikarat serbe
Mauzerrin e fshehur me vite në hatulla.
Nateditë, ende më rrinë varë para syve.
Edhe më thotë n’ëndërr, ikëm nga Shtëpia
Ne: Unë, Nana yte. Dhe, Gruaja besnike.
Truproje ta lamë pas dere struken e zezë
Rastë nevoje, vishe! “Hallakati” xhepat!
Armët e luftës bir, nuk i morëm me vete.
Ehu! Shtëpia ime “problematike” në Shkup
Pa çertifakatë pronësie. E blerë me arat e Babait.
Kurtiteket, që e konfiskon shteti “përbashkët”:
Shkaku, shkrimeve mia publicistike kaçake
Sot, si pronë e egër në “Çair”, gjoja urbanistike.
Burra! Si ta heq struken nga gozhda pas dere
Veshi, hudhi krahëve si trashëgim nga Babai?!
Frikë, kam ende, se: mund të zgjohet nga varri.
Mauzerrin rrokë në dorë të më ndjek Livadhit...
(Unë, nuk jam bretkosë
guak-guak në kënetë)
Hënore, Unë nuk jam bretkosë kënete
Guak - guak me refrene, në batak.
Vajtocë, që i vë fëmijët në gjumë
Unë jam Kalosh Çeliku - rebel!
Gjithë natën e lume të lë pa gjumë.
Hënore, Unë nuk jam bretkosë kënete
Butake, që e gjuan Lejleku - këmbëgjatë.
Unë jam Kalosh Çeliku - rebel. Po të dua
Natën e bëj ditë. Dhe, të rrëzoj në shtrat.
E kam një armik: shtetin e “përbashkët” të partisë
Tashti, u bënë dy: ipabesë doli dhe Ibriku i rakisë.
I treti pas ferre pret: nuk e shkrep armën në pusi.
Hënorja çmendet, ma hapë derën nga xhelozia...
(Patjetër një ditë Dimri
do të vij në Katund)
E di një ditë Dimri, dihet do të dal në breg
I mbytur në ibrikun e rakisë. Dashurisë.
Struken ma hëngri peshkaqeni. Poezinë deti
Megjithatë, patjetër: Nesër, do të vij si Poet
Pakrëndësi ka: në Mal si kaçak, ose Fushë.
Vargjet e mi, i ndjek dhe leh me zgjebe Qeni.
Shkaku, se: Ia kam dhënë besën Nanës Zajazit
Mu si para martese, Vëllai Vogël Doruntinës:
U ngritë nga varri, e solli Motrën në Katund.
E di, nuk më pret Nana. Babai me armët në brez
Te pragu Shtëpisë. Lisi midis Livadhit, në Katund.
E, as gruaja besnike, që iku Zonjë mes varreve.
Mikja me ferexhenë e zezë hedhur krahëve
Rrugës vjen me trumbeta, përmes Bit-Pazari.
Cucat e Katundit herët me dajre, këngë e valle:
Duartrokisin Ringjalljen time, në Baba Tomorr...