| E enjte, 04.09.2008, 06:18 PM |
KOSOVË MODERNE DHE QYTETARE
Demir Krasniqi
Nga Demir KRASNIQI
Ne jem gjenerata që jetën do ta shijojmë ,
Andaj dhe shoqërinë , ne do ta ndryshojmë !
Ne duam më mirë jetën ta jetojmë,
Jetë të cilën ne , vet do ta shfrytëzojmë!
Ne duam çdo ditë që të ketë ndryshime,
Dhe çdo ditë të jetë një shans për përparime !
Duam që Kosova të jetë vend i mbarë,
Për çdo qytetare dhe çdo qytetarë!
Që kontrollojnë vet gjithë jetën e tyre,
Çdo gjë t’ jetë e pastër , të shihet si pasqyre!
Nuk duam që paraja të thotë pasuri ,
Duam një Kosovë me liri dhe dashuri !
Duam që n’ Kosovë , kë të duash ta dashurosh,
Kudo që të duash , pa frikë të udhëtosh !
Me vullnetin tënd , të tjerëve t’ u ndihmosh,
Dhe në gjuhën tënde të komunikosh !
Duam një shoqëri ku nuk vlerësohet pasuria,
Por vlerësohen vlerat edhe dituria !
Kreatorë të jetës do të jemi ne ,
E jo paragjykimet të flasin për ne !
Të jetojmë më mirë , dijen ta bëjmë brumë ,
Të mësojmë më tepër dhe të dimë më shumë!
E vërteta është më e vlefshme se mitet ,
Dhe vetëm kështu, Kosova do të rritet !
Njerëzit janë më të vlefshëm , se sa vet etnia ,
Këtë të vërtetë do ta dëshmoi ardhmëria !
Duam t’ mbretëroi paqja e dashuria ,
Nuk ka rëndësi ngjyra, raca, as gjinia !
Nuk ka rëndësi mosha , orientimi seksual,
Duam një Kosovë me njerëz intelektual !
Duam një shoqëri , ku ata që keqpërdorojnë ,
Vjedhin e mashtrojnë – që në burg të shkojnë ,
Që të japin llogari përpara drejtësie,
Jo, t’ bëhen ministra e pjesëtarë qeverie!
Duam një shoqëri me mendje të dëlirë ,
Ku me dije e mund, bëhesh më i mirë !
Ku me dinjitet ndryshohen raportet ,
Jo të dominojë forca dhe të fortët !
Duam një shoqëri që jep llogari ,
Pa korrupsion, klan e anarki !
Që respekton njeriun, ligjin edhe rendet,
E jo të veprojë ashtu si t’ i teket!
Duam një shoqëri ku nuk ka kacafytje ,
Ku forca e ligjit nuk vihet në pikëpyetje !
Duam një Kosovë moderne qytetare ,
Me njerëz progresiv të del fitimtare !
Energjitë, dëshirat me plot vizion ,
Ato do na shtyjnë gjithmonë në aksion !