| E hene, 28.08.2017, 04:32 PM |
Plagët
e Kosovës
Nga Zog Hysenaj
Në trungun që mban një pemë,
Si një zjarr ra prej rrufesë,
Ishte e hapur një shpellë,
Lapidar i UÇK-esë.
Epitaf-simbol lirie,
Si një dritë e penxheresë,
Shndritë në shpresë si dritë hyrie
Një ushtare e UÇK-esë.
Si rrufe që bjen nga reja,
Si një shpell hapur prej sajë,
Plaga n'trup, degët e reja,
Shekujt mbi supe t’i mbajë.
Aty fle për jetë kujtimi,
Aty zgjuar rri trimëria,
Shqiptaria në trup trimi,
Trung i moçëm Shqipëria.
Nuk ka top që ia da rriten,
Nuk ka luftë që e rr’zon për tokë,
Sa ma shumë degët t’i priten,
Ma shumë rritem, ai thotë.
Aty janë plagët e vjetra,
Aty jane besa e toka,
Aty asht me plumba setra,
Aty jan' predhat me topa.