| E merkure, 23.08.2017, 07:20 AM |
Poeti malsigjakovas Hamit Alia
-Poeti i mirënjohur Hamit Aliaj boton librin e ri me 365 haiku “E hëna e përtejbotës»-
Poeti Hamit Aliaj botoi këto ditë librin e tij të ri me 365
haku, të emërtuar “E hëna e përtejbotës.” Poeti ka zgjedhur
simbolikën e 365 ditëve (aq sa ditë ka dhe viti), për të
ndërmjetësuar me botën vizionin e tij për jetën dhe të
ardhmen. Aliaj, një poet i famshëm dhe elitar, është një
praktikues i ri i haikut, por me këtë libër rezulton të jetë një
eksperimentues i sukseshëm, prej të cilit mund të mësohet
shumë. Poeti vjen në këto haiku me një lloj estetike që
përfshin praktika shpirtërore dhe mistike, që përcjell vetë
numri 365, duke ngritur shumë pikëpyetje për krizën e
jetës tonë moderne. Ka aq shumë “rregulla” për haikun si:
gjatësia, personi, tensioni, imazhet (llojet e imazheve dhe
si ato ndërveprojnë), numri i imazheve, funksionet e linjave,
funksioni i poemës, fitimi i poemës, toni , Lënda, pikësimi,
llojet e formulimit, konteksti ... dhe kjo është vetëm në krye të
kokës, por mendoj se Aliaj ia ka dalë me sukses eksperimentit,
duke krijuar një profil të vetin. Leximi i librit të jep të kuptosh
mekanizmat e dramës së jetës tonë dhe portës me celës të
humbur të saj, cfarë poeti e përcjell në 365 hakut e tij me
një sofistikim të madh dhe dije inteligjente. Poeti sjell në
cdo haiku logjikën dhe argumentin, duke lënë qellimisht
hapësirën provokative poetike për pjesëmarrjen e lexuesve,
prandaj ju ftojmë që ta blini dhe lexoni sa më parë librin. Libri
do t’u mund të ndihmojë të mësoni se ku duhet të kërkoni
jetën dhe lumturinë, biles edhe zhgenjimet, apo gabimet
tuaja, ndoshta do t’u duhet vite për ta kuptuar...
M. Buçpapaj
"Shoqëria e vjeter", foto e viteve '70 në Tiranë:
Skender Buçpapaj, Ilir Buçpapaj, Zeqir Lushaj dhe Hamit Alia.