| E marte, 22.08.2017, 12:46 PM |
Gjithmonë
e paharruar, e dashur dhe e vlerësuar
(Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta)
Nga Fran Gjoka
Jeta është ndërtuar e tillë,që ka një fillim dhe një mbarim.E gjatë këtij intervali,kuzhdo qoftë kërkon që me punën të memorizohet,sa të jetë e mundur për mirë tek njerzit me të cilët ka punuar e bashkëpunuar në sektorin e arsimit,në punën e bukur të mësuesisë nga ku ke nxjerrë prej duarve të tua breza të tërë nxënësish .Pas dekadave të shërbesës së tyre fisnike,mësuesit fillojnë e meditojnë,kujtojnë vitet intensive në arsim e ëndërrojnë për shumë gjëra që u kanë ngelur pengë në shërbesën e tyre fisnike,mendojnë për të ardhmen e fëmijëve ,pa menduar ndoshta ….,një ditë të gjitha do t’i lejmë pas.E kështu jeta ndërpritet e pleks keqardhjen,dhimbjen,lotët dhe së bashku me to edhe kuptimin e mirë në shërbesën e tyre ndaj profesionit të mësuesisë .Në kontekstin e të gjitahve sa shkruajtëm bëhet fjalë për mësuesen e nderuar Marije Preçi (Doçi),e cila ndërroj jetë një vit më parë .Mësuesja e nderuar dhe e respektuar mësimet e para i kreu në vendlindjen e saj Kreje-Lurë.prejardhja e saj i përkiste një familje atdhetare dhe me tradita shkëlqyera dhe arsimdashëse .Prindërit e saj ishin familje punëtorësh të thjeshtë por të ndershëm,ku me mundime i rritën dhe i shkolluan fëmijët e tyre në universitetet më të njohura të vëndit.Ndërsa Marija falë edhe kjo përkudesjes së babait e dërguan për të vazhduar shkollën e mesme Pedagogjike Elbasan.
Sapo
përfundoi shkollimin për mësuesi ,emërohet mësuese në fshatin e saj të lindjes
dhe prej andej në fshatin Fan të
Mirditës.Përgjatë gjithë kohës 13- vjeçare që Marija punoi
në këto dy fshatra ,brezat e mësuesit,që punuan me të panë të
personifikuar modelin dhe figurën e një mësueseje dhe edukatoreje të vërtetë e të palodhur në
shërbim të dijes dhe të komunitetit prindëror .Ajo veçohej për cilësi të
spikatura individuale dhe
profesionalizmi të lartë në punë,rrezatonte gjithnjë kulturë komunikimi duke u
bërë frymëzim edhe për brezin e ri të
mësuesisë .Shumë shpejtë Marija njihet me kolegun dhe bashkëshortin e
saj Nikollën,mësuesin e nderuar të gjuhës angleze.Në këtë mision përkushtimi
,lodhje dhe sakrifice .Marija
kishte përkrahjen dhe mbështetjen e
bashkëshortit dhe kolegut të saj i cili përpiqej t’ia lehtësonte sadopak barrën
e rëndë të angazhimeve në mësuesi dhe
kontributin shoqëror dhe edukativ.Pas disa viteve punë intensive në fshatrat
Kreje dhe Fan transferohet familjarisht në Lezhë ku emërohet mësuese në klasat e pesta në
shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrilë.Në këto vite të vështira punë intensive
,kreu studimet e larta për mesuesi në Universiitetin “Luigj Gurakuqi”,Shkodër.Shkollimi
i saj i plotë,i shumëfishoi forcat dhe shumë shpejt u bë njohur
për rezultate të larta në
kolektivin pedagogjik ku ajo
punoi.”Ishte kënaqësi dhe privilegj, jo
vetëm të punoje,por thjeshtë të bisedoje me të ,sepse çdo fjalë a saj të
bindte ,çdo mendim i saj kishte peshë të impononte respekt dhe vlera
njerëzore,sidomos kur fliste me pasion dhe dëshirë për profesionin e nderuar
të mësuesit,për vështirësit e punës që ajo haste shpesh me nxënësit e klasave të
pesta”.Kështu shprehet drejtoresha e kësaj shkolle L.Guri.Marija sa jetoi e
punoi shërbeu pa kursyer asgjë nga vetja,duke dhënë nga shpirti i saj i madh e
bujar gjithçka për fëmijët ,rrezatoi
kulturë komunikimi dhe për afro 30 vjet me radhë u dha dije e kulturë
brezave.Këto elementë njerëzor i’a
largonin sëmundjen që po acarohej nga
dita në ditë.E megjithatë shqetësohej përsëri për punën me nxënësit,për
përparimin dhe sjelljen e tyre.Ajo kishte një
shpirt të madh,kishte lindur për mësuese,ishte gjithnjë pranë nxënësve
duke i ndihmuar gjithnjë me atë
dashurinë prindërore.Në fakt lumturia e saj nuk kishte cak .Këtë i’a sillte ngrohtësia familjare,vajza e saj e vetme Amarilda
,aktualisht stdente në Fakultetin
Ekonomik ,respekti i ndërsjellë e kolegëve të punën e saj të përditshme.Për hirë të vërtetës duhet të theksojmë se mësues të tillë që shkrijnë jetën e tyre në mësuesi
ka në gjithë Shqipërinë por mësuese Marija,do të mbetet shembulli më pozitiv
dhe e kujtuar në këtë kolektiv pedagogjik.Kudo që ka punuar mësuese ishte me fat për shkollën dhe nxënësit .Ajo për
afro 30-vjet qëndori në krye të mësuesve pasionante e erudite që mësimdhënien e
konsideronte të shenjtë dhe nuk dinte kurrë ç’është lodhja.Ajo ishte mjeshtre e
rrallë fjalës,komunikuese ,efektive ,elekuente
,mbrojtëse e flaktë e fjalës së
lirë,metodiste e shkëlqyer.Menduam dhe besuam se Marija
do të shërohej shpejt ,por nuk ndodhi kështu,ku në mënyrë të
menjëhershme u shkëput nga jeta,duke lënë një boshllëk të madh në
familje,te tre vëllezërit dhe dy motrat
e saj ,nipat dhe mbesat e saj.Por më shumë se,kushdo tjetër dhembjen dhe
mungesën e përjeton vajza e saj Amarilda ,me përmasat e një peshe të plumtë në kraharor.U nda
shpejt nga jeta ,pa mbushur ende të pesëdhjetat ,pa bërë shkollimin
përfundimtar të vajzës,pa realizuar shumë plane familjare që
ajo i kishte piketuar .Ajo mbante peshën e preokupimit familjar gjithnjë me atë
sinqeritetin dhe modestinë që e karakterizonte.Për njerëz të tillë të ditur,të
emancipuar,tolerante në maksimum,në shërbim të brezave kuptohet është e
vështirë të përcjellësh vlera shpirtërore,humane të kësaj mësueseje që në jetën
e saj 30-vjeçare të punës i’a kushtoi mësimdhënies.