Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Gjeniu i Tiranës, enigma e pikturës

| E diele, 13.08.2017, 08:42 AM |


JETËSHKRIM -GJENIU  I  TIRANËS, enigma e pikturës

fragmente të shkurtra -pjesa I Gjeniu i Tiranës, II-Ëngjëlli i vogël, III-Gjurmët e harresës , IV-Piktura e virgjër , V-Mëkati

Nga Luan Kalana

Pjesa I- Gjeniu i Tiranës

-Pas një dekade.I njëjti pejsazh mengjesi në Tiranë, nuk kish lëvizur askend, megjithëse sistemet ndryshuan, vetëm emrat e dyqaneve qenë ardalisur me reklama ngjyrashe e dritash.Ndërsa ajo deriçkë e dyqanit ishte zhdukur, pa nam e nishan.Në vend të tre dyqankave, ishte bërë një dyqan i madh me xhama blix, ëmbeltore me tavolina brenda, i cili ishte

gjithnjë plot,  pasi njeresit më shumë pinin kafe e ndonjë akullore.Vetëm “gjurmët” kishin mbetur në mendjet e njerzve.

Vendit nuk i thoshin me emrin e ri , tek "Ëmbeltore de Parisi", por tek Dyqani i Piktorit.Dhe po aty nën vitrinën e një dritare te dyqanit,  qëndronte Piktori me pikturrat e tij për shitje në trotuar.Siç duket kjo i pëlqente pronarit të ri të dyqanit, për të afruar klientelen.Ai qëndronte në këmbe , duke levizur nga pak në vend , sikur priste njeri për takim, me ca syze dielli të errta si gjyslike miopi.

Piktori "gjeniu I Titanës", qe rënuar ekonomikisht, kishte mbetur në mes të katër rrugve me tre fëmije ende të pa rritur mire dhe me gruan të sëmure qe nuk ishte e zonja për punë Nga t'ia mbante?! Kolegët e tij kishin emigruar nëpër botë, për kafshatën e gojës, po ai ku të mbytej ?!

Prandaj shiste pikturat e tij si një tezge bananesh.Dyqanin me studion ai kish rëmbyer pronari i tokës.Teatri ku punonte dhe që merte nje  cope rrogë si piktor dhe dizenjator kish falimentuar.Pikturat që ia blinin institucionet, më nuk i afrohej njeri, ata preferonin piktura famoze.

Ishte kthyer në një piktor ordiner si ata pa talent, duke bërë tabllo me peisazhe nga natyra dhe frutash tavoline, se ajo ishte kërkesa e blersave...

2 -Ëngjëlli i vogël.

-Në moment afrohet një fëmijë , një çun  ndonja dhjetëvjeçar me një buqet me lule në dorë.

-Urdhëro xhaxhi!Këtë buqete ma dha Mami për Ju.-dhe tregoi me dorë andej mes turmave të mbrëmjes që lëvisnin papushin si ato dallgët në bregdet.Ai mezi dalloi një siluet gruaje disa metra larg, e cila kishte kthyer shpinën..Vetëm flokët brune ode-onde i binin mbi supe, si dallge flokesh.Djali iu hodh në qafë piktorit dhe perqafoi duke i leshuar nje puthje , ne fytyre ne mustaqet e tij kaleshe.Ai shterngoi fort ne gjoks, sikur te qe femija e tij.Djali leshoii ca fjalë si me frikë,  sikur po ja thoshte ne vesh si sekret-"Tani une e di  qe ajo pikutura ne qiell e Mamit qei ie violines, ne dhomen e saj, eshte pikturuar nga JU,  xhaxhi piktori, por mamait nuk do ti them kurrë.".Pa mbaruar mirë batuten , fëmija u shkeput duke ikur me të katra.Ky e mblodhi veten dhe i lëshoi fjalët   e fundit:

-Djali, ...or çuni.. si të quajnë... ?!

-Engjëll, e kam emrin, -mesi u degjua mbytyr zeri tingellues i djalit.

Në mes lulesh të fresketa shume ngjyreshe të buqetes, shquhej një zarf i vogël, Falenderimi.E hapi me delikatese zarfin ku dalloheshin dy kart monedha dymijelekeshe të vjetra, dhe një pusullkë e vogë, kartolinë,  ku shkruhej...eskluzive-Ja çfare shruhej në letër brenda zarfit:

-"I dashur Gjeniu i Tiranës, -Mirënjohje për Jetë , Gjeni i Tiranës, shpirtit tuaj human artist.Ju nuk bëtë mëkatë, por sevap.Unë ju fala virgjerinë  , ju më dhuruat ëngjellin tim.Zoti ju bekoftë familisht !..firma e saj, ”virgjëresha.. "-shkruante fjala e fundit , si një epitaph  përjetësie ."

Nga syte e piktorit rreshqiten  mbi faqe e pa rojtura dy vija loti deri ne buzet mbuluar nga mustaqet e zeza sterë...Dënesë dhe dashuri njerzore.

3-Gjurmët e Harresës..

Sërish në Kryeqytet pas njëzet e kusur vjetësh..

Rastesia, thonë çelsi i enigmës, por ja dhe mundesia për të vazhduar rëfimin dhe për të shuar kërsherine e lexuesit..E lamë me shokët  të pimë një kafe bashkë.U takuam tek Skënderbeu, monumenti , dhe pastaj në ujdi vendosem të shkonim tek Kafe de Parisi, aty afer tek rruga e Barikadave..

-Oh sa mirë- u hodh nje nga koleget- te kafeja e Piktori .kjo baturte me trokiti kujtesen .ushtruam dhe filluam bisedat si me pare , kujtuam vitet kur u njohem duke shfeletuar nostalgjine, Mua s'me linte rehat ajo fraza dhe me mngacmonte si ajo miza e kalit qe te qepete  s'te largohet.I them kamarjerit, nje djale i ri, qe ne se dinte gje per piktorin qe shite ketu pikturat ne trotuar.Ai me tha ja ti them babushit ai eshte me i vjteri ketu se per vete nuk dinte gje.Babushi erdhi me zhezve në duar dhe na i mbushi filxhanet aty në tavoline dhe duke vazhduar te me shpjegonte mua per Gjeniun, se keshtu e njhte piktorin._une nuk e di andej nga talenti se nuk mar vesh tha babushi , por di tethem se ai ishe person, xhanan burre.Iu bene famijet te hajrit e moren me vete, nuk e di ne cilin vend te Europes shkuan familisht.Nejse ..ai na foli gjate per te.Kur do largoheshim , erdhi kamarjeri per te sjelle fatuen.-I kini te paguar kafet nga Babushi, -tha , dhe shtoi duke ngritur zerin.-Me tha , -i kini te pagura nga piktori, Gjeniu i Tiranes.

Te nesermen shkuam nga tregu me grate per te blere ndonje suvenir me emra nga Shqiperia per mbesat tona ne Amerike .U gjendem perpra nje kioske mbushur me piktura, dhe ne qoshe varur e ne tavolina disa bluza shalle,  qeleshe me shiponje dhe me emblma Albania. I them djalit te burureruar qe reklamone mallin.-Keto pikturat te tuat jane ?-Jo , bre zotni, ja te pronarit, te Gjeniut te Tiranes...(prap miza e kalit me qe qepur si rrodhe).-Mua me ka punesuar, ai eshte pronari,  jane ne Itali familisht me djemte.Tani eshte me nje grup piktoresh nga bota ne muzeumin e Luverit ne Paris.Por vjen her pas here me sjell piktura te reja dhe shkon tek vari i te shoqes , i vdiq e re e kishte te semurë , gjynaf.Nuk durova dot si ato evgjitkat llafazane, kurioziteti me mundonte dhe e pyeta.-Me fal,  si te quajne?.Ai u pergjigj serbes.-Engjell, e kam emrin..

"Hopa-leshova nje fjale me mend nen buze si greket, ja dhe filli i enigmes letrare.Te tjerat mendoi vete i dashur lexues.Pa u larguar mire Engjelli , tani ia mesova emerin djalit,  me zgjati  doren duke me falur nje shall te kuq ku shkruhej me germa kapitale TIFOZAT KUQ  E  ZI.dhe ne cep lexohej me shkrim dore si zhgaravinë  mbishkrimi -"Gjeniu i Tiranes".

Një dritare u hap e plotë ne kujtesë, tabloja , piktura e "virgjër" ?!

(vijon tek 4- "Piktura e Virgjer")

4-Piktura e virgjër -

-Tiranë.Pranverë.Maji ishte më të dalë.E ngrohta përpëlitej edhe në mes të dites, pasi e ftohta e mundonte. Njerezit veshur ende me të trasha , ndonjë dhe me pardesy shëtiste troturave.Edhe pse ishte mengjes rrugët  ishin plot me kembesore, dikush nxitonte të tjeret benin xhiron e mengjesit.Dyqani i pikturës i thençin, ishte vetëm një dere xhami , si hyrje apartmenti , rëze trotiarit të rruges së Barrikadave.Të gjitha bisedat e njerezve degjoheshin, pale zhurmat e veturrave, .Por ai s'ia vinte veshin , ngjyroste pikturat e tij aty prapa derës, pas një banaku të lartë.Nuk kishte ndonjë emër a tabele dyqani, por famën e kishte te madhe, "Gjeniu i Tiranës"një epitet i ngjitur me taletin e tij, , kështu e thërisnin piktorin, një emër,  që i kish mbetur nga feminia, kur kish fituar një çmim ndërkombetar ne Luver Paris, me pikturën e tij.me njolla gjaku.

Trokiti dera, dhe pas saj , hyri një femër e tëra e mbuluar, edhe fytyren  maskuar me një shami te erret, ku vetem syte qe shkelqenin siper dalloheshin vetullat qe i kiste ndukur spice.Nxori disa fjalë ne shamine e zezë, se dhe gojen e kish te mbuluar.-"Erdha te pozoj per kënaqësi.Kur jeni i lire, me jepni, ju lutem,  numerin e telefonit."-Kaq tha, piktori u gjend i befasuar, vetem një "hëm"leshoi dhe fjalet i ngelën ne grykë.Ajo , pa një pa dy, mori kartën e biznesit dhe u largua me shpejtesi..

Pas dita ditësh ajo erdhi serish pasi kish telefonuar, po me atë veshje të mbuluar.Ishte korrkte në orar, shkembyen fjalet pershendetese me piktorin me miresjellje te kulturuar, pastaj iu drejtua piktorit e skuqur në fytyrë me turp.

-"Ju  lutem më bëni  një nder.Kam dëshire qe të më pikturosh shtrirë në dysheme, me imazh si në tavan , ose më saktë në qiell mes reve , mbase ju e keni vështire.Megjithse , por me thoni pa ndrojtje si të qëndroj si të pozoj.!"-Okej- iu gjegj piktori instiktivisht...Dhe u shtri lakuriq,  si e kish bëre nëna ne dysheme, , sipër një pëlhure njolla -njolla nga ngjyrat , që fshinte piktori e përdorte ate si peshqir.Tërë kohës qendori si ngrirë në dysheme, si një statuje e gjallë, rëzuar perdhe, me një shikim të drejtuar në një , pikë si e instruktoi  piktori.Pas disa , orësh , maestro mbaroi pikturën, pa shkëmbyer asnjë fjalë me të , sikur ia hodhi hijen ajo.

5-MËKATI...

Gjeniu i tha prerë femrës që pozoi :

-vishu tani.pikturën po ta fal , është jotja ta marrësh në shtëpi!. U kthe pas, te kerikja ku kish varur xhaketë,  të merte nga portofoli dy mijë lekë të vjetra për t'ia dhenë klientes për kohën e pozimit, aq i bënte puna.Por befas u shokua.Ajo ashtu lakuqriq,  u ul në  stolin  afër pianos të vjeter  aty në qoshe të studios , ku piktori luante me të në vend te cigares për shlodhje.

Ajo pasi e akordoi , i ra një pjese nga Bethoven, fur Elisen.e kish te preferuar atë refren.

.Piktori mbeti gojë hapur. Pstaj ajo, u ngrit befasisht  në këmbe e iu afrua aq afër trupit të tij gati,  fytyrë për fytyrësikur doa ta puthte, dhe lëshoi disa fjalë komnadimi si urdhër i prerë.me ton serios.

-Dëgjo !Ju më dhuruat  pikturën , o njeri i perendisë, o burrë zotni., Unë do të fala shpirtin tim te virgjër…

-Gjeniu u befasua,  shtangu në vend , gati si një rrob i dorëzuar.

Ç’'të ishte kjo?Kënaqesi apo torturë shpirtërore  imazh apo parajsë e vertetë. Pendesë .Mëkatë !...

EPILOG-për ju kureshtarë.

Shi vjeshte në Tiranë.Dola aty afër hotelit,  ku ishim sistemuar familsht, po tek rruga e Barrikadave, për të blerë ndonjë cadër, ombrellë.Ngjitur me trotuarin, nje tip kinkalerie si kioske, shiste njeri dhe ombrella._hyre Brenda paguaje tek ajo gruaja , -me tha personi qe I shiste ne rruge.Pasi I hodha një vështrim të shpejt “dyqanit”.Gruaj u ngrit dhe zgjati duart për të marre leket e mia..Sytë mu mbërthyen tek disa piktura.Instiktivisht e pyeta  gruan.

-Akeni piktura të Gjeniut teTiranës?-Nuk e di si më erdhi në mendje rrufeshëm.

Gruaja përnjehere ndërroi çeren në fytyrë.Dhe ajo u pergjegj si pa mneduar.

-Mund ti gjeni tek Tregu i Tiranës , në një kioskë, I shet djali im.- kaq tha e më kthehu kurisin….

Çfare konçidence ?! Shtanga në këmbe, si i zënë në faj,  e po vrojtoja gruan që nga këmbët ne koka, çuditerisht.

Ajo ishte një meso grua , me flokë, brune të prera shkurt,  e me një veshje sportive, me pantallona xhinse.Kujtesa veproi si e stisur me dorë e me gojë , si për kureshtjen tuaj lexues, ..dhe mësolli në mendje -“Virgjereshen”

.Ishte po ajo, ”virgjëresha” dhe djali shitës “ëngjelli i vogël”, po t’ju kujtohen pjesët e para.

E pabesuseshme por..jetësore, jetëshkrim real. !

F U N D

Me respekt për durimin

Shkronjësi modest

P.s.-Ju lutem mos bëni aludim , përqasje me piktorin.

Maj 2017, Florida SHBA…