| E merkure, 02.08.2017, 09:10 PM |
Pse Gjergj Kastrioti ishte i suksesshëm?!
Nga Gjon KEKA
Pas marrjes dhe rimëkëmbjes së Krujës më 1443, objektivi tjetër i Gjergj Kastriotit ishte të merrte posedimin e fortesave të tjera brenda mbretërisë së tij, të cilat mbaheshin nga garnizone të fuqishme të turqve.Kështu më pas ai lëshoi disa urdhra më rëndësi dhe ftoj fsinikët tjetër arbnor që të shpërthejn murët e barbarëve dhe të heqin pengesat që kishin vendos ,ai rriti numrin e suhtarëve ,i mësoi si të hyjn nga brenda për ta marrë çdo fortesë të pushtuar nga turqit dhe për të lëvizur më pas në drejtim të betejave tjera edhe në garnizone tjera të pushtuesit.Ai me gatishmërinë ,guximin dhe zellin e fisnikëve të tij u ndje shumë i inkurajuar duke i parë ata të etur dhe të gatshëm për të marshuar përpara në fitore të reja.Kështu më tërë fisnikët si një stuhi e madhe thyen cdo garnizon të pushtuesit dhe rimorën fortesat e pushtuara duke lënë humbje të mëdha armikut.
Kështu me shtrirjen dhe rikthimin e kufijvë të mbretërisë së tij Gjergj Kastrioti rikthej vendin në duar të natyrshme në duar që vetë Perëndia i kishte bërë për t'u kujdesur dhe udhëhequr e mbajtur frenat e mbertësisë së shteit arbnor.
Më nuk kishte asnjë armik që të gjendej në të gjithë vendin; Pasi turqit pushtues pas këtyre fitoreve ose ishin dëbuar ose kishin dalë vullnetarisht nga ato pjesë,Ndërsa banorët arbnor me vullnetin e tyre, u regjistruan në shërbim të Gjergj Kastriotit dhe luteshin e marshonin nën shenjat e tij dhe shqiponjës triumfuese simbolit të shtetit të tyre.Por jo vetëm kaq,banorët e vendit, si publikisht ashtu dhe privatisht, i jepnin Gjergjit siç ishte zakon arbnor shumë dhurata.
Pas kësaj ai mori hapat e mbrojtjes së vendit ,kështu gjithçka që kujdesej ishte me qëllim që ta bënte veten më të aftë për të mbrojtur vendin kundër pushtimit të pritur të turqve. Nuk kishte shumë kohë të lirë, sepse ishte i zënë me planet e tij ,për shpëtimin, mbrojtjene dhe ndërtimin e vendit të tij të shkatërruar nga pushtuesi otoman.Ai kishte mësuar se nga thënia e njohur “ se nuk është mirë që një ushtri të qëndroj gjatë me një vend,por ndryshimi i vendit dhe i kampit ishte më i dobishëm për ushtarët.” Prandaj ai bëntë ashtu dhe i aftësonte ushtarët me shkathtësinë dhe taktikat e tij prej profesionisti.
Por cilët ishin arsyet dhe mënyrat që Gjergj Kastriotin e bënë të suksesshëm?
Janë katër mënyra me të cilat ai korri fitoret të njëpasnjëshme ndaj një perandori me numër më të madh se sa që kishte Gjergj Kastrioti:
1.Strategjia e përsosur e tij për ta kuptuar edhe frymëmarrjen e armikut,
2.Taktikat e përsosura për t'i zënë në befasi armiqtë dhe shaktërruar në themel,
3.Zbulues i planeve paraprake të armikut nga personat e panjohur dhe nga disa miqë të tij që ende qëndronin peng tek sulltani dhe
4. Parashikimi i tij mbi fundin e çdo beteje dhe ballafaqimi me armikun.
Nga viti 1444 e deri në vdekje Gjergj Kastrioti mbeti mburoja jo vetëm e vendit të tij,por edhe e tërë kontinentit europian.Me aftësinë e një burrështeti ai ndërtoi shtetin e arbërit,marrëdhëniet diplomatike me vendet tjera.Dhe e udhëhoqi vendin deri në fund duke i dhënë famën jo vetëm emrit të tij ,por edhe atdheut dhe mbretërisë së tij.I vetëm me zotësinë ,strategjinë ,talentin ,guximin ,ushtriën e trajnuar mirë, ai mposhti një perandori të egër e cila gjithnjë e më shumë rriste pushtimet e saj.Kështu ai u rradhit ndër gjenerralët më të mëdhenj, heronjë më të mëdhënj,burrështetasit më të mëdhënjë, sepse gjithnjë më suksese doli fitimtar dhe asnjëherë nuk u gjunjëzua ,por mbeti krenar sa qe gjallë dhe krenar edhe në shtratin e vdekjes ,si dhe krenar e bëri kombin e tij për të cilin luftoj, punoj dhe e mbrojti deri në frymën e fundit.