| E marte, 25.07.2017, 07:00 PM |
KUJTESË ATDHETARE - STRATEGJIA KOMBËTARE
Nga Luan Kalana, SHBA
-Liderve, strategistve, politikanve, historianve, medias … te Kombit Shqiptar
-A mos vallë ETNOPSIKOLOGJIN* KOMBËTARE e njohin më mirë armiqtë , kundërshtarët , fqinjë tanë,
se duke menduar NE, për të “bardhën”, punojmë për të “zezën” ?!
“Duke dashur të çojmë ujin në mulirin tonë, uji shkon në sensin e kundërt.”-populli.
Krijimi i një startegjie kombëtare, mbarë shqiptare , themeltare, kerkon një njohje të thellë te etnopsikologjsë kombetare, që këtej të rjedhin e burojnë, taktikat e konjukturat në marredheniet tona miqesore, të fqinjësise e ato ndërkombetare, me armiqtë shekullore të kombit tone, më të vjetër në Europë , më të madh në Ballkan dhe më liridashëse e paqësor në Botë.
Para kësaj primare, shtroj pytjet:
-A kemi Ne , një startegji etnike kombëtare të përcaktuar, si gjithë kombet e vjetër e të përparuar, e që këtej të burojnë e të ndyshojnë kushtetuta, politikat e Qeverive e të Partive ?
Ju kujtoj vetëm një fakt, se Kombi ynë ende, është i ndarë në pesë shtete, e kziston një ndarje apo ftohje , per problemet kombetare, midis Diaspores tejet patriotike e atdhetare me shtetim amë dhe midis “sheteve”etnike autoktone shqiptare të copëtuara në Ballkan, … e të tjera…
-A kemi Strategist të mirëfilltë, të kombit në Shtet, në Qeveritë, në mediat ?
Shtyllat dhe përparimi i një Kombi mbahen lart , nga Një Stategji Kombetare , e cila është e pa ndryshueshme, nga sistemet , qeveritë dhe partitë.
-Le të kuvendojmë, të hapim debat mes nesh dhe të veprojmë sa nuk është vonë, koha nuk pret, Kombi na thëret !
(-etnopsikologji *-psikologji etnike kombëtare)