| E hene, 01.09.2008, 04:55 PM |
Valbona PERAJ: Herën e parë kur e kam vendosur mbi sup, më ka rënë të fikët, dhe jam përmendur mbas disa minutash
Valbona Peraj
Videoklipi me gjarpër ishte një “çmenduri”
Nga Albert Zholi
Këngëtare, prezantuese por edhe aktore. Ky është profili i deritanishëm i Valbona Perajt. Simpatike, elegante, energjike, e zgjuar, shpërthyese, e palodhur, kryefjala e jetës për të është sfida. Atë që ajo ndjen brenda parametrave të inteligjencës dhe mundësive fizike, nuk e lë pa e provuar. Shpesh herë çiltërsinë e saj e marrin për ekstarvagancë, apo si vjazë të “dashuruar” me skandalin. Por brenda saj zien një jetë paqësore e cila preket si fëmijë. Fiziku i saj bën pjesë në përqëndrimin e vështrimeve dhe ngacmimeve mashkullore, që tashmë asaj nuk i paraqesin problem, përkundrazi i vozisin më shumë mendimet për të qenë koherente dhe e kujdesshme me lëvizjet e përditëshme jetësore. E qeshur, nuk e zbeh shkëlqimin e syve edhe kur ndodhet në momente delikate, stresuese, të cilat janë të padiskutueshme në shoqërinë shqiptare. I pëlqejnë lëvizjet sidomos koncertet edhe pse e largojnë shumë nga planet e paracaktuara të jetës. Parimi i saj në jetë është, puno, shiko, seleksiono, ndihmo, realizo, por mos u tërhiq në emër të objektivave jetësorë. Realizimi i klipit me gjarpërin, do të mbetet një realizim spektakolar, që ishte një nismë aventurë por që i solli suksesin e paparashikueshëm. Një nismë e tillë sipas saj nuk do të përsëritet dhe pse e bukura, magjepsja, ngelet tek e veçanta.
Shkodra e këngës dhe e humorit. Si e kujtoni Shkodrën tashmë nga Tirana?
Aty i kam të gjitha kujtimet. Aty mora nektarin e jetës. Kam qenë një fëmijë shumë i mbrapshtë, që bëja zhurmë por megjithatë mësuesit më donin shumë. Në mësime kam qenë një nxënëse e shkëlqyer. Gjithashtu dhe në shkollën e lartë.
Ndonjë kujtim të hidhur nga shkolla ?
Kur kam qenë në klasë të dytë një shoqja ime mer leje për të ikur në shtëpi dhe unë i them asaj se do të vij me ty dhe shkova me të. Nuk kisha marrë leje, as në shkollë as në shtëpi dhe kur kthehem mësuesja më jep një shpullë të fortë dhe më thotë se “vetëm brirët të mungojnë”. Ja vlen ta kujtosh.
Një vajzë që në pamje të parë të jep imazhin e një femre të dashuruar me artin, letërsinë. Pse studiuat për inxhinieri mekanike dhe jo në ndonjë degë tjetër?
Unë ndjehesha mirë në matematik, por doja më shumë letërsinë. Kur kam qenë në vitin e katërt të shkollës së mesme kam bërë një hartim i cili doli hartimi më i bukur në Shkodër dhe u komnetua dhe në radio. Të gjithë menduan se unë do të studioja për letërsi apo për gazetari. Inxhinierinë e zgjodha meqë e ndjeja veten mirë në matematikë. Kërkoja nga vetja një sfidë të re. Nuk jam e penduar. Një eksperiencë që ja vlen ta përmendësh.
Në shkollë të mesme apo në tetëvjeçare a u shfaq ndonjëherë dhuntia juaj e këngës?
Mund të them se po. Kam marër pjesë në korin e Kishës në Shkodër dhe një profesori im më tha se je mirë për të dalë solo.Unë nuk e mendoja kurrë të bëhesha këngëtare. Në shkollë tetëvjecare jam prezantuar në radio Shkodra me poezi por edhe duke recituar. U shpallën poezitë më të bukura. Pastaj më ftuan për herë të parë të drejtoja një emision tek radio Shkodra. Ka qenë një emosion rinor. Unë kam qenë në shkollë tetëvjeçare dhe aty di që kam marrë rrogën e parë dhe ka qenë 30 mijë lekë të vjetra.Pastaj filluan të më ftonin në sfilata mode në Shkodër dhe si prezantuese në shumë aktivitete. Pra karrierën time artistike e kam nisur si prezantuese dhe jo si këngëtare. Më vonë thashë se përse mos të kem një këngë apo e dhe më shumë të mijat kur më thonë ke zë të bukur. Çdo gjë e ka një fillim.
E menduat dështimin?
Unë jam egoiste sa i duhet njeriut për të arritur çka ka mundësi, por e sinqertë. Egoizmin e kam racional. Mundohem të ruaj raportet e kohës për të parë vetveten.
Kur keni dalë për herë të parë në skenë në Shkodër dhe si e kujtoni këtë moment?
Mbaj mend që ka qënë një potpuri këngësh shkodrane që nuk është futur fare në albumin tim dhe tani kur e dëgjoj nuk më pëlqen shumë sepse unë tani kam një zë më të pjekur se atëherë. Ka qenë teatri “ Migjeni” ku kam dalë për herë të parë. Kam qenë në shkollë tetëvjeçare. Ka qenë fundi i klasës së shtatë dhe fillimi i klasës së tetë. Një e kaluar që sa herë e kujtoj qesh me vete dhe ndjehem si e hutuar. Një flututur, kur përplas flatrat në fluturimin e parë. Gëzohet dhe mediton…Si është jeta. Një lëndinë e bukur, por që ka dhe gjemba të vegjël të padukshëm që të pickojnë.. Edhe ata kanë lezetin e tyre.
Këngëtare dhe prezantuese. Keni qenë njëkohësisht në të dy rolet dhe emocionet …?
Emocionet më të veçanta ka qenë ku u prezantua një koncert me yjet e muzikës veriore në qytetin e Shkodrës. Në atë kohë bëja një emission tek TV1 i Shkodrës. Ishte një emision “Zemër e thyer” çdo fund javë. Pra njhesha para publikut shkodran nga emisioni. Në këtë koncert, në fund kam kënduar një këngën time që gjendet edhe në disk. Ka qenë një këngë popullore shkodrane. Në momentin që kam dale, më duartrokitën shumë.Nuk e kuptoja këtë duartrokitje, ishin thjesht për koncertin, apo për mua. Pasi deri atëherë kishin kënduar këngëtare potente si Fatmira Breçani dhe shumë të tjerë. Ishte e vtemja këngë që kisha përgatitur. Duartrokitjet e shumta bënë që të kthehesha prapë në skenë. Duhej të këndoja prap, por të njëjtën këngë. Aty ka qenë emocioni më i madh i jetës sime.E them emocion sepse ishte e para herë që unë
rikthehesha në skenë. Ky ka qenë momenti më i bukur dhe i keq i jetës sime në skenë. I keq sepse nuk kisha këngë tjetër. Kështu kur ecën në rrugë të pashkelura.
Po kur filluat shkollën e lartë, a ju larguat skenës ?
Në fillim mendoja që të dilja mirë vetëm me mësimet. Kur erdha në Tiranë fillova të njihesha edhe me këngëtatë të tjerë ku më bënin oferta që të shkoja nëpër koncerte. Gjergj Jorgaqi (orkestrues) ka qenë një ndër të parët që më ofroi dhe më drejtoi në botën e madhe të artit. Ai më tha se përse të mos të futesh në tregun e madh të këngës. U angazhova me muzikën. Mora pjesë në “Top Fest 1”. Kënga ime me titull “ Dua të më duash” u mirëprit. Ishte një këngë ritmike. Unë nuk shkova për të fituar. Kënga nuk u vlerësua për në natën finale. Ishte hapur një shteg.
Po videoklipin e parë kur e realizove?
Më pas, bëra videoklipin e parë “ Të dua ty” i cili është mirëptritur. Ka qenë në vitin 2004. Ky videoklip kaloi në hit. Ka qenë nëntor 2004. Kjo këngë ka qenë një nga këngët më të klikuara të miat në internet. Të paparashikuarat ndonjëhere dalin të shikuara. Kjo është magjia e panjohur e këngës.
Si vazhdoi suksesi i klipit ?
Më ofruan të bëja reklamin e vajit “Fiol”. Gjatë një viti thujase kjo reklamë ka qenë në të gjithë ekranet televizive. Ka qenë reklama më e bukur e vitit dhe aty ishte një eksperiencë shumë e këndëshme. Të jesh e pranishme në shumë famije në çdo moment është sadisfaksion.
Ndonjë rol filmi ?
Po. Kur erdha në Tiranë kam marrë pjesë edhe në një telekomedi “ Pesha e gruas sime” të Arjan Çuliqit, kjo ka qenë përpara reklamës së vajit “Fiol”. Pastaj angazhimet në mësime më lanë pak hapësira për muzikën, spektaklet, koncertet. Gjatë kësaj kohe u diplomova për inxhinieri.
Kur është realizuar videoklipi më i vështirë juaji ?
Së fundi realiozova videoklipin me gjarpër. Ajo ishte një “çmenduri” dhe më ka sjellë një bum të vërtetë .
Ky ishte një gjarpër i vërtetë ?
Ky ishte një gjarpër 3 e 80 cm i gjatë, gjarpër real. Ajo ishte një eksperiencë e papërsëristëshme.
Ku e gjetët këtë gjarpër?
Ishte një person që jetonte në Greqi dhe gjarprin e mbante për striptizëm vetëm për xhirime. Po shikoja një emision me gjarpërinjë tek Arjan Çani dhe aty më lindi ideja se përse të mos bëj një videoklip me gjarpër dhe më në fund e realizova.
Ku u realizua ky videoklip?
Zotëria që mbante gjarpërin në atë kohë ishte në Shqipëri. Gjarpëri u mor me qera nga ana ime.Provat i kam bërë vetë me një gajrpër të zi afro dy metra. Herën e parë kur e kam vendosur mbi sup mua më ka rënë të fikët, dhe jam përmendur mbas disa minutash. Titulli i kësaj kënge është “ Më fal”.
Albumi i parë si quhet dhe ku është realizuar?
I pari dhe i vetmi quhet “Interesant”, pavarësisht se nuk kishte asnjë këngë me këtë lloj titulli. Unë kam realizuar vetëm këngë. Tani do të bëj vetëm këngë dhe së shpejti do të kthehem me një videoklip. Kur u realizua albumi kisha tetë këngë. Albumi është prezantimi më serioz i një këngëtareje të re.
Në sa vende të botës ke shkuar me koncerte?
Kam shëtitur shumë. Shkoj dhe vij dhe më vjen keq kur kam qëndruar kam lexuar në gazetat apo në internet se unë jam martuar dhe se do të jetoj jashtë shtetit. Këto janë vetëm thashetheme, sepse nuk kam menduar të jetoj asnjëherë jashtë shtetit. Kam prindërit e mi që jetoj me ta, kam një punë shumë të mirë, kam kolegët e mi që më mbështesin.Kam një aktivitet timin ku ndjehem mirë, kam njerëz që më respektojnë dhe them se kam gjithshka dhe çfarë dua që të shkoj jashtë (qesh).
Në Austri, Angli, Itali, Greqi,Rumani,Bullgari, ndërsa tani dëshira është për në Amerikë, pasi kam ftesë. Besoj së shpejti.
Thuhet që Valbona është shumë e vështirë në dashuri?
Nuk jam e vështirë. Varet si e kuptojnë dashurinë.
Kë vlerëson më shumë, intelegjencën apo bukurinë?
Bukuria është e para që tërheq çdo njeri. Inteligjenca është e gjithëkohëshme.
E ke ndërruar ndonjeherë ngjyrën e flokëve?
Po e kam ndërruar. Por e verdha ...
Sa kohë i kushtoni lukut?
Jo shumë.
Kush ka qenë dita më e bukur në skenë?
Dita më e bukur ka qenë kur për fushatë elektorale në Urën Vajgurore (Berat) kur unë fillova të këndoj (kisha një një palë këpucë të larta dhe maja shumë e hollë), ndjej një shembje në skenë. Pra mu thye një takë. I hoqa të dyja këpucët dhe kam kërcyer zbathur. Kur mbaroj këngën nga skena dal po zbathur.
Kjo do të thotë se Valbona meret me politikë?
Jo asnjëherë por kam kënduar vetëm për fushata elektorale.
Me kë kompozitor ke bashkëpunuar?
Ka qenë Gjergj Jorgaqi që është këngëtar dhe kompozitor, Genti Lako (ka bërë disa nga këngët e mia), me Kastro Zizon ku ai ka punuar me tekstet, Gramoz Kozelin.
Një pjesë e madhe shpenzimeve shkon për garderobën ?
Harxhoj shumë.Falenderoj familjen time që më mbështet.
Dashuria e vërtetë ekziston, kjo dashuri kur ka ndodhur për Valbonën?
Unë nuk besoj tek dashuria. Besoj tek një dashuri reciproke, dhe kjo quhet respekt dhe nuk quhet dashuri.Akoma nuk i kam ndjerë trokitjet e zemrës. Kam ndjerë respekt për dike, por jo dashuri.
Flirt ka bërë ndonjëherë Valbona?
Jam pak tradicionale veriore. Më pëlqen ta kontrrolloj veten.
Kë vlerëson më shumë tek një njeri?
Sinqeriteti është primare, por jo 100%.
Ke ndonjë peng?
Në jetë kam peng që nuk vazhdova studimet për juriste.
Si e mendoni një mashkull që të jetë ideal?
Dua që të jetë një person që të jetë i kulturuar, i zgjuar, xhentil.Dua një mashkull që më pranon kështu siç jam.
Vetë gatuani?
Gatuaj, më shumë gatuaj ëmbëlsirat.
Ushqimet e preferuara ?
Peshkun shumë, djathrat, sallatrat.
Ku preferoni ti bëni pushimet?
Në Mal të Zi. Atje kam disa kushërinj të largët. Thuhet se babai im e ka prejardhjen nga një fshat i Malit të Zi. Fshati e ka emrin Peraj. Kur u hapën kufijtë babai im shkoi atje dhe ata erdhën këtu tek ne. Atëherë mësova sepse babai im nuk na kishte folur për një gjë të tillë. E ndalonte sistemi. Por këtë vit nuk kam bërë asnjë ditë pushim.
Kush janë idhujt tuaj të këngës?
Është Majkëll Xhekson, Huiston.
Muzikën popullore a e doni?
Sidomos kur jam e ftuar në ambjentet ku këndohet live.
Të pëlqejnë apo të bezdisin ngacmimet e djemve në rrugë?
-Në fillim kur nuk më ngacmonin thoja se çfarë kam të shëmtuar. Tani jam e besdisur nga ata.Kur jam jashtë shtetit e ndjej mungesën e këtyre ngacmimeve. Meshkujt shqiptarë janë të çuditshëm. U falet gjithçka