| E hene, 10.07.2017, 07:45 PM |
XHOZEF
DIOGUARDI
Serbia dhe Beogradi –
Do ta kujtojnë një trim shpesh !
Ai është Xhozef DioGuardi –
Kongresisti arbëresh !
Lobimi i DioGuardit ,
Kongresistit arbëresh –
Sllobodanit t’ Beogradit ,
Mirë ia bëri punët përshesh !
Trimi Xhozef DioGuardi –
Shtegtoi n’ Amerikën mbarë !
Personalitet më i njohur –
Ishte në lobin shqiptar !
Lobin e Millosheviqit ,
Atje larg në Amerikë –
Ai e bëri hi e pluhur ,
Pa pasur asnjë pikë frikë !
U bë i njohur n’ bazë t’ suksesit ,
N’ Amerikë edhe mbarë botës –
Për ndihmën që i dha Kongresit ,
Për mbarë çështjen e Kosovës !
Trimi Xhozef DioGuardi –
Emër i madh i një peshe !
Është me origjinë shqiptari ,
Që e ka lindë nëna arbëreshe !
Emri i tij , është i veshur
Me kurorën e dafinës !
Është i dashur , i buzëqeshur –
N’ shesh t’ Tiranës e Prishtinës !...
Për mbrojtjen që s’ pushoi dot ,
Për t’ ia bërë popullit shqiptarë –
Në vendin që kushtëzon sot ,
Gjeopolitikën e botës mbarë !...
Gjilan, më 28.06. 2017. Demir KRASNIQI