Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Telegram prej Parisi

| E shtune, 08.07.2017, 04:21 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

TELEGRAM  PREJ  PARISI

1919  ?PA SHKODER E VERI NUK KA HISTORI !

EDHE SHQIPES ME IA HJEKË PUPLAT NUK E NJEH KUSH MA PER SHQIPE !

?Fatkeqsisht, “historianët tanë të njohur” mbas vitit 1944, i kanë hjekë koken!

Engjulli i birucave të Sigurimit Shtetit në Shkoder, Moter Gjyzepina Radovani ka thanë: “Si mbas parimit komunist: Sytë që kanë pa duhën verbue;  e duhën shurdhue veshët që kanë ndigjue; e pré gjuhët që mund të flasin; e, shkurtue krenat që mendojnë!“ (1946)

Mbi bazen e këtij parimi asht shkrue çdo fjalë nder librat e “Historisë” së Shqipnisë, ku, perditë e ma shumë po punohet per zhdukjen e Figurave të Lavdishme të Historisë sonë.

Kam shkrue para pak vitesh të vertetën historike të shpetimit të Korçës dhe Gjinokastres nga aneksimi i Greqisë, në vitin 1920, nderhymjen e Imzot Luigj Bumçit direkt tek Papa Klementi i V dhe, “si veproi Papa tue u lidhë me Presidentin Amerikan Willson...”, prap vazhdojnë fallsifikatorët e Historisë, me genjeshtrat e veta të pakorrigjueshme!

1920 – 1924 Asht periudha ma brilante e pjesmarrjes At Gjergj Fishtës O.F.M., në fushen politike, kur me esen e vet “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne”, shkrue në Paris në vitin 1919, kur ishte Sekretar i Delegacionit zyrtar të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, i zgjedhun në këte detyrë nga Kryetari i Delegacionit Imz. Luigj Bumçi, i cili kur e lexoi në sallen e delegatëve, i tregoi mbarë Europës kush perfaqson Shqipninë atje!

?Shqipnia e dalun nga kthetrat turke në vitin 1912, pa kalue as dhjetë vjetë kishte atje një Delegacion që Kryetari i Tij Imz. Bumçi dhe, Sekretari At Fishta, komunikonin me të gjithë delegacionet e Botës, pa pasë nevojë per perkthyes! Kjo ishte Shqipnia! Prania e Klerit Katolik Shqiptar prej ngjarjeve të Deçiqit, asht faktori i themelimit Shtetit!

1922 AT GJERGJ FISHTA NË WASHINGTON...

?Një Burrë Trim i veshun me zhgunin e Shen Françeskut dhe me konopin e Tij per bel, shkeli në Ameriken e largët... E pra, atje Ai shkoi me “lypë”...

8 MAJI 1922 – WASHINGTON...

?At Gjergj FISHTA i shkruen leter Provinçialit At Palë DODAJ:

“Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, si të kam shkrue (29.4. 1922) françeskanin me ndikim të madh në qarqet diplomatike të Washington-it, Atë Godfried Shilling, dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, per njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun. Ai ka folë me Senatorin Henry Cabot Lodge, i Partisë Republikane, njeri me autoritet të madh dhe i një mendimi me Presidentin Wilson për të drejtat e barabarta të popujve,  dhe sot më tha: Se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesin kerkesen e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës.”

?Në fund të letrës, At Fishta shton : “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si ato të “Vatrës”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë, të cilve ua pata paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane. Washington, 8 Maji 1922.”

***

At Gjergj Fishta, takimet në Washington nuk i ka ba në rolin e një deputeti të Shqipnisë, edhe pse ishte me mandat nga populli në dy legjislacione, por si intelektual që kishte marrë famë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Faik Konica në përgjegje të një letre që At Fishta i kishte dërgue, i shkruen nga Bostoni: “Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë në Shqipëtarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që kà shuar gjithë moskuptimet e shkuara”.

?Kur At Fishta u kthye nga Amerika, me të mërrijtun në Paris, i bani një telegram Mikut vet dhe Provinçialit njohun të Fretenve të Shqipnisë Atë Pal Dodaj, per suksesin në Amerikë dhe knaqësinë e njohjes së Shqipnisë, e se asht tue shkrue një poemë satirike. Asht fjala për poemën "Gomari i Babatasit"...

***

?Mendoj se ka ardhë koha që Populli Shqiptar të njoh mendimin e dijetarit të madh

At Zef Valentini S.J.:

“At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar.

Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj”.

Melbourne, 29 Qershor 2017.