Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Oratorët e mashtrimeve

| E premte, 09.06.2017, 08:08 PM |


NUK DUHET TI JOSHIM ORATORËT E MASHTRIMEVE, FOLKLORIZMAVE DHE PREMTIMEVE

Nga Dedë Preqi

Jeta në demokraci është e lirë, por e ndieshme dhe shumë e ndërlikueme, e cila i ka rregullat e veta dhe i krijon mundësitë që në politikë të hyjnë njerëzit e politikës dhe jo politikës, të cilët këta të fundit e kanë pushtuar frymën e saj. Populli i Kosovës, dikur ishte viktimë e demagogjisë politike e sllavërisë serbe, sepse ia imponoi e kaluara e saj historike, mirëpo,  ky popull i kaloj të gjitha kalvarët e vështira në historinë e jetës së vet dhe sot në kushte të reja dhe demokratike, është mëkat të mos e kuptojë jetën demokratike dhe të ketë një program të artikuluar për ndërtimin e shtetit të vet demokratik dhe në sherbim të një shoqërie fuksionale.

Brezi i ardhshëm, rinia e sotme, studentat, juristat, akademikët, doktorët, magjistrat, të dallohet zëri i tyre, për ndryshime dhe parime demokratike, të cilat e ngrisin standartin dhe mirëqenjen e këtij populli. Është e vertetë dhe thuhet se, shqiptarët si shumicë në Shqipëri dhe Kosovë, e bartin përgjegjësinë më të madhe ndaj pakicave, dhe kjo përgjegjësi dhe si bartës  i pushtetit real, të krijohen kushte të favorshme dhe përkujdesje për fatin e gjithmbarshëm të popullit të vet.

Bashkësia njerëzore në shoqërinë demokratike mund të ekzistojë dhe të dallohet si shoqëri civilizuese, vetëm në saje të përgjegjësisë që  e ndjenë njeriu për njeriun, shoqëria për shoqërinë, apo, populli për popullin. Edhe shoqëria kosovare, është një shoqëri e tillë demokratike, e cila duhet ta kuptojë në mënyrë parimore demokracinë, duke i bartë përgjegjësitë e veta individuale dhe Institucionale, por në vazhdën  e këtyre përpjekjeve të mos e lëndojë demokracinë dhe qytetarin e saj, si ndër faktorët më të rëndësishëm të shoqërisë.

Dhe populli shqiptarë si një popull i lashtë dhe me një histori të bujshme, që në rrethana historike është cunguar dhe lënduar gjatë transformimit të saj nga fuqitë e mëdha evropiane e botërore,  ndërsa sot, kjo shoqëri ka mundësi që në bazë të institucionalizmit të demokracisë ti zhgjidh dhe ti korigjojë vetë gabimet dhe problemet e veta.  Ndërkaq, në zhvillimin e proceseve demokratike dhe ecuritë e shtetit demokratik, do duhej që të udhëheqën nga njerëzit e duhur dhe njerëzit e politikës së mirëfilltë, që kanë një program të çartë për zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit.

Është e kuptueshme se situatat në të cilat po kalon Shqipëria dhe Kosova, janë të farkueshme, por kaluese, që duhet të farkohen dhe kalitën përmes sfidave, të cilat janë edhe të pa pritura, që populli ka mundësi ti korigjojë edhe pse shpeshherë bëhët  shërbëtor shumë i durueshëm dhe i dëgjueshëm, sidomos edhe në këto ditë të zgjedhjeve, duke duruar gjitfarë sharlatani politik, i cili me një retorikë të ç’oerentuar dhe të pa korigjuar, mashtron popullin, fyen kundërshtarët, trillon , shantazhon, premton, folklorizon dhe gjithçka që i vjen për goje e nxjerr para publikut të vet, vetëm për të dalë, apo për të fituar i pari në zgjedhje, dhe për të ardhë në pushtet, për të përvetësuar të mirat e këtij populli dhe shteti në favor të partisë dhe egos së tij.

Të njëjtët ishin deri dje me vite në politikë dhe pushtet dhe nuk bënë asgjë në të mirën e vendit dhe popullit të vet, të njëjtët janë edhe sot, të cilët dalin para publikut të vet dhe thonë se, do të fillojmë një Fillim të ri në Kosovë, apo do të fillojmë një Rilindje të re në Shqipëri për shtetin demokratik, që do të thotë se, deri dje po tregon vetë fakti se skanë bërë asgjë dhe sot, kinse ka ardhë momenti i ri me e ndertue dhe zhvillue shoqërinë tonë demokratike ???

Jetojmë në kohën më të zhvilluar të demokracisë, në të cilën ndërrohen marrëdhëniet në shoqëri dhe politikë, dhe në të cilën, një formë e organizimit politik  zavendësohet nga tjetra, që do të ishte më e mirë, apo dhe më e përshtatshme për formën dhe zhvillimin e demikracisë. Nuk do ti bënte mirë kësaj demokracie, nëse si shoqëri demokratike nuk tregojmë veprime pjekurie dhe sjellje të civilizuara të demokracisë, të cilat e tregojnë bindshëm  barometrin e shoqërisë tonë demokratike.

Prandaj, shoqëria e jonë demokratike, për ta treguar rrolin e vet të një shoqërie moderne, pro- evropiane dhe pro-amerikane dhe për të mbrojtur konceptet e veta politike që kanë për synim udhëheqjen e drejtë të shtetit të vet, në frymën e parimeve dhe integrimet me vendet e zhvilluara, mund të fitojmë një ambient të përshtatshëm dhe të rehatshëm, ku rreth e rrotull vetës do të kemi edhe krijimin e një klime të volitshme edhe për miqtë tanë, të cilët po i afrojmë, apo i largojmë në këto kushte dhe rrethana në të cilat gjindemi sot.

Përndryshe, Zgjedhjet e tanishme demokratike në Shqipëri dhe Kosovë, janë barometri i politikës së mirëfilltë të kësaj shoqërie, apo edhe në të kundërtën, e cila do të jep rrezulltatin e vet në fund. Është koha që populli të tregojë argumentin e vet përmes votës së lirë, i cili ka pasë mundësi nga prevoja e tij e hidhur, të njihet me të mirin dhe të keqin, të njehet me hajnin dhe korruptorin, të njehet me politikanin dhe matrapazin politik, të njihet me njeriun që luftoj dhe punoj për këtë popull dhe për këtë vend, por të njihet edhe me njeriun i cili po e shantazhon dhe nënçmonë këtë tokë dhe këtë popull.

Prandaj, këto zgjedhje duhet të japin frytet e veta të ndryshimeve e veqenarisht përspektivat për një mirëqenje më të mirë dhe të ardhme evropiane, të lirë dhe të bashkuar, dhe sa të fortë, që ta lirojë individin, apo shoqërinë nga barra e rëndë dhe e neveritshme. Do të ishte mëkat i rëndë për këtë popull dhe për këtë shoqëri njerëzore, që në ballë të sajë, të vëhën dhe të udhëheqin njerëzit e korruptuar e të kriminalizuar, kur në mesin e kësaj shoqërie ka njerëz të sinqertë dhe të pastër, njerëz të dijës dhe politikës, njerëz të shkencës dhe kulturës, të cilët do të sjellin formulën më të menqur dhe më të suksesëshme , që do të jepte një shembull dhe model edhe për grupet tjera etnike të Evropës.