Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka: Mendim rreth hamendësimit

| E enjte, 01.06.2017, 09:09 PM |


NJË MENDIM I HAPUR RRETHË HAMENDËSIMIT

Nga Afrim Caka

Prirja për t’u korruptuar e përulur, për të lejuar të vjedhin, të mashtrojnë dhe të shfrytëzojnë mund të jetë turpi i një politikani në mes të shoqërisë shqiptare. I lutem lexuesit të kujtojë që historinë e kësaj hamendësie e shkrova si të thuash si produkt shtesë gjatë kësaj analize se një sëmundjeje në kohë kur shqiptari në vendë që ta rindërtoj nga copëza edhe më të vogla atëdheun, ai mirren me hamendësime drejtë turpit.

Fitore e hidhur e demokracisë në Dardani. Nuk do të doja të keqkuptohesha. E kam përmendur gjithmonë që vështrimet të këtyre skenave jo si fantazi regresive që mund të më vijnë në ndihmë në disa momente faktike. Mbi të gjitha, këto skena antikombëtare, për aq sa ma lejon përvoja e mendimet e mija deri në këtë pikë, gjatë shkrimeve nuk riprodhoj si kujtime, por janë si pasoja të kësa klase politike. Sigurisht që disave do t’u duket si filozofi ky shkrim, me anën të këtij pohimi mund të thuhet se kundërshtarët politikë, të cilët nuk do ta pranojnë si një analizë dhe i mbajnë mendimet e tyre me fakte artificiale e false.

Në vitet e fundit është zhvilluar shumë debatë rrethë krimit politik dhe korrupsionit krahas kësaj edhe një pjesë e opozitës i është bashkangjitur pozites në shumë hamendësime, sipas mendimeve të tyre të paktën, nuk qëndrojnë në tabanin e çështjes kombëtare dhe në shumtën e rasteve kundërshtimi i tyre teorik është shterpë!

Ne si qytetarë Shqiptarë shprehim brengosje të thellë për krizën e re shqiptare. Haxhiqamilioidatë tanë, është një nga kujtimet më të turpëshme të rrugëtimit historik shqiptar gjatë këtij rrygëtimi njëzet vjçar, ka qenë se ç‘është kujtuar dhe më e rrezikshme se ç’do të mund të përfytyrohej. Osmanistët dhe neoosmanistët e sotëm do të nervozoheshin prej saj, jo se ishin kundër saj, por sepse ajo, duke e hedhur para kohe maskën, iu ka prishur punë tradhtarëve, gjatë gjithë këtyre viteve të fundit. Partit politike ose pjesë të shtetit, organizata të krimit, klane të korrupuara, ishin në përgjm të vazhdueshëm të kërkimit të fundamentalizmit islam për t’u acaruar me Europën, me shpresen e gjetjes së një orintimi të ri në mes atij sllavë e turkë.

Sirenat sllavo-turke ishin dhe janë në pritje. Thelbi i joshjes së tyre është: në s’ju dashtë Europa, ne jemi këtu, i bashkonte mllefi kundër Skënderbeut e Përendimit. Prirja e hapur autoritariste për absolutizmin politik mund të jetë vetëm fitore e hidhur e demokracisë, me pasoja të rënda për demokratizimin e shoqërisë shqiptare dhe për integrimin e saj në qytetërimin perëndimor.

Institucionet politike e shoqerore. Të kuptuarit e gabuar për rolin e tyre. Ata përfaqësojnë në vetvete pasojat e jo shkaqet e hamendësive. Hamendësitë nuk janë gjë tjetër veçse etiketa që mbulojnë me një titull të vetëm gjërat më pak të dukshme. Unë e vlerësoj si revanshizëm dhe aventurë të rrezikshme që destabilizon shoqërinë dhe shtetin shqiptar në të dyja anët. Ç’përgjegjësi, këta nuk kanë dhembshuri për këtë popull që rri e bënë sehir…! E gjykoi ashpër retorizimin euforik dhe propagandën e paskrupull të masmediave të partive politike, sidomos të PDK,së për të spekuluar opinionin dhe për të mistifikuar realitetin aktual shqiptar. Këtu shkëlqen tradhëtia dhe mungesa e idealeve për atdhe. Ka mjaft të till ministra e deputetë, që i relativizojnë vlerat atdhetare deri në zhvlerësim, ndërsa jo vlerat i imponojnë me të gjitha mjetet, të mundshme dhe të pamundshmë, si vlera apsolute…

Pamjet e shkaktuara nga fjalet hamendësuara pavarësisht nga kuptimi ndryshojnë në përputhje me vullnetin e popullit dhe hamendësimet vetë ngelin të pandryshuara. Po, megjithatë, ka ministra e deputet që nuk kanë heronj. Ata vetën e tyre e konsiderojnë qendër të botës, pra vetveten e konsiderojnë heronj të të tjerëve. Dogmat qëndrojnë vetëm me kusht që të mungojë kritika ndaj hamendësive kur idet e vjetra e kanë humbur ndikimin por ende nuk janë zëvëndësuar me hamendësime të reja. Antagonizmat që vihen para shqiptarëve dhe kanë ndryshuar menyrën e tyre të gjuhës për ta hamendësuar kulturën e votuesve. Fundi i fundit, edhe surratet e tyre janë një kërcnim dhe një pasqyrë shumë e qartë e karakterit dhe midiokritetit të këtyre shqiptarëve.