| E diele, 21.05.2017, 07:25 AM |
Kam
me folë me tjera mend
Nga Mustafë Rugova, Hollandë
Sot, seç mu tek të shkruaj poezi
Thashe, lum si une me erdhi muza
Sapo deshta vargun ta qes n'terezi
Iku pisja, e poshtra, kercuna...!
O, erdhi prape bre muza e lume
Por ket' here me m'rrolla n'balle
S'ke ba mire qe m'the kercune
Behu i mire, se nuk te fale
Hajt i thashe, se jam mahite
Po ku flas une keq per ty
M'ka rr'shite goja moj miresi
Be po t'bej ne k'ta të dy sy
Kur ja thashe k'to fjale betimi
Seç i erdh nje nur ne balle
Syte i ndrisnin prej gezimi
Fjalte i nxirrte te nxehta vale
Keshtu si sot vaki s'm'ka ba
Me n'rru fjale per kurgje send
Tjeter here n'kofsha gjalle
Kam me fole me tjera mend.
-Per ZSh-në, nga Hollanda, Maj 2017-