Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vjollca Pasku: Pas provimit

| E marte, 16.05.2017, 07:43 PM |


Vjollca Tiku Pasku

 

PAS PROVIMIT

 

Poezi

 

Pas provimit ndihem si fllad që pushton gjithësinë e jetës, ...

teksa sytë e jetëve gjallojnë kënaqësinë e shpirtit gazmuar.

Alfabeti i fatit feks një fije të artë në altarin tim të vjetër,

ku shoh zemrën e qiellit teksa rreh në kaltërsinë e kulluar.

 

Kur mendoj se rrugët e jetës janë veshur prej shkëndijimit

më shfaqet pasazhi që lajmëron një ëndërr në lartësi resh,

valë të kripura djerse shkrihen nën këmishën e mendimit,

si të ngrejë një urë të ylbertë?!..të guxojë secili prej nesh.

 

Drita vjen me diellin në sytë tanë dhe ka përzënë errësirën,

shpresa e hapur vjen si të ecësh në një xham transparent,

kometa të errëta, pas një ylli pa zë, kanë fshehur fytyrën,

të provojnë je në krahun e keq, apo në luftën e mirë në jetë.