| E premte, 12.05.2017, 09:40 PM |
Mbi
Librin e Ri, të Poetes Drita Lushi:
“SONATA E SYVE”
Nga Nasho Jorgaqi
Poezia e Drita Lushit, që në kontaktin e parë, ka qenë për mua një befasi sa e këndshme, aq dhe emocionale.Emëruesi i saj i përbashket ështe Dashuria, ndjenja më e bukur njerëzore dhe e gjithëpushtetshme.
Ajo
buron nga një zemër e ndezur, nga një shpirt i çiltër, nga tërë qenia e saj, e ndjeshme dhe delikate.Një individualitet krijues, që të
bën menjëherë për
vete e të përfshin në
botën e saj.
E tillë, ajo u shfaq së pari në
vëllimin poetik “Ëndërr” në
2012 dhe më vonë me vëllimin
poetik “Flirt”2014, për të ardhur pas tri vitesh me vëllimin poetik “Sonata e syve”
Është i njëjti zë poetik i njëjti portret krijues,është vlaga dhe patosi i Dashurisë,gjithnjë në rritje e plot vlera të reja.
Padyshim, ky liber i ri poetik, shënon një hap të madh në krijimtarinë e saj.Është lirika tashmë e njohur dhe e vlerësuar nga lexusi i poetes Drita Lushi.Kemi një stad të ri, në këngët e saj erotike, që burojnë para lexuesit bukur dhe këndshëm.
Ajo, që të lë mbresë është thjeshtësia dhe sponaniteti, që përcjellin situata psikologjike origjinale dhe herë herë të papërsëritshme.
Drita tregohet mjeshtre në zbulimin e të fshehtave të dashurisë, e në zbërthimin e enigmave të saj. Ajo nuk e sheh këtë ndjenjë,vetëm mes çiftit, po shkon edhe më tej, ku si personazhe të poezive të saj janë dhe pjesëtarë të familjes,si shoku i jetës dhe e bija.Tek vargjet e Dritës,poezia lind dhe ngjizet brenda vetes, për t’u percjellë tek të tjerët si një vlerë.Këto forma, janë fokusuar në këtë vëllim në kapitujt “çaste”, “gjendje”,”frymë”,”shkreptima”, të cilat ndërtohen mbi të njëjtin taban, si një refleksion dhe përjetim i botës së brendshme të autores.
Ajo s’ka as druajtje, as komplekse, për ta dhënë këtë realitet hapur me kurajo e me gjuhë të qëmtuar me kujdes.
Drita nuk bie në racionalizëm.Erotika e saj, përfshihet nga nota optimiste si një ndjenjë, që jep gëzim e kjo, pasqyrohet bindshëm në poezitë e saj;Mungojnë konfliktet, xhelozitë, zemërimi dhe kjo e bën dashurinë e saj humane.
Drita, përmes
vargjeve të saj, vjen jo vetem si këngëtare
e dashurisë, por dhe si qenie e përkushtuar ndaj kësaj
ndjenje të bukur ,ndaj ajo, është
heroina e poezisë së vet, ku bëhet
pjesë e gjithë qenia, shoqëruar
me një ndjeshmëri të
lartë.E veçoj këtë cilësi
të
Dritës si një
eliksir tepër aktiv, që vë
në levizje
shpirtin dhe fizikun e bashke me ta dhe lexuesin.Ajo në këto
situata, tenton ta bëjë
veten, jo vetëm qendër të
dashurisë, por dhe qendër të
botës, duke e përshfaqur bukur në
lirikat e saj.
Vetë Drita, është produkt i zemrës së dashuruar, aq sa e kthen qenien e saj poetike, në një lirikë të gjallë, që arrin ta shpërfaqë me pastërti shpirtërore para lexuesit.
Në një stad të tillë artistik e ka ngritur bota e pasur,perceptimi poetik i realitetit, prirja e metaforizmit frymëzimi i vetvetishëm,ritmika e brendshme,gjuha e bukur!
Këto veti të çmuara të poezisë së saj, nuk merren me mend pa sinqeritetin dhe kurajon për të shkelur në shtigje të reja.Ajo ka një aftësi të natyrshme, për të komunikuar me një auditor sa më të gjerë lexuesish.
Me “Sonata e Syve”,Drita Lushi ka dalë në fushën e poezisë, me një individualitet artistik, bindshëm dhe bukur!