| E enjte, 11.05.2017, 07:43 PM |
Ahmed Mora
POETI
Vite me rradhë jeton me energjinë e mbrendshme e guximin,
Me arsyen e valës shpirtërore nxjerrë në dritë ndjeshmërinë,
Rezistenca dhe qëndrimi i forcës së zjarrtë i mundësojnë,
Që vargjet e tij të vërteta të prezentojnë premtimin e dhënë.
Poeti, faktorin kohë në të cilin ndodhin ngjarje të çuditshme,
E shfrytëzon për frymëzim e ide që shprehin ngacmimet kohore,
Maturia i ngjallë shpirtin frytëdhënës porsi gjaku që ngjallë trupin,
Mësimi i kthjellon mendjen, me përgjegjësi të sqaron të panjohurën!
Ai në mendje s’ka as jetë as vdekje, përveçse përgjegjësinë,
Sinqeritetin, besimin e shpresën pozitive që ta ofron profecinë.
Me zhdërvjelltësi të përshkruajë vuajtjet dhe sprovimet e jetës,
E nga zjarri kryengritës të zbulojë shkaqet e së vërtetës
Kur me qartësi e thirrë në ndihmë arsyen dhe gjykimin.
Poetit diturinë ia falë shpirti që e ka në zemrën e guximit,
Me urtësi nderon tjetrin e gjykimi i tij shmang padrejtësitë,
N’vende publike flet pa frikë, i hapur n’diskutime të ndezura,
Fletë me ndërgjegje të pastër e prej goje i del vetëm e vërteta.
Poeti zgjon cekshmërinë e dijes njerëzore për njohuri,
Me shpresë të ndriçojë errësirën mbisunduese në njerëzi,
Plot këshilla jetike të dhuron me urtësi e ecje me modesti,
Të flet me zë të ulët se me zë të lartë gjëmon telalli në xhami!
(Përlepe, 27 Mars, 2017)
SINQERITETI
Fjala sinqeritet dallon nga mashtrimi si drithi prej bykut,
Sinqeriteti është fjalë e rëndë që mund të çajë shkëmbin,
Me mossinqeritet provokohet zemrimi e humbet besimi,
Gënjeshtrat e mashtrimet janë qendër e huliganisë në shoqëri.
Mobilizoni të gjithë fuqitë me koshiencë që të ç’vlerësoni fjalën rrenë,
Ruani përgjegjësinë si premtim jetik e shmangeni rrenën përgjithëmonë,
Ndoshta atëherë do të kuptoni se sinqeriteti është vyrtyt njerëzor,
Dhunti e lartë që s’zëvendësohet me asgjë. I lumi ai që e posedon!
Sinqeriteti është dukuri që njeriu të shprehet zemërhapur,
Shprehja e mendimeve të çiltërta është veti e sinqeritet,
Me sinqeritet shprehet e vërteta mu ashtu siç është,
Sepse s’ka prapamendime apo dredhi kur flet me shpirt.
Sinqeriteti është ndjenjë e së vërtetës, pengesë e gënjeshtrës,
Mbajtje e premtimit të dhënë është përmbushje e besës,
Ai është respektim i prindërve e mirësjellje ndaj tyre,
Parim themelor për inkurajim mirësie e largim ligësie.
(Manastir, 5 Prill, 2017)
KUJDESI
Ndaj të tjerëve kurrë s’duhet të ngacmojmë apo cenojmë,
As besnikërinë e as dashurinë se ato janë thesar i majmë,
Me ato duhet të disiplinojmë shpirtin e stolisim vetëvehten,
Mos ngarko e zemëro zemrën nëse dikush të disiplinon,
N’dashuri është e pamundur të ketë dinakëri apo mashtrim.
Nga disiplina varet edukimi si respekt i prindit për të birin,
Urtësia është me vlerë e cila shkëlqen më shumë se floriri,
Ai që e posedon dhe e kultivon mund të jetë njeri i lumtur,
Gjykimi dhe arsyeja e mbrojnë nga të këqijat njerëzimin,
Ndershmëria t’mundëson ta shikosh secilin drejt n‘fytyrë.
Shmangnie hartimin e planeve të liga ndaj të afërmit,
Mos lejoni kurrë që të grindeni me farefisninë tuaj,
Ngulitni në mend e zemër kujdesin e mos e ndërpritni,
Urtësinë ruanie për fitore të kujdesit se vetëm ai ju mbron,
E përforcon edukimin e shmang ligësinë, ndriçimin e shton.
(Kërçovë, 21 Mars, 2017)
BESIMI
Lëvroj me forcën e zemrës fisnike dinjitetin e besimit,
Besimin e patundur se një ditë do të lulëzojë në jetë,
Edhepse ndaj këtyre frymëzimeve ka kundërshtarë,
Ata ballafaqohen e kërcënojnë mosbesimin në shpirt.
Kundërshtarët e tillë harrojnë e nga paaftësia s’kuptojnë,
Se frymëzimi është një fuqi e zjarrit vullkanik që me guxim
Shpërthen nga mbrendia e shpirtit me ndjeshmëri e përjetësim.
Lëvrimi është ushqim, shërim i shpirtit të shenjtë e jo shkatërim,
Ndaj ju ftoj të lëvroni vargje me kumbim gjallërie për ndriçim!
Pra, mendoni mirë, drejtë e thuani vetëm të vërtetën,
Më thuani ju lutem, a është i njejtë krijuesi me jokrijuesin?
Mendoj se afirmimi është parim drite dhe dobie në jetë,
Moskrijimi ka vlerë mahnitëse porsi hiri që era e tretë!
Zbatoni premtimin në jetë se për premtimin ka përgjegjësi,
Pra kundërshtarë, mos iu shmangëni të panjohurës pahirë,
Veshi, syri e zëri i zemrës e bën të panjohurën të njohur, ndriçim,
Këto janë virtyte e urtësi, që shpirti ua afron edhe juve për lëvrim!
(Përlepe, 26 Mars, 2017)
ADHURIMI
Në pamje, shkuma mund të ketë një begati,
Po në të vërtetë s’është gjë tjetër veçëse mashtrim,
Për pak kohë ajo zhduket pa gjurmë e dobi,
Humbet në shtratin e lumit ose në marginë.
Por, shpresa është ajo që sugjeron maturi,
Jetëson shpirtin me inspirim e mundëson rahati.
Si dhe uji, që ujit tokën e e mahnit me gjallëri,
Që të dyja këto janë shpresëdhënëse me plot dobi!
Shpresëdhënëset me plot dobi – ujë e shpresë:
Shpresa le të prehet si engjëll në shpirt të vërtetë.
Për derisa uji me bollëk le të akumullohet në gjithësi,
Pa këto, as njeriu e as toka s’dokenë kuptim as jetë.
Dobia e të dyjave është garancë e së mirës,
Mirësi e të gjithë kombeve dhe vetë tokës,
Burime frytëdhënëse e adhurim pa mbarim,
Ndërsa lavdia e shkumës fascinuese vdes pa dobi.
(Përlepe, 24 Mars, 2017)
MASHTRIMI
Pasioni ndaj dashurisë së femrës është më i ëmbël dhe se lulja e verës,
Buzët të mbulojnë me puthje e thithje derisa të dehesh pamasë,
Vështrimi i saj të robëron me që është më i fort dhe se vullkani,
Ndizet dhe digjet si zjarri e asnjë baticë nuk mund ta për mbytë.
Gruaja, shkakton dhimbje shpirtërore më të mëdha se vdekja,
Nëse gjinjtë e duarët e saj të rrethojnë ato të lidhin si me pranga,
Nëse në kulla pallatesh kërkohet në 1000 veta do të gjindet një burrë,
Por, nëse kërkohet dhe me thellë s’do të gjendet asnjë grua!
Kjo është dëshmi, që edhepse në buzët e saj gjindet shija e mjaltit,
Gjuha e saj si qumshti dëshmon se gjithëçka përsëritet e jeta është e kot.
Lotët rrjedhin si përrej e rrënkimi asnjëherë s’merr fund nga mashtrimi,
Zemra dëshmon se dashuria e jeta janë njëlloj si vrapimi pas ere!
Së fundi çdokush shkon nga kjo botë mun ashtu si ka ardhur në te,
Atëherë mos refuzoni të drejtën e prindëve e t’ua hidhëroni jetën,
Drejtësi kinje sinqeritetin e mos i qortoni të pafuqishmit prindër.
Zemra e tyre digjet me përmallim e s’dëshiron të sprovon dështim!
(Përlepe, 1 Maj, 2017)
VETËDIJA
Individi i gjelbërt e i papërgjegjëshëm, paditurinë ka pronë të tij,
Dihet vuajtjet e gëzimet nuk mund të ndahen me asnjë,
Pra, ndjeshmërinë e dhimbjes e gëzimit, secili e përjeton vet,
Ndërsa posedimi i diturisë e urtësisë janë zbukurim i njerëzisë!
Moskuptimi i tyre është sa lartësia e qiellit dhe thellësia e detit!
Individi punëtor gjithnjë ka dhunti të gjejë një rrugë të hapur mirë,
I padisiplinuari dhe jopunëtori çdo rrugë me gjemba e ka të shtruar,
Ai asjëherë s’arrin sukses nga se nuk zbaton atë që e ka mësuar.
Punëtori që respekton vetëdijen, shpërblehet të flejë pa frikë.
Ai që mbjell padrejtësi padyshim se do të korri fatëkeqësi!
Si individë mos mbureni me pasionin se çdo të bëni nesër,
Përderisa, logjika dëshmon se asnjë nuk din çfar do të ndodhë sot!
Bëhuni të urtë e nëse dikush ju kritikon vetëveten d ta kundërshtojë!
(Kërçovë, 21 Mars, 2017)