| E marte, 09.05.2017, 06:25 PM |
Neki Lulaj
Forcë vargu
Ti ke në gjak pak forcë orteku nga Belleja me pisha
Në Deçan e në kala ke marrë gaz e ritëm vallesh
Vitet e kaluara të kanë dhënë në sy një det me drita
Kuvendet e kullave vijnë në kujtesën e viteve që s’thahen
Mes betejave që presin qofsh me kurora fitimtare
Qofsh pajtimtar i mençur mej gëzimit dhe dhimbjes
Gjumi i jastëkut pastë të tjera ëndrra djaloshare
Me pengjet e prindërve që mbeten të pashuar mes vitesh
Vrapo sërish pas pranverave që më tej do të vijnë!
Vrapo me hapat që do të japin të tjera buzëqeshje
Mos harro xixëllonjat që zgjohen prapë në lëndinë!
Mos harro këtë ditë rinore me kaq shumë vrull jete!
Në fushën e vargut qofsh ballëdjersitur e ëndërrzgjuar
Pas një livadhi vrapo me hapin e bukur dhe të fortë!
E ngrihu në supet e urimit e këngës së pambaruar
Prite shiritin e kaltër në një kolltuk princëror
Një Shqiponjë të re në çerdhe të ka në vite Gjermania
Një djalë që nuk trembet kurë në një shteg mali
Mos të pikoftë loti, kur të preket kaltërsia
Çdo ëndërr e jotja të jetë turbinë ne Belle hidrocentrali