| E hene, 01.05.2017, 09:54 AM |
Mirë ardhsh Gjeneral
Pas shtatë malesh
Pas shtat bjeshkësh
U arrestove Gjeneral
Me tradhti dhe pa drejtësi
Hija jote hareplote
Besa e jote e dhënë
Për kombin për atdhenë
Qau gurin e mori dhenë
Na bëre merak Gjeneral
Prandaj ishim të shqetësuar
Për ndalimin tënd të padrejtë
Nga një shtet i kurvëruar
Në trup më shtat plagë
I pa thyer asnjëherë
Qëndrove i pa tundur Gjenerali ynë
Si i ka hije një Gjenerali të vërtetë
Gjeneralët e vërtetë lindin rrallë
Ashtu si lindën Spartanët
Ashtu si lindën Gegët, gjigantët
Që i plandosen për toke tiranët
I pa thyer në luftë
Edhe në paqe i pa përkulur
Hero i gjallë i kombit tonë
Kurrë në jetë më kokë të ulur
Tani fluturo i lirë drejtë mëmëdheut
Në krahët e shqipes nënë
Me besën e Skënderbeut
E krenarinë e kombit tënd
Populli të mban në zemër Gjeneral
Të pret më mall në gjirin e tij
Fluturo mbi alpet tuaja krenare
Përqafo nënën tënde Shqipëri
Mirë ardhsh Gjeneral
Ti bir i devotshëm i kombit tënd
Populli të pret krahëhapur
Edhe njëherë ta drejtosh këtë vend.
Hasan Blakaj Stockholm 26 prill 2017