| E hene, 01.05.2017, 10:13 AM |
Kadri Kadiu
DËSHMORËT, RINIA E PËRJETSHME
("Kush nuk përkulet para dëshmorëve, përgjunjet para batakçinjve" Dritëro Agolli).
O Devoll, të qofsha falë
Përherë mbete në ballë
Vajza zana, djem azganë
S’i kurseve për vatanë
O Devoll i trimërisë
Shumë gjak i dhe lirisë
Njëmijegjashtëqind partizanë
Ngrite dyqind lapidarë
Ngrihuni ju, o dëshmorë
Ejani të nxjerrim mallë
Djem të rinj, njëzetvjeçarë
Të bukur, me yll në ballë
Me lot nënash jeni larë
Me trëndafilë mbuluarë
Gjaku juaj s’bëhët ujë
Populli s’ju harron kurrë
Për ju qan Gramozi dhe rënkon Morava
Përmallet Ivani, përlotet Dëmbrava
Buron lotë Prespa, lotë rrjedh Devolli
Që nga Vidohova,deri te Cangonji
Ngrihuni, erdh 5 Maji
Festën tuaj ta gëzoni
Lotët tanë t’i pushoni
Nipa, mbesa të takoni
Emrat tuaj ata mbajnë
Çudi, sa shumë ju ngjajnë
Se truallin që i ka rritur
Gjaku juaj e ka vaditur
Lulet s’çelin po s’fryu era
Pa dallëndyshe s’vjen pranvera
S’vinte liria pa partizanët
Ajo në gjak i lëshon rrënjët
Ju ishit era e lirisë
Pranvera e demokracisë
Filizat e botës së re
Rininë falët për atdhe
Por ca birbo, ca zuzarë
Faqezinj edhe të marrë
Me partizanët ç’kanë vallë?
Me dëshmorët pse e kruajnë?
I lëndojnë në ideale
I trazojnë në lapidare
S’i lënë të qetë në vare
Perëndia i vraftë fare!