| E hene, 01.05.2017, 10:19 AM |
Neki Lulaj
Mirë se erdhe, Gjeneral!
Në moçalet e mykut urrejtjen e ngjallin qelizë më qelizë
Hipokritët në heshtje si meduzat pijnë vetëm gjak.
Më urdhërin e djallit të zi mediokrët ngrejnë pusinë
I ngjallin lugetërit që duan të ta ngrijnë buzagazin, gjeneral.
Tërë trupi i trimit akoma aromë baruti kundërmon.
E nga shikimi i urtë lexova forcën e besimin e paparë
Në luginat e Bunës, bie mjegulla e qielli gjëmon.
Në fytyrë ia pashë ca riga shiu Rugove që sillnin mall.
Kam parë në buzagazin tënd diellin e ngrohtë shqiptar
Ku zogjtë dhe shqiponjat e Deçanit lajnë sytë me vesë
Dita mbi vetminë lakuriqe është sa një shekull e gjatë.
Këtu sikur zgjohjet dhe Penelopa mbretëreshë.
Me kamxhikun e hileve i bëjnë nder barbarisë armike
Zëra shtazësh të pangopura mban ajo tokë
Atyre gjithmonë u rrinë zgjuar urrejtja patologjike
Qyqarët pa nder e pa tabanë sa shpejt i mashtron.
Me agresorin firmosin marrëveshje e puthin duar
Ashtu i „don“ Europa për kombin më të vjetër në Ballkan.
Në sytë e gjeneralit shihje Kosovën e bekuar
Triumfi i mençurisë së Den Hagës ngrinte piedestal.
Pret Prishtina, gjeneral, prêt Sharri, Mitrovica dhe Reçaku
Pret Lokja dhe baca me plisin e bardhë si dëborë.
Jemi gjall,ë vëlla, nuk shkelet djepi, tymtari dhe pragu
Miq me shqiponjën në flamur zemrat i flatrojmë.