| E diele, 30.04.2017, 10:04 AM |
DITA NDËRKOMBËTARE E PUNËTORËVE
Një këngë të bukur , ne do ta këndojmë –
Festës së 1 Majit , ne do t’ ia kushtojmë !
Gjeneratave t’ reja , ne do t’ iu tregojmë –
Festën e 1 Majit , përse e festojmë !
Refreni:
8 orë punë,
8 orë dëfrim ,
8 orë gjumë
Edhe pushim !
1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punës ,
Lufta e punëtorëve – kundër shtypjes , dhunës !...
Dita kur punëtorët të drejtat kanë kërkuar –
Liritë , kushtet e punës për t’iu siguruar !...
Kjo ditë që festohet n’ gjithë vendet botërore –
Protestave të punëtorëve iu referohet prore !
Për orar të punës që të zgjatë 8 orë ,
Pagat dhe pajisjet t’iu epën në dorë !
Kërkesa e parë publike u bë me protestë –
Në Australi gjatë vitit 1855 !
Punëtorët këtë përmbajtje e brohoritën shumë :
“8 orë punë, 8 orë dëfrim edhe 8 orë gjumë !”
Kremtimi i 1 Majit n’ kuadër me festa –
Është i lidhur ngushtë me t’ përgjakshmet protesta
T’ dhjetëra mijëra punëtorëve t’ fabrikave të Çikagos ,
Në Amerikë , më 1 Maj 1866 .
Manifestimi masiv dhe shumë madhështorë –
Një vit më vonë n’ Çikago u bë me punëtorë !
Më 1 Maj të vitit 1867 –
Të drejtat punëtorëve për t’ ua përshtatë !
Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite idealiste –
Nga miliona punëtorë t’ Lëvizjes sindikaliste !
N’ fokus kanë pozitën ekonomike për punëtorë –
Në të gjitha shtetet e globit tokësorë
1 Majin e caktoi Sindikata Botërore –
Si ditë madhështore për klasën punëtore !
N’ këtë ditë t’ gjithë punëtorët presion ushtrojnë –
Të drejtat e tyre që t’i avancojnë !
Në Evropë , 1 Maji filloi manifestimin e gjithë trevës –
Me internacionalen e parë të Gjenevës !
Nga viti 1890 –
Në Paris u mor vendimi i vërtetë !
Kongresi themelues i Internacionales së dytë –
Mbarë klasës punëtore seç ia çeli sytë !
Në të gjitha vendet dhe shtetet botërore –
1 Maji t’ mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve !
Nga viti 1891 –
Sërish për punëtorë del një Kongres i ri !
Atë vit në Bruksel , u mbajt Kongresi i Tretë
I Internacionales me Vendim t’ vërtetë :
Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë –
Që nga ku lind Dielli edhe perëndon !
Ditën e 1 Majit , gjatë 24 orëve –
Gjithkund do t’ kremtohet “Festa e punëtorëve”!
Për këtë ditë , punëtorët kudo që kremtojnë –
Të drejtat e tyre do t’i identifikojnë !
Për çdo vit më tepër do t’i avancojnë –
Me Kushtetutë , ligje , ato do t’i mbrojnë !
Do t’i mbrojnë të drejtat , kushtet për t’ punuar –
Rrogën mesatare duke garantuar !
Pushimin vjetor në bazë të përvojës ,
Pushimin ditor, javor , sipas nevojës !...
Gjilan, më 31.03.2017. Demir KRASNIQI