| E diele, 23.04.2017, 12:29 PM |
Per gjendjen ne shendetesine kosovare, fajtor politika !
Nga Zejdush Kastrati
Rasti i ish Kryeministrit dhe ish ministrit Bajram Rexhepi,i cili me urgjence iu nenshtrua nje operimi mjaft te nderlikuar ne QKUK-e,imponon nevojen,se eshte momenti i fundit, qe per shendetesine kosovare,perkatesisht,ne Qendren klinike universitare, te vetmen ne Kosove,te mendojme, veprojme dhe investojme seriozisht.
Shendetesia kosovare, eshte ne "fund te pusit", si edhe arsimi....jo pse mungojne kuadrot,specialistet dhe profesionistet,por katalizatoret e kesaj gjendje jane pothuaj gjithe ministrat e ketij digasteri, qe nga paslufta e kendej ,duke perfshire edhe ministrin aktual, te cilet ne emer te politikes dhe tenderomanise,gjithnje me bugjetin dhe investimet qe duheshin te beheshin ne sistemin e shendetesise kosovare publike,silleshin sikur te ishin ministra te nje shteti dhe populi te huaj,duke llogaritur gjithnje vetem ne perfitime personale,klanore e partiake !
E mora si shembull konkret, rastin e dr Bajram Rexhepit ,jo pse atij nuk i eshte ofruar ndihma e duhur mjeksore, dhe fundja e fundit,eshte obligim edhe profesional e njerezor qe cdo te semuari ti mundesohet nje tretman i mirefillt mjekesor,jo vetem "te forteve"por te mungojne aspiratoret, rentgenet,aparatura primare precjellese mjekesore,e gjera elementare me te cilat klientela ballafaqohet qe nga emergjenca e deri ne sallat e operimit,eshte papergjegjesi,eshte nencmim e perbuzje,per te mos then edhe krim, qe i behet gjithe atyre, qe kane nevoje per tretman mjekesor ne kete klinike,por edhe neper qendrat tjera mjekesore anekend Kosoves.
Edhe pse shumica e ish elites politike,por edhe ketyre qe per momentin jane ne pushtet, ne rast semundjeje,ia mesyjne qendrave dhe klinikave te njohura mjekesore jo vetem ne Evrope por besa , edhe ne kontinente tjera,dhe ne kete drejtim,nuk kane as pengesa sa i perket financave dhe dokumenteve te udhtimit,nje gje duhet ta dijne edhe ata , se jetes nuk i dihet,andaj investimi me seriozitet ne shendetesine kosovare eshte prioritet nder prioritetet,sepse ne pytje eshte jeta dhe mireqenja e qytetareve,pa dalim etnie,feje,profesioni e pozite,gje qe eshte deshmuar edhe ne raste tjera,jo vetem ne Kosove,por edhe vende tjera te botes.
Politika e felliqte e disa politikajve,fatkeqesisht, e ka pru ne kete gjendje, edhe shendetesine kosovare, te ciles, i duhet domosdo, nje infuzion i fuqishem, per ta tejkaluar kete krize...!