| E premte, 07.04.2017, 07:00 PM |
Remzi Salihu
Pesëmbëdhjetë vite të ikura pa poetin dhe ish kolegun tim të punës
REKUIEM PËR POETIN
(Murtezan Arifi)
Më fal mik
në këtë shtegtim të marrë
kulmi na ka munguar
fjala kulmore më ka çelur varrë
Më fal mik
që lotët e mi s'u derdhën fare
se nuk doja ta praronin
me zezonë makthi
shpresën tënde të madhe
Më fal mik
që s'isha në atë varrim të zi
Dragojt e Dervenit
ma kanë zënë pritën
e Orët e malit krushqit m’i kanë ngri
Më fal mik
që tani s'bëjmë kugjestari politike
se kohërave të acarta
Lili me kurora dafinash
palcën ua ka shkrirë
Më fal mik
se s'kam me kë të grindem
në këtë arenë mendimesh
për fjalën Iliri
Vetëm urtësia jote me strall kuptimesh
më bën roje të përhershme në poezi