Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Edhe Juda ishte 'apostull'

| E enjte, 06.04.2017, 08:52 PM |


Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e X.

EDHE  JUDA  ISKARJOT  ISHTE  “APOSTULL...”!!

1947 ISHTE VAZHDIM I VITIT 1946... ASHTUSI 1967 !

Po hyjmë në Javen e Madhe të Pashkëve! Ditë të ngarkueme me emocione. Sejcili ka dishka që në vetvete kujton dhe reflekton tek ne edhe po kje se nuk flet...

Kujtoj si sot, aty nga viti 1952 kur po ndihmonim Meshë në kishen e Fretenve, At Marjan Prelen tue ba një predikim per Juden Iskarjoti, nga predikatoria pranë Elterit të Shna Ndout, që të jepte pershtypjen se ka harrue Burgun e Fretenve ngjitë me Kishen e Tyne. Janë shumë vite... Kujtoj, vetem hymjen në temën e marrun nga i madhi At Gjergj Fishta: “Tradhtarët na lanë pa Atdhe!”... Dhe, vazhdoi burrnisht pa Ju tutë syni, me shpjegue se “Shkodra asht mbushë me Juda Iskarjotë...” Populli kishte mbushë të gjitha bankat e boshlleqet e Kishës dhe po veshtronte me gojë haptë se, “kur po hyjnë me e marrë edhe Këte Frat xhullijtë si Jezu Krishtin në Kopshtë të Gjetsemanit...” Por, per fat nuk e pame atë skenë që kushedi sa herë na paraqitej nder darka në shtëpijat tona. Edhe Juda nuk Ju afrue me e “puthë” aty, edhe ai e kishte lanë per pak ditë ma vonë. Të gjitha kopshtijet e rrugët e Shkodres së shkretë të kujtonin një Gjetseman ase një Kalvar të mnershem që vazhdonte panderpremje nga viti 1944 nga sllavokomunistët e terroristit Enver Hoxha.

?Flitet per vitin 1946 dhe harrohet me fillue me 1947...

Burgjet e Shkodres dhe të Veriut ishin të mbushuna me Klerikët Katolik Shqiptarë, që ishin dhe do të mbeten të Papersëritshem per përgatitjen e Tyne kulturore, Shpirtnore dhe qytetare Europjane dhe, këte e tregon qindresa e Tyne në hetuesi, nder gjyqe të mëshefta dhe para plutoneve të ekzekutimit: Pastertia dhe Pafajsia e Tyne shembullore!

Falin torturuesit dhe shpifsit! Vdesin si Ushtarë të Krishtit dhe besnikë të Papës!

Presin shkrepjet e armëve me besimin e plotë se shpejtë do të shohin Fëtyren e Zotit!

Shqipnia dhe Kryqi janë ideali i Tyne i Perjetshem! Flamuri i Kastriotit do të mbulojë Trupat e Tyne të masakruem nga sigurimi i Shtetit komunist, e per Atë Flamur vdesin si me lé, të lidhun në sigjir dhe të merthyem nder dryj nga bishat antishqiptare e të pafé!

Urrejtja e atyne kafshëve anadollake nuk shuhet as me zhytjen e Shqipnisë në gjak!

Pushkatohet Don Luigj Prendushi, Don Dedë Maçaj, torturohet deri në vdekje Frati i Lezhës At Serafin Koda, mbytet Don Ejëll Deda, mbytet tinzisht Imzot Frano Gjuraj... Arrestohen e torturohen Klerikët Don Ndre Krroqi, At Daniel Gjeçaj, Don Nikollë Luli, Don Zef Shtufi, At Anton Luli dhe në Dhjetor të 1947 fillojnë edhe gjyqet e mëshefta të At Çiprian Nikës dhe At Palë Dodaj ku, hapet edhe kapitulli “armëve të futuna nga Sigurimi komunist nder Kishat Katolike të Veriut në Nandor 1946.”...

Shumë herë më kujtohen disa rreshta që kam lexue nder “Kujtime” të Nikita Hrushovit, kur e pyeten per mbylljen e Kishave në Rusi. Hrushovi u pergjegj: “Jo, mos i mbyllni, po klerikët duhet të përgatiten të gjithë nder shkollat tona dhe me programet e shtetit. Ka me ardhë koha që ata klerikë kanë me i mbyllë vetë Kishat pa nderhymjen tonë...”

5 PRILL 1967: 50 Vjetë perpara, At Pjeter Mëshkalla S.J. i shkruen kriminelit të njohun, kryeministrit të qeverisë shqiptare një “Leter”, ku, nder tjera ven në dukje:

?“...Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut...” (Nxjerrë nga Letra origjinale.F.R.)

Të dy këto thanje perputhen me qendrimin e sotem të elementit të rij që drejton shtetin, arsimin dhe kulturen, shkollat shqiptare, kishat dhe objektet fetare, ligjvensit dhe të gjitha hallkat e ndryshkuna të shtetit sotem me prirje sllave, turke, greke, italiane, etj...

Zhdukja nga programet shkollore të Atdhetarëve tanë, dhe kalimi i drejtimit të Shtetit në “drejtime” të pakufizueme me antishqiptarizmin, po hapin rrugët antiatdhetare.

?Vendosja e gjuhës së “ndysuar” e percaktueme nga Prof. Arshi Pipa, deri në Ungjillin Shenjtë, perfundimi i shkollave shqipe me programet Anti – Atdhetare, të aprovueme nga Ipeshkvi i Shkodres italiani A. Masafra dhe Popi i Ortodoksëve greku Anastasi Janullatos,  ... të perkrahun nga një brezni “siç e ka percaktue At Mëshkalla”, sot ata po i afrohen ma shumë “puthjeve” të Juda Iskarjotit, se Mësimeve të Shën Palit, që perhapi Fenë e Katolike në Iliri që në vitin 67 mbas Krishtit.

Vazhdon Pjesa XI.

Melbourne, 6 Prill 2017.