Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Tingulli i fjalës

| E marte, 04.04.2017, 07:00 PM |


Xhevahir Cirongu

 

Tingulli i fjalës

 

‘’...Kur vdes këngëtari, tingulli i melodisë vajton trishtueshëm saqë edhe guri derdh lotin e ftohtë! Ngushëllimet tona familjes e të afërmve ju përcjellim në këto çaste hidhërimi!’’

( Françesk Radit, 03 prill 2017)

 

Kur bie muzgu i natës

Gjithë yjet ndizen si zjarre,

Atëhere, fjala zë e flet me natën

Dhe tingujt flenë nëpër pentagrame.

 

Zgjohu pak çaste të lutem

Nga gjumi e shtrenjta fjalë,

Të gjithë yjet  supeve nguten

Pastaj vrapojnë tek e bardha valë.

 

Ëndrrat e yjet erdhën tek ti

Pranverës i thanë jemi aty,

Me krahë u bë tingulli i fjalës

Gjithë dashuritë e botës, erdhën tek ty!

Durrës, 03 Prill 2017