Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Ardhacakëve helen

| E diele, 02.04.2017, 09:00 AM |


ARDHACAKËVE HELEN

 

Ptolemejtë  e  lashtë  qenë çam

Pirrro Burri i Epirit  ishte  gjak  i

tyre, ai  prapa  vetes  la  epokë

vepra e tij s´ishte aq e përsosur

Nuk dua të kem  fqinjin aq afër

shpiri i njeriut është det i gjerë

Çamëria ia di rëndësinë vendit

shqiptar është   i  tërë  Deti Jon

Tokë e  bekuar  është  Çamëria

është dhéu i rrënjës së trungut

gjithësia rreth nesh  është  me

yje, dritën e saj  e  konsmojmë

Gjak çam i ptolemejve, hiri im

ardhacak është heleni në Greqi

kur do ta kemi kohën të mirë

Çamërisë greku po i ha mishtë

Pirro Burri, ty të këndon kënga

armën e penës e kam mprehur

prapa meje ka dhe armë tjera

Ptolemejtë e lashtë  qenë  çam...

Rrustem Geci - Frankfurt, 2017