| E shtune, 01.04.2017, 07:29 AM |
Hisen Musliu (i pari nga e majta)
SHQIPTARËT KISHIN NEVOJË PËR MBROJTJE DHE PËRKRAHJE
(Fragmente nga biografia e jetës sime)
Nga Hisen Musliu
Pata fatin të lindem gjatë shekullit të shkuar në gjirin e një familjeje gurbetqarësh, në fshatin Dobërdoll, Komuna e Gostivarit. Pas shkollimit fillestar kam kryer Normalen “Zef Lush Marku” në Shkup, si dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (grupi Biologji-Kimi). Shkollimi i lartë: Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit gjatë viteve akademikë 1974/75–1978/79. Pason punësimi si arsimtar në disa shkolla fillore të komunës së Gostivarit, kurse më vonë në cilësinë e profesorit të lëndës Biologji në gjimnazin “Pançe Popovski” në Gostivar. Pas kryerjes së Fakultetit të shkencave politike në Zagreb, u punësova në Ministrinë e Brendshmë të Republikës së Maqedonisë, në Drejtorinë e Sigurimit Shtetëror, si inspektor në degën e Sigurimit me qendër në Tetovë.
Punësimi në Sigurimin e Shtetit ishte me rekomandim dhe insistim të një ish-profesorit tim nga Akademia e Lartë Pedagogjike, me pretekst se duhet punësuar një shqiptar i arsimuar. Meqenëse kurrë nuk kisha menduar të punësohem në Sigurim, pas shumë bisedave, por pa patur njohuri elementare për mënyrën, karakterin dhe natyrën ë punës, më në fund pranova. Punën e fillova më 1 Korrik 1979, i ardhur nga Zagrebi pas mbarimit të studimeve, ku kisha një biznes të trashëguar nga babai, asokohe në gjendje tejet të mirë materiale. Në punë shkoja me makinë Benz, që për kohën ishte ëndërr që dikush ta posedonte.
Erdha nga Zagrebi (që asokohe ishte në Jugosllavi), por sado kudo, qëndrimi dhe arsimimi atje e kishin bërë të vetën në zhvillimin e mentalitetit tim, duke mbjellë elemente të kulturës perëndimore, që për kohën vinin ndesh me mentalitetin komunist. Në fakultet shumica e profesorëve nuk ishin anëtarë të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ), që për fakultetete e republikave tjera në ish-Jugosllavi ishte absurde. Në mbledhje të Partisë Komuniste flitej, debatohëk lirshëm për gjithëçka, pa dorëza. Nga Zagrebi në Tetovë ku dominonte mentaliteti dhe rigoroziteti komunist në çdo sferë të jëtës, kurse unë duheshte të adaptohem pa alternativë.
Pasi fillova punën, fillova të njoh natyrën e saj, me të gjitha të metat e kohës që e shoqëronin, dhe sidomos me njerëzit, të cilët si rezultate dhe sukses të punës i praktikonin metodat jashtëligjore, të shoqëruara me absurditet dhe abuzime e keqpërdorime në punët e përditshme. Të gjitha këto nuk përkonin me natyrën time njerëzore dhe intelektuale, prandaj u ula e mendova gjerë e gjatë, çka të bëj më tutje, si t’ia bëj, dhe gjithë ky meditim zgjati 3 ditë me rradhë, me opcionet: largimin nga puna ose vazhdimin e punës duke sakrifikuar dhe duke i paracaktuar vetes një mision të rëndë por të rëndësishëm. Pyetja që më shoqëronte në këto momente ishte: Të fitoj unë si individ? Ti kthehem jetës së pasur dhe luksoze në Zagreb? Apo të vazhdoj me misionin tim të paracaktuar si një mision delikat?
Pyetjet dhe përgjigjet më në fund më bindën të mbetem në punë Dhe pasonte pyetja e rradhës: A do të mund t’iu ndihmoj shqiptarëve? Në rradhë të parë inteligjencisë së punësuar, të papunësuarve dhe studentëve të kohës që studionin në Prishtinë? A do të kem sukses vetëm me prezencën, gjendshmërinë dhe taktizimet e ndryshme që duhej bërë në punën e përditshme? Pyetjes së vështirë vendosja t’i përgjigjem me marrjen e vendimit të vështirë: të mbetem në punë. Kjo ishte kostoja fillestare që vendosa të mbetem, dhe mendoj se kam bërë shumë më tepër se sa kam menduar paraprakisht, duke patur parasysh kohën dhe rrethanat që e shoqëronin atë. Në punë shënoja rezultatet e njëpasnjëshme, dhe në mars të vitit 1987, arrita pa kurrfarë përkrahje, përmbajtje dhe mbështetje që të emërtohem: Shef i Sigurimit të Shtetit për Tëtovë.
Emërtimi im në këtë post bëri një jehonë të madhe në Tetovë dhe rrëthinë
Pse? Sepse vendosa të ndërpritet praktika komuniste paraprake siç ishte: ndalimi dhe anketimi i personave pa arësye në rrugë; marrja e pasaportave të personave të asaj kohe të punësuar në shtetete e perëndimit; shantazhime të paargumentuara ndaj personave, sidomos ndaj intëligjencës; pazarllëqe të ndryshmë rreth marrjes dhe kthimit të pasaportave të të punësuarve jashtë shtetit; mitmarrje; biseda informative të panevojshme dhe shumë metoda tjera provokative që preknin liritë dhe të drejtat e njeriut, personalitetin dhe privatësinë e personave. Me ardhjen time në krye të shërbimit, si brenda dhe jashtë vendit, qytetarët filluan të frymonin më lirë dhe më rehatshëm. Iu kthyen të gjithëve pasaporta që iu morrën pa arsye dhe pa vendim gjyqësor. Nuk kishte thirrje për biseda informative pa arsye. Nuk kishte abuzime të natyrave të ndryshme që ishte praktikë e mëparshme. Studentëve në Prishtinë nuk iu bëheshin ndjekje, pengesa dhe maltretime.
Por, nënkuptohet se të gjitha bëheshin në suaza të së mundshmes.
Në këtë periudhë kur Shërbimi e bënte punën në kushte të reja, sado kudo të kontrolluara dhe pa keqpërdorime, që ishte periudhë që e shoqëronin disa evenimente (ngjarje): Vdëkja e Titos në Maj të vitit 1980; demonstratat e studentëve në Prishtinë (Mars-Prill 1981); krijimi dhe veprimi i disa grupeve dhe organizatave ilegale në Tetovë dhe rrethinë. Këto ndikuan që Komitetete Komunale të Lidhjes Komuniste të Maqedonisë të pajisen me më shumë kompetenca, të cilat ishin më të ashpra se sa masat e marra më parë nga Sigurimi i Shtetit, dhe përcilleshin me masa konkrete kundër të punësuarit shqiptar, në arsim, gjyqësi, prokurori, administratën shtetërore dhe në të gjitha segmëntet ku ishin të punësuar shqiptarë të arsimuar.
Të gjitha këto masa nga ana e Komitetit të LKM-së merreshin nëpërmjet të një procesi ideo-politik të djallëzuar: Diferencimi ideo-politik. Masat e Komitetit shoqëroheshin, përkraheshin dhe forcoheshin edhe nëpërmjet komitetit tjetër që quheshte “Komiteti i Mbrojtjes Popullore dhe Vetëmbrojtjes Shoqërore (ONO-OSZ), të cilët nëpërmjet të një platforme ose projekti të pashkruar, por pjesërisht i shoqëruar me ligje të reja nëpërmjet ndryshimeve me amandamente të cilët pikësynimin e kishin në veçanti Tetovën dhe rrëthinën. Këto masa janë marrë gjatë viteve 1988-1990, dhe janë rëalizuar duke shfrytëzuar si pretekst, rastet si vijojnë: Dasma e Strimnicës; emërtimet e fëmijëve që asocionin me emra malesh, lumenjsh apo qytetetsh të Shqipërisë, si dhe ndalimi i fëmijëve të posalindur më këso emërtimesh. Gjatë kësaj kohe fëmijët e emërtuar me këso ëmrash para 10 deri 15 vitesh, nëse prindi ishte i punësuar në arsim ose në punë tjetër të shtetit, ishte i detyruar që djalit apo vajzës, ose t’ia ndërrojë emrin, ose të lëshojë punën. Pasonin pastaj parandalimi i lindjeve që të ulet nataliteti, rrethojat (muret) e oboreve dhe shtëpive, dyert e shtëpive, ndërtimet pa leje etj.
Për të gjitha këto raste u morrën një serë masash partiake që u shndërruan në përditshmëri, duke u caktuar masa partiake si: parapërjashtim nga anëtarësimi i LKM-së dhe përjashtim na LKM-ja, që për kohën donte të thoshte: me parapërjashtim personi në fjalë mbeteshte në punë, kurse përjashtimi nga LKM-ja e largonte personin nga puna.
Në këtë mënyrë, më këso masash drakonike u larguan nga puna shumë profesorë eminentë të shkollavë të mesme me çka dukshëm u dëmtua cilësia e arsimit në këto shkolla. I ndodhur përballë para të gjitha këtyre masave që mënyrë permanente zhvilloheshin në formë më të pamëshirshme asaj kohe vetëm në Tetovë dhe rrethinë, duke patur parasysh misionin tim, u gjenda para një sfide të rëndë, e cila si epilog pati Shkarkimin dhe Transferimin tim si Shef i Sigurimit të Shtetit me qendër në Tetovë dhe Transferimin tim në Shkup. Çka ndodhi dhe pse?
Organi jo formal që vendoste për gjithçka asaj kohe ishte: Komiteti për Mbrojtje Shoqërore dhe Vetëmbrojtje Shoqërore (ONO-OSZ) në të cilën merrnin pjesë nga shqiptarët: Abdullah Ademi, Kryetar i Këshillit të Komunës Tetovës, i njohur me nofkën Abdullah “Murri”, Muzafer Demiri - Kryetar i Lidhjes Socialistë të Popullit Punonjës të Maqedonisë (LSPP të RSM), Faruk Omeri, Sekretar i komitetit komunal të LKM-së Tëtovë, dhe Ruzhdi Muharemi, Sekretar ekzekutiv i i komitetit komunal të LKM-së, i njohur më nofkën: Ruzhdi “Amandamenti”, sepse ky në një seancë të komitetit qëndror të LKM-së ishtë i “ngarkuar” të propozonte amandamente që kishin të bënin me sakatimin e përdorimit të gjuhës shqipe, e drejtë që ishte e garantuar me Kushtetutën e vitit 1974, dhe të gjitha amandamentet e tij të propozuara, unanimisht u pranuan.
Maskarada antishqiptare ishte e çuditshme në atë kohë
Nga personat e lartëpërmendur përjashtim bënte Muzafer Demiri, Kryetar i LSPP-së, i cili mbante një qëndrim më neutral dhe mundohej të balancojë qëndrimet gjatë seancave të këtij komiteti, kurse të tjerët, në atë kohë emërtoheshin me sintagma banale si “Shqiptarë të ndërshëm”, të cilëve nuk u bëhej vonë për masat e panumërta që merreshin ndaj inteligjëncës shqiptare. Pa marrë parasysh për pasojat, këta jo vetëm që nuk i pengonin masat e parapara, por në mbledhjet e komitetit ishin më të zëshëm për marrjën dhe shtimin e masavë të tilla. Kështuqë çdo mbledhje të rradhës i shtoheshin lista me emra të rinj, ndaj të cilëve duheshte shqiptuar masa të ndryshme. Në këto mbledhje, unë merrja pjesë në cilësi të Shefit të Sigurimit Shtetëror për Tetovë, dhe prezenca ime kishte të bëjë vetëm për vlerësimin e gjendjes së sigurisë për Tetovë dhë rrethinë, e jo në lidhje me masat që i ndërmerte ky organ.
Aso kohe, kryetari i komitetit të LKM-së, i cili udhëhiqte mbledhjet, ishte inzhenier Dushko Gjeorgjievski, i ardhur në krye të komitetit nga fabrika “Jugohrom”, kurse kryetari i komunës ishte Petko Dabevski, i ardhur nga “Elektrostopanstvo”, ku kishte shërbyer si drejtor. Kjo periudhë e vështirë për shqiptarët, përkon me kohën kur kryetar Qeverie ishte Gligorie Gogovski – Xhobe, Drejtor Gjeneral i Fabrikës Tekstile “Teteks” në Tetovë. Ky trinom i djallëzuar i komunizmit (Dushko Gjeorgjievski, Petko Dabevski dhe Gligorie Gogovski) ishin në shërbim të implementimit dhe realizimit të masave të rrebta, që për qëllim kishin të shkatërronin gjithëçka që ishte shqiptare në Tëtovë dhe rrëthinë. Trinomi me projekt të veçantë për marrjen e masave konkrete përkrahej me të madhe nga autori i projekteve, profesori universitar Tito Beliçanec, i cili aso kohe ishte nënkryetar i Qeverisë Ekzekutive të Maqedonisë.
Maskarada antishqiptare ishte e çuditshme në atë kohë. Sistemi i trinomit vepronte me metoda staliniste. I përballur me një gjendje të këtillë, në njërën nga mbledhjet e rradhës së këtij komiteti, kur përsëri parashiheshin masa të reja që duheshin ndërmarrë, sidomos për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi, ku pos tjerash u propozua që të përdoren edhe tanke ushtarake. Prita që ndonjëri nga funksionarët shqiptarë të diskutojë në lidhje me këtë çështje, ose së paku ta kundërshtojë, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Heshtja, servilizmi, qyqarllëku, frika dhe aprovimi, ishte përzgjedhja e tyre. Morra fjalën dhe e kundërshtova, jo vetëm përdorimin e tankeve, por edhe masat drastike që u morrën në të kaluarën, duke dhënë vlerësimin tim se masat e këtilla mund ta përshkallëzojnë keqësimin e gjendjes së sigurisë në Tetovë dhe rrethinë, mbase janë të shumta, shumica pa arësye dhe si epilog një ditë populli mund ta marrë situatën në duart e veta.
Diskutimi im u përcoll më polemikë të ashpër, së pari me kryetarin e komitetit të LKM-së, Dushko Gjeorgjievski, i cili u ndihmua nga kryetari i komunës Petko Dabevski, por kohë pas kohë edhe të disa shqiptarëvë të “ndershëm” të cilët nuk nguruan të më ndanin epitetin tipik: “Nacionalist dhe ekstremist shqiptar”, kurse unë në krye të Sigurimit të Shtetit me detyrë të luftoj nacionalizmat. Kjo polemikë e ashpër, e zëshme, e vrullshme, zgjati afër tre orë, ku unë i vetëm isha përballë të gjithëve. Epilogu i kësaj ishte ky! Pas një kohe pasoi shkarkimi im nga posti i Shefit të Sigurimit Shtetëror dhe transferimi im në Shkup. E gjithë kjo që e prezantova më parë, përkonte me fundin e sistemit monist, kur dominonte diktatura e proletariatit, respektivisht e Partisë Komuniste Jugosllave, e cila pas vetes la shumë gropa të pariparuara.
Në mbledhjet e fundit të komitetit, përpara se të fillonte “gjuetia e shtrigave”, ku “shtriga” më e madhe isha unë, duke patur parasysh së sipas informatave që posedoja, sistemit komunist i perëndonte dielli dhe i vkente fundi. Prandaj në mbledhje të komitetit ngritën një iniciativë për ndërmarrjen e masave rehabilituese ndaj personave ndaj të cilëvë ishin shqiptuar masa partiake ideo-politike. Iniciativa kishte për qëllim që të dënuarve me parapërjashtim t’iu tërhiqej masa ideo-politike, kurse të përjashtuarve t’u tërhiqëj masa përjashtim si dhe kthimi i tyre në vendet e punës, duke parashikuar se kjo do të ishte e vetmja mënyrë që një pjësë e anëtarësisë partiake të mbetej lojal ndaj partisë. Në të kundërtën, partia do të zhbëhej. Iniciativa jo vëtëm që nuk u pranua, por u cilësua si e pamundur dhe në kundërshtim me programin dhe parimet e LKM-së. Por çka ndodhi pak më vonë? Nëpër fshatrat e Tetovës anëtarësia në rradhët e LKM-së – në organizatat bazë të LKM-së, filloi të shkrihet ashtu siç shkrihet dëbora në pranvërë, kur fryn era e ngrohtë e jugut. Lëshimet masovike të LKM-së nëpër fshatra, së pari filloi në fshatrat Nerasht, Sllatinë dhe Pirok.
Më shkarkuan nga puna pse e përkraha subjektin e parë politik shqiptar në Maqedoni
Për këto lëvizje dhe lëshime të radhëve të LKM-së, u akuzova si iniciator dhe nxitës, për arsye se disa shokë të mi të fshatrave të lartëpërmendur, jo vetëm që organizuan largimin nga anëtarsia e LKM-së, por edhe nuk i pritën e as i lejuan që në fshatrat e tyre aktivistë dhe të deleguar partiakë të komitetit komunal të LKM-së të mbanin takim më anëtarsinë. Për një kohë të shkurtër, nën ombrellën e LKM-së mbetën afro 17 deri 18 anëtarë shqiptarë “të ndërshëm”, në mesin e të cilëve edhe figurat udhëheqëse shqiptare si pjesë përbërëse e komitetit (ONO-OSZ), të cilët mbetën lojalë të partisë trashëgimtare të LKM-së që është LSDM-ja e sotme.
Anëtarësia tjetër u zhbë me një ritëm të shpejtë, dhe filloi anëtarësimi në subjektin e parë politik: Partia për Prosperitet Dëmokratik me në krye Nevzat Halililn, si dhe të subjekteve tjera politike të kohës.
Akuza ndaj meje, pos kundërshtive ndaj masave rigjide që ndërrmerte komiteti kundër inteligjëncës shqiptare, iu shtua edhe fakti që unë pas shumë kontakteve që pata me Nevzat Halilin, kur një ditë më priti para Arhivit Historik të Tetovës, i thash që të dorëzojë lutjen për regjistrimin e subjektit të parë politik, PPD. Në lutjen e dorëzuar me shkrim të zt. Nevzat Halili, shkruajta: “Lejohet regjistrimi i subjektit politik “Partia për Prosperitet Demokratik në Maqedoni”. Shkrimin e datova dhe e nënshkrova, me çka PPD u regjistrua si subjekti i parë politik shqiptar në Maqedoni.
Dokumenti ndodhet në dosjen e PPD-së pranë Arkivit në Sektorin e Administratës pranë Sekretariatit për Punë të Brendshmë në Tëtovë.
Ky rast dhe guximi për dhënien e lejës për rëgjistrimin e PPD-së ishte pika e vlimit, që rezultoi me shkarkimin tim shumë të shpejtë nga posti.
Në lidhje me reagimet, iniciativat e ndërmara në komitet rreth masave të ndërmarra nga LKM-ja, si dhe lëjen për regjistrimin e PPD-së për përgjegjësinë time dhe vlersimin tim si Shef i Sigurimit me qendër në Tetovë, dhe me propozim të komitetit komunal të LKM-së u formuan 2 komisione: njëri, Komision Parlamentar dhe tjetri: Komision i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Që të dy komisionet erdhën në selinë e Sigurimit Shtetëror në Tetovë, kuptohet në data të ndryshme. Bënë inspektimin, fotografuan gjendjen faktike në lidhje me kryerjen e detyrave, zbatimin e ligjit në realizimin e detyravë të përditshme. Që të dy komisionet, jo që nuk hasën në shkelje gjatë udhëheqjes sime në sigurimit e shtetit dhe as abuzime të detyrës, por përkundrazi, rezultatet u dolën shumë pozitive, gjë që të dy komisionet e konstatuan në raportet, ose proces verbalet e tyre me shkrim. Por, kryesia komunale duke filluar nga kryetari i Komitetit të LKM-së – Dushko Georgievski, kryetar i Komitetit Komunal të LKM-së, Petko Dabevski – Kryetar i Komunës së Tetovës me përkrahje të Gligorie Gogovskit – Xhobe, Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Maqedonisë, të cilët qëndrimet ndaj meje që më parë i kishin parapregaditur, koordinuar e harmonizuar, dhe me këmbëngulje kërkonin kokën time “për kokë turku”. Detyrën si Shef i Sigurimit Shtetëror për Tetovë jam munduar ta kryej me përgjegjësi, përkushtim, maturi dhe gjindshmëri, me strategji dhe përshtatje sipas konditave të kohës.
Për hir të natyrës së punës (edhe pse ka kaluar shumë kohë), për hir të modestisë simë nuk do doja më tëpër të numëroja raste të tjera që flasin për kontributet e mia të kohës Duke mos dashur të përmendi emra të veçantë, mund të thëm se: për kohën dhe rrethanat kur kam vepruar nga pozicioni që kam patur, kam bërë shumë më tepër se politikanët e kohës nga populli-kundër popullit. Mbetem i hapur për debate, polemika dhe kritika, me fakte konkrete për çdo përdorim eventual si dhe mirëpres vlerësime pozitive nga çdokush për punën time në një segment tepër të ndjeshëm, siç ka qenë Sigurimi Shtetëror i kohës kur kam vepruar. (Vazhdon)