| E merkure, 29.03.2017, 07:54 PM |
Remzi Salihu
SHPELLA E BAJRAM CURRIT
Thellë në shpellë fshehte atdheun
Rrethimi thyente dhëmbë tërbimi
Por në ty ishte skalitur lulengadhnjimi
O lalë Bajrami!
Si bukë shpirti gatuhejnë ty njerëzimi
Ujë durimi kishe gjakun e popullit
Duar dragoi shkëmb qëndrese
Vizatohejnë tokën me histori të stërlashtë
O lalë Bajrami!
Yemrën në shpellë shpella në zemër
Tmerri ushtonte me krrokamë korbash
Ti nukdije çka është dorëzimi
Ti nuk dije çka është trishtimi
Ti nuk dije çka është kllapia
Martir Besimi u bëre kur klithte Iliria
O lalë Bajrami!