Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sotir Athanasi: Kërcimtarja magjistare

| E hene, 27.03.2017, 07:33 PM |


SOTIR ATHANASI

KËRCIMTARJA MAGJISTARE

(Paramnezi*)

- Ketrin’! - I thirri Moderatorja kërcimtares që sapo u shfaq në palestër. Tjetra ktheu kryet e befasuar. Ishte zonja Elenë, vetë Shefja Ekzekutive e Programeve të “Dancer ovec les etoiles” **),

- Bonjour, madame Elenë! ***)

- Bonjour, zonjusha Ketrin’! -  dhe ashtu siç I qe kthyer në zakon me të gjithë, u fut drejt e në temë:

- Zonjushë! Sa herë keni marrë pjesë në programin tonë të përvitshëm dhe aq të ndjekur: “Dancer ovec les etoiles”?

- Vetëm një herë, Madam!

- Është pak për një valltare si ju. Keni rastin tani të provoni të dytën dhe më të rëndësishmin.  Prandaj ejani me mua t’u prezantoj një partner krejtësisht të veçantë.

Ketrin’, ishte kërcimtarja më e re në T.F1. të Parisit, por edhe më e talentuara. Profesorët në  koreografi madje e kishin  quajtur magjistare. Edhe për zonjën Elenë, e tillë ajo qe. “Fjala JOSHËSE nuk mund t’a mbarti e as t’a transmetojë ngarkesën, e sidomos  brishtësinë e termit”. Shumë - shumë, ndihmon nxjerrjen  më në pah feminitetin e saj. Por këtu flasim për artin e kërcimit e jo të stilistes. - Kështu i kishte thënë profesori i koreografisë një kolegu të tij i cili e pati quajtur teprim superlativin Magjistare. Prandaj, themi dhe e shpallim pa frikë, madje me gëzim:

Kër - cim - ta - re  Ma - gji - sta - re !

Dhe mjeshtri I koreografisë, s’qe gabuar aspak.  Këtë mendim kishte edhe Zonja e Rëndë Elenë, veterane në atë kanal emërtuar fare thjeshtë:  T.F.1.Paris. Përvoja e saj, gjithmonë e kishte shpënë në dyert e arta të suksesit. Ndërsa parimi I saj qe: mos hiq dorë nga vëzhgimet e përshtypjet e para. Ishte e vështirë, në mos krejt  e pamundur të ngatërronte luksin me shkëlqimin. Prandaj,  si moderatore ajo sunonte që në këtë sezon të ri, të sillte edhe një surprizë, jo vetëm tek spektatorët dhe ndjekësit milionësh televiziv të kanalit, por sidomos tek profesorët dhe linja klasike e koreografisë, për të cilën, gjithkush krenohej mjaft, por ajo vetë pamjaftueshëm. Madje në ‘të, qëndronte edhe suksesi i saj. Por, le të mos I largohemi tregimit tonë.

Në një kënd të palestrës, atje ku mjetet e grimit të shpejtë për kërcimtarët, kishin pozicionin e tyre, si gjithmonë, qe vënë një perde. Ngjashmëria  me një rrjetë tepër të imtë, e përhijonte silueta e një . . . , le të themi atleti. Ky, i drejtuar me front nga salla, krihte me gishta flokët,  ndërsa  pasqyrës tejet të madhe,  i kishte sjellur shpinën.

Rrezet e dritës që binin nga vetrata e qelqtë sa e gjithë faqja e murit,  dhe që lëshonin hijen e degëve të një qershije në prag të çeljes në kopësht,  e përforconin idenë se:

Një I ri brazilian, në portret ngjyrë gruri, si një gjahtar I dubluar nga reflekset e pasqyrave, përgjonte pas lakut të ngrijtur, prenë e vet. Në të vërtetë Ai priste I bindur në heshtje partneren, siç I kishte premtuar Zonja e Elenë. Dhe ky, nga që s’dinte se çfarë të bënte, u kalonte flakëve gishtërinjtë e tij tejet të gjatë si të një pjanisti.  Edhe sepse,  nuk është se . . . e ndjente cila qe, gjë që e turbullonte jo pak. Shtoi kësaj edhe pasojën e dallgëzimit të dritës së dobët, për t’a kthyer atë: nga gjahtar, në të gjuajtur, sigurisht po t’a shihje nga larg siç ngjasonte për të dya femrat që vinin drejt tij.

Në gjysëm-profil hija e një gjetheje e mjegullonte e pse jo,  e vishte me mantelin e misterit partnerin misterioz, fshehur kësisoj që, edhe ashtu, për momentin, e bënte më hutuese Kërcimtaren. Kjo në përfytyrimin e saj, kishte parasysh natyrshëm një . . .

- Hose! - I thirri Moderatoria njeriut pas asaj ujvare a katarakti, se e tillë qe ngjyrosur e vizatuar ajo rrjetë.

Atë çast, Ketrin’ do të plotësonte mendimin: qënkërka një . . .Delfin. Dhe, në çast e përfytyroi veten në kraharorin e tij. Mbase një zakon I vjetër ky, a I trashëguar nga valltari në valltar, si duart e kërcimit. Se origjina e saj, në ato rrënjë e kthente.

- Urdhëroni Madam Elenë! - foli djaloshi me emrin  Hoze.

- Më thatë se jeni në gjëndje të vallzoni, kështu?

- Ui ****), Madam!

- Mirë pra:  Partneria juaj e ka emrin Ketrin’.

- Gëzohem shumë, Madam! Me kënaqësi pres t’a kontaktoj!

Kërcimtarja mori shenjën e urdhrit nga Zonja Elenë dhe si tërhoqi menjëherë perden, u mbraps nga habia.

Hose ishte me syze të errëta. Kërcimtarja  tha emrin  për t’u prezantuar:

- Po. Ketrin’,  më quajnë!  - dhe zgjati dorën e saj.

- Hose! Jepi dorën partneres dhe prezantoju, - ndërhyri ZONJA Elenë.

Braziljani shqiptoi emrin: - Hose, më quajnë!  Por. . . ., dora e tij mbeti pezull përbri asaj të  kërcimtares Ketrin’, si . . .

dy vija paralele që nuk mund të takohen. Se. . . Hose ishte i verbër!

E gjithë kjo njohje fshihte një të papritur për Kërcimtaren Ketrin’. Në jetën e saj, befasitë I kishin ngjarë shpesh: si vrazhdësitë, kurthet e jo rrallë, edhe rrëpirat në zgrip të gremisjes që kishin si burim origjinën e saj. Prandaj edhe  sillnin revoltë. Por kjo e tanishmja s’qe thjeshtë e papritur. Jo. Ishte drithërrimë, lëkundje, tërmet, madje disa ballësh. Dhe vetëm mendimi na bën të ndjejmë dëshpërim, vuajtje, dënim! Po pse, O ZOT I MADH?

Një sekondë qe ajo. Edhe duart, një zigzake bënë. Për Ketrin’, si për këdo, ishte e kjartë  që Ai nuk shihte. Dhe, si te të gjithë të parët e vëndit të saj, edhe te Ajo, për t’a nxjerrë nga errësira partnerin fatkeq,  i vetëtu ideja: “kjo  s’do të thotë që s’ka  intuitë”.   Edhe harku elektrik I tillë është. Ose të karbonizon në vënd, ose të përplas tutje për t’a rimarrë veten, për të rikthyer vëmëndjen e kujdesin.  Kërcimtares Ketrin’ iu gumëzhinë veshët si nga goditja e shkopit të bateristit mbi pjatën metalike kur i thërret partnerët në vallzim.  Prandaj. . . . Ajo, jo gjithaq që të provonte intuitën te partneri, se sa t’a nxirrte nga gjëndja e dëshpëruar tjetrin; ngrijti dorën e djathtë,  gjysëm të shtrirë-lart.

O ZOT!

Në çast, Hose, me intuitën e kompensimit të shqisave, vuri mbi ‘të pëllëmbën e tij të majtë i gatshëm për kërcimin e TANGOS.

- Po, - tha  Zonja e Elenë  - Tangon klasike do të kërceni

Mjeshtria veterane e kanalit, I kishte rënë në ‘të me nuhatjen e saj se: vetëm TANGOJA MAGJIKE ISHTE E DENJË PËR KËTË RAST.

- Po, - përsëriti Madam Elenë! Tangon magjike do të kërceni.

Dhe, ndërsa Hose ishte I gatshëm t’a rrokte për beli zonjushën Ketrin’, kjo e hoqi dorën. U kthye nga Moderatoria Ekzekutive, Zonja e Rëndë  Elenë, dhe në çast, mori vendimin: - Ui, Madam Elenë. E pranoj sfidën.

Hose bëri një piruetë kënaqësie të cilën e përsëriti me një vrull të tjetër llojtë, brënda të cilit qe ndryrë lumturia.

Atë çast ai u duk ku e ku më i gjatë se kërcimtarja Ketrin’ vetëm se u ngrijt në majë të gishtërinjve. Ndërsa vetë partnerja, gjithë kohës rrinte mbi majë gishtash edhe sepse qe disi e shkurtër.

- Ndjehem tejet e nderuar. Madje, fort entusiazte. Kam besim në talentin tuaj. . . magjik, Ketrin’, - i tha Moderatoria dhe e kapi nga dora Kërcimtaren. Së bashku shkuan deri te porta. Kur po ndaheshin,  ashtu në një intimitet, Ajo e porositi:

- Mos harro se TANGO KLASIKE është edhe terapi. Ja çfarë dua që unë në këtë sezon, t’a vërtetoj, nëpërmjet magjisë tënde. Anketat do të na bindin për filozofinë e kanalit tonë televiziv.

Ketrin’ tundi kryet në shenjë aprovimi. Moderatoria Elenë shtoi:

- Mos më zhgënje. Koha është shumë e shkurtër. Vetëm një javë.

Dhe doli.

2.

Ketrin’ ktheu kryet nga partneri dhe vështrimi I saj rrëshqiti mbi djalin e verbër për t’u ndalur te ujëvara a katarakti I cili për ‘të kishte marrë ngjyrën e gjakut. Kështu niste përherë java kur duhej të shkonte për të freskuar gjakun si talasemike që ishte.

Vetëm një javë, - përsëriti. - Vetëm një javë për një Delfin të verbër dhe një talasemike. Për më tepër se ajo ishte edhe me Rezus negativ. Por, Ketrin nuk e kishin lënë mëndtë që t’a pohonte këtë! Jo.

Për herë të parë  fatkeqësia e djaloshit të verbër dhe që pas kësaj, ne do t’a quajmë Delfin, i ngjau më e pranueshme. Vetëm e vetëm, se ai fat I mbrapshtë,  nuk mund të fshihej. Kurse i saj, po. Ndaj, shpesh  sajonte gënjeshtra për të maskuar difektin në gjak. Ndonëse në të dy rastet vuajtja, dhimbja, dëshpërimi, kishin secila orbitrat e pazbuluara, aq më pak të hulumtuara nga hematologët e oftalmologët.

Gjithsesi, duhej filluar puna sa më shpejt. Që tani.

Ajo u kthye te partneri Delfin. Së pari, të bindej nëse shikimi i kishte ikur plotësisht, apo diç edhe mund të shihte. Prandaj, vendosi t’a kalojë në provë.

Ishin në anë të një ndenjëse shpëlodhjeje për valltarë,   kur ajo I tha:

- Hose! Mund të shoh te ty si duket një salto?

Ai, pa I kthyer përgjigje, bëri menjëherë një kapërdimje. Por, nga që nuk shihte e as t’a nuhaste ndenjësen nga befasia e veprimit, këmba e djathtë i ra mbi ‘të dhe ndjeu disi dhimbje. Ndërsa  Ketrin’, nuk u mjaftua vetëm me kaq. Ajo sajoi një rritëm si kastanjetat spanjolle dhe I tha dhe atij t’i përsëriste ato kërcitje ritmike. Kurse vetë, u shtri mbi tapet përballë tij, në kurriz nën variacionin e asaj kadence harmonike, për të lëvizur  këmbët e ngrijtura lart,  tip - gërshërë me një. . . , paturpësi skandaloze. Për çdo mashkull me shikim, kjo do të qe një tërheqje vëmëndjeje.  Sepse ajo ishte me fustan mini ku: kofshët dhe çdo gjë tjetër, dukej sheshit.

U ngrijt dhe I shkoi nga pas për t’i lëvizur qafën. Ishte hapi I tretë i një tjetër kontrolli me të cilën ajo duhet të bindej se  çfarë ai zotronte dhe për cilën duhet të luftonte. Pastaj u ul dhe I shikoi kyçet e këmbëve, tendinet.

- Tangoja kërkon  zhdërvjelltësi sidomos të kokës. Veprimet e saj duhet të jenë të shpejta dhe të  menjëhershme, - nisi të shpjegojë ajo. Lëvizja si një vendim i prerë, ka tepër elegancë. Rritet nuri, hijeshija  zgjuarsia e klasi I kavaljerit. Bukuria, por edhe Ashpërsia e tij. Ngaqë . . .  Edhe partnerja e ka të domosdoshme një dorë të Ashpër, ashtu si edhe ndonjëherë shikimin e Rreptë, që të ndjejë sigurinë, shpresën e garancinë për arritjen e suksesit. Veprimet tona shpesh mbartin rrezikshmërinë e akrobatëve, ashtu si edhe ëmbëlsinë e notave muzikore. Por s’duhet të harrojmë se ato kanë shenjat e tyre për interpretuesit: ku duhet të jenë më të ulta dhe në cilat raste,  më të larta.

Të gjitha këto i duheshin Atij si tipare që do t’ia rrisnin autoritetin  mashkullor. Ato mund të barabiten me aromën, hijeshinë dhe feminitetin e partneres, senualitetin dhe brishtësinë e saj. Por, ku e kishte kohën? Vetëm një javë. Sa pak. Dhe sa shumë punë  kërkohej. Veç kësaj, a do të mund të rezistonte Ketrin’ pa u paraqitur te BANKA E GJAKUT?  Pse zotrinjtë atje, ende s’po e merrnin në telefon?

3.

Gjithsesi, puna duhej nisur. Së pari të  përzgjidhej të paktën muzika.

- Hose! Unë do të të thërras Delfin. Jo se je pluskues. Por se e ke trupin të tillë. Dhe, sikur brënda këtij gjoksi të kesh në lulëzim edhe shpirtin, na shtohen shanset. Veç kësaj, në kërcimin tonë, ti do të jesh Udhërrëfyesi. Se një Delfin udhëheq një anije. Kurse ti do të dirixhosh vëmëndjen e një salle drejt një çifti në kërcim. Dy njerëz si një trup i vetëm. Dy shpirtëra të shkrirë në një trup. E kupton këtë ti, miku im, Delfin?

Hozeja-Delfin u befasua. S’ishte vetëm fjala, por edhe tingulli I zërit. Ëmbëlsia e tij. Me një të ngjajshëm zë i kishte folur dikur gjyshja e tij e më pas nëna. Ja dhe tani një e panjohur vajzë. Mjalti në gjuhën e saj, sikur të qe marrë nga e njëjta koshere bletësh, nuk do t’a ëmbëlsonte më shumë. Ai kishte aromën e të njëjtave fusha me lule. Po ato livadhe në Brazilin e tij të largët. Duhet t’a besonte, apo jo.? Ishte I zgjuar, apo në ëndërr? Ç’ishte kjo ninullë. Apo këngë djepi? E mbase mund të jetë zog. Nga që si cicërimë ajo më vjen në veshët e mi. Apo një pëllumbeshë që po më guget kaq ëmbël, kaq lehtë, kaq bukur?

Ja pse duhen sytë. Ja pse kërkoj të jem i vogël pesë vjeç si atëhere që:  me sytë e mi shihja edhe lodrat dhe vërsnikët. Edhe gjyshen. Edhe nënën. E ku mund t’a dinte braziljani Hoze se partneria e tij e kishte origjinën nga një zanë mali?

- Në kërcim, sidomos në TANGO, kavaljerit I bie barra  më e rëndë. Ajo e Udhërrëfyesit. - vazhdonte t’i fliste zëri dhe atij i ngjante si një ëndërr nga e cila zgjuhet befas dhe çehrja e tij merr nuanca seriozitet.

Portreti I mori pamjen e njeriut që zhbirron me vështrim. Ndonëse pas syzeve të errëta, si pas një tyneli në muzg të ditës,   s’dukej kërkund dritë.

- Po. Mos u habit! Unë jam Dama. Dhe një damë karakterizohet nga brishtësia, delikatesa, hijeshija, lezeti, sjellja e hollë , finesa, ëmbëlsia e jetës, blegërima e një qingji, është. . .

Oh, si mund të qe i vërtetë një zë I tillë, o Zot?

Të gjitha këto, Ajo I tha me një shkallëzim ngrijtës deri në dalldi për femrën, si të qe vetë mashkull. Por edhe me një zë jarani. Këtë kujtonte nga ajo fëmijëri e largët. Serenatat me kitare të të riturve. Por, kjo I ngjante  si të këndohej refreni i  një kënge dashurie që i drejtohej Atij, të Verbërit!?!

Delfini për herë të parë dëgjonte ( dhe thithte ) përcaktimet e cilësitë që e karakterizonin një femër. Vallë, mos ndofta qe hera e parë që veshët e tij kapnin  nga një vajzë se çfarë është, ose duhet të jetë një femër?

- Besoj se më kupton Delfin?

- Po, zonjush - mësuese,  - tha ai dhe shkaktoi të qeshurën e çiltër të saj. Se pas kësaj, qe bindur për efektin e atyre fjalëve dhe vëndin e duhur që zunë ato te ky partner,

- Po, - miratoi ajo. - Unë për ty do të jem partneria jote. Por kaq nuk mjafton. Që të realizojmë qëllimin e programit nga Moderatoria, Zonja e Rëndë Elenë,   kërkohet më shumë.

- Çfarë? Se unë jam gati për gjithçka. Edhe të jem SKLLAVI YT,  për shpirtin e gjyshes sime që vuajti një jetë nga skllavëria. Dhe pas një muaji të kësaj fitoreje nga gëzimi e humbi shtegun e jetës. Por, iku më në fund nga kjo BOTË  E LIRË.

- Po ti pse je dakort të kthehesh si Skllavi im?

- Sepse një bukuroshe si ti, pranoi të bëhej partnerja ime. Këtë deshi vetë ZOTI. Por kjo ka qënë edhe ëndrra e gjyshes dhe nënës sime. Më vjen turp, por më pëlqente të bëhej siç thonin ato. Dhe unë duhet të paguaj për këtë . . . , mrekulli. “Në këtë Botë, zonjusha ime e nderuar, asgjë nuk vjen pa një pagesë. Asgjë.” - Kështu më porosisnin  shpesh ato.

- Nga e di që jam bukuroshe?

- Nga fjalët e tua. Se. . . , vetëm një shpirt I gjërë nën një portret të bukur, pranon të kërcejë me një të Verbër si unë. Pastaj, gjyshja ime, ëndërronte shpesh dhe s’harronte të më përsëriste: - Një peri është nisur e po vjen. Dhe kur unë e kundërshtoja  se ajo nuk mund të vijë për një të Verbër si unë, nëna ime e madhe më përgjigjej. Me ZOTIN nuk diskutohet.  Mua kështu më ka dalë në gjumë. Dhe paska patur të drejtë. Pas kësaj, Hoze  u gëlltit.

Ketrin’ iu afrua edhe cazë. Si i hoqi syzet I fshiu lotët te të dy sytë. Pastaj ia vendosi sërisht ato dhe i tha!

- Hose - Delfin!  Nuk kërkohet të bëhesh SKLLAV. JO. KËRKOHET TË MË DUASH. Se vetëm kështu do të mund të fitojmë garën. Vetëm kështu vepron magjia e saj. Dhe unë jam e bindur se bashkë, do t’ia dalim. Dhe Ketrin’ e puthi fare lehtë në buzë.

Dita e PROVËS GJENERALE

Ketrin’ mezi qëndronte në këmbë kur telefonoi BANKA E GJAKUT.

Shkuan të dy atje. Sapo hynë në laboratorin e Hematologjisë, doktoreshë Matilda iu drejtua DELFIN-it në mënyrë tepër konfidenciale: - Zoti Hoze! Po më befasoni! Ju e njihni Kërcimtaren Ketrin’?

Kërcimtarja e shtangur hodhi sytë te partneri I saj. Por ky, sigurisht që e ndjeu dhe nuk nguroi të zbulojë të vërtetën:

- Doktoreshë Matildë! Ju nuk më telefonuat si klient i vjetër që më keni, se ju duhej urgjent gjaku im me REZUS NEGATIV, për një kërcimtare?

- Po.

- Dhe unë nuk iu pyeta për emrin?

- Është e vërtetë.

- E pra, është po aq e vërtetë që unë e kam partnere dhe se kësaj I binin vazhdimisht forcat. Por nuk më shkonte mëndja që gjaku i saj kishte Rezus Negativ si i imi..Kurse unë, vija në laboratorin tuaj e nderuara doktoreshë Matildë, për të shitur gjakun në kohën që mbeta pa punë.

Kaq mjaftoi që çdo keqkuptim të largohej dhe Kërcimtares Ketrin’, t’i shtohej bindja se kishte për partner një njeri, jo vetëm të verbër, por edhe tejet të vuajtur. Ka shitur gjakun e trupit për të mbijetuar si i ndershëm.

NJË PROVË NË PALESTËR DHE NJË BEFASIM:

Nisi muzika. Ishte fillesa fare lehtë e korrit të skllevërve nga opera Nabuko e VERDIT.

Delfini e kishte muzikën në gjak. Madje, lëngu I kuq I tij, tashmë lëvrin- te edhe në damarët e partneres Ketrin’. Dhe të mos harrojmë se ai kishte dalë nga zemra e këtij djaloshi braziljan të verbër, në genet e të cilit, qenë ngjeshur përpjekjet e të parëve të tij.

Nisi pra muzika fare lehtë, shumë lehtë. Tejet. Ajo duhet të tërhiqte më shumë përqëndrimin e shikuesve në sallë që të përgatiteshin për të parë shpërthimin. Ato duhet të ishin vetëm  tre, ose  katër hapa të një TANGO KREJT NDRYSHE. Çiftit I duhej t’a shpërfaqtte veten. Të pazakontën. Të një arrijtje ku ndryshja duhet të rrokte shumë drejtime. Ashtu si valët televizive pa kabëll. Ku çifti duhet të shkrihej në një. Dy trupa të ngjitur. Dy shpirtëra të shkrirë si ato. Se edhe zemrat e tyre tashmë, në damarët e kurmeve të shkrirë, qarkullonin të njëjtin gjak.

Nisi pra muzika e korrit të skllevërve.  E lehtë. Fare e lehtë. Tejet:

Ta - la - la - la - la - la - a - a - a - a - a - a .

Në këtë çast, Delfini ngrijti dorën e tij të majtë lart që, sikur e rrëmbeu simetrinë e partneres. Kjo, kur ndjeu të djathtën e tij që ia mbërtheu mesin, e lëshoi trupin e sigurtë në një sparkatë me këmbën e majtë. Ndërsa të djathtën e saj, ajo e shtriu mbi gjurin e Delfinit  aq me bazament, por edhe aq elegant. Dhe në këtë kulmim dikush e ndali muzikën

Çifti ngriu në vënd  për të dëgjuar thirrjen:

- Bravo! Bravo! Bravo!

Ishte ZONJA E RËNDË ELENË DHE MJESHTRI I KOREOGRAFISË SË KANALIT: T.F.1. FRANCË.

- Kjo duhet të jetë hapja! - thirri koreografi!

- Këtë prisja nga ju zonjush Ketrin’  magjistarja. Të lumtë!

- Vë bast me këdo se salla në këtë rast do të shpërthejë në duertrokitje. Pas kësaj është i fituar çmimi, - tha mjeshtri I koreografisë.

- Pas kësaj, për mua do të ndodhi edhe ajo që shpresoj, - tha Zonja e rëndë Elenë, për të shtuar: - Elenat nuk sjellin vetëm fatkeqësi, siç dimë nga mitologjia greke. Jo. Ato sjellin edhe gëzim e lumturi.

Zonja e Rëndë Elenë gjithmonë diç fshihte si asin nën mëngë që do të befasonte këdo skeptik. Ndonjërin e kishte edhe në zhurri.

Çifti ndjehej I gëzuar. Zonjushën Ketrin’ e çudiste besimi I Zonjës së Rëndë Elenë, në . . ., atë që shpresonte se do të ndodhte. E vërteta ishte se pas këtij komplimenti të merituar, Delfini ndjehej jashtëzako-nisht I gëzuar. Brënda gjoksit të tij zienin jonet  shumëzërash të një mikseri braziljan. Thirrja e gjakut sikur kalonte në një gjëndje të re ku,Teoria e Kompensimit të shqisave, kishte rrokur majat. Madje, mund të themi se barabitej me ndriçimin.

PËRPARA SPEKTATORËVE:

Rradha e çiftit tonë ishte e fundit. ZONJA E RËNDË ELENË, kështu e kishte programuar. Angthi tek të dy ishte në zenith. Por, ndërsa në skenë po vlerësohej Performanca e një çifti të rradhës,  ZONJA  ELENË, gjeti hapsirën e nevojshme për t’i dhënë kurajën e duhur çiftit tonë.  Ajo, edhe në këtë drejtim kishte një mënyrë të saj, përsosmërisht të ndryshëm për çdo rast. Dinte të kapte thelbësoren në sukses.

- E kuptoj, - tha ajo. - Tensioni juaj ka mbërrijtur në . . ., Apogje. Dhe është llogjike. Por, nuk duhet të harroni se keni përpara introduksionin e VERDIT TË MADH ME KORRIN E SKLLEVËRVE. Ai do të vijë si ca zëra të largët për spektatorin dhe ju do të jeni të gatshëm të ngopeni me frymë. Tensioni juaj do të zbresi në Perigje dhe ato tre katër hapat tuaja të para do të korrin duartrokitjen e publikut. Ky është kurthi. Por këtu qëndron edhe brilanti juaj. Atë çast do të ndodhi edhe ajo që unë pres. . . Fitorja e Madhe.

Pas kësaj, ajo doli në skenë dhe lajmëroi njerëzit në sallë:

- Dhe tani, të dashura zonja dhe zotërinj do të shohim: një çift në TANGO. Janë: I Verbëri  Hoze de Zhenerio nga Brazili, gjyshja e të cilit luftoi gjithë jetën kundër SKLLAVËRISË  dhe kur e fitoi LIRINË,  ZOTI I DHA VETËM NJË MUAJ JETË.

Partnere e zotit Hoze de Zhenerio, do të jetë magjistarja e kërcimit, zonjusha KETRIN’ GJERGJI.

Zonja Elenë  u mënjanua. Skena u errësua. Në sallë s’pipëtinte absolutisht, asgjë. Nisi muzika. Zërat e largët, shumë të largët nga Korri i burrave të VERDIT me “FLUTURO MENDIM”, si nga një galaktikë e panjohur, rrëqethi sallën. Ajo i dha hovin e nevojshëm Delfinit HOZE të ndjejë në shpirt jonet e asaj  muzike me rokjet e një melodije jete e force dritë-dhënëse:

Ta - la - la - la - la - la - a - a - a - a - a - a .

Ishte ky çasti që Delfini Hoze ngrijti lart dorën e tij të majtë që, si të kishte shpallur fitoren mbi një luftë shekullore  e rrëmbeu simetrinë e partneres, Ketrin’. Kjo, kur ndjeu se ia mbërtheu e djathta e tij belin, e lëshoi trupin rrufe në një sparkatë ku, tendosja, finesa, bukuria, ishin shkrirë në atë që: këmba e saj e djathtë t’i mbivihej gjurit të përkthyer që e tregonin partnerin si të ulur në karrige. Por, kaq ëmbël, kaq hijshëm, kaq klasë të braziljanit Hoze ku: kurmi i shpirtit, nervat, si një vullkan, përziheshin me stuhinë e duartrokitjeve të spektatorëve. Se ata e kishin kuptuar tanimë, çdo të thotë çasti i fitores mbi :

ÇLIRIMIN  E NJERIUT, NGA SKLLAVËRIA.

Prandaj ky spektator ishte ngrijtur më këmbë dhe s’rreshtte së duartrokituri tek shihte Kërcimtaren Ketrin’ që, si një bretëkocë e njëmendtë qe shpalosur në mur. Ky “mur” ishte partneri I saj braziljani elegand, Hoze de Xhenerio.  Dhe ndërsa  korri I burrave arriti Apogjenë  e volumit, Delfini - Hoze e ngrijti lart zonjushën Ketrin’ dhe si e rrotulloi tri a katër herë, e zbriti poshtë për t’a kapur nga njëra këmbë dhe të kundërtën dorë, ku duhet të rrotullohej siç bëri edhe në rastin e ngrijtjes lart. Ai, me mëndjen e tij nuk e quante Ketrin’, emër që e adhuronte. Por LIRI, emër për të cilin tani qe gati të jepte edhe jetën, frymën e fundit, shpirtin.

Salla s’rreshtte nga ovacionet. Ky ishte edhe çasti I mrekullisë.

Përpikmëria e lëvizjeve do të befasonin spektatorin edhe për një partner me vështrim të kthjellët e jo më për një HOZE DE ZHENERIO TË VERBËR.

Thamë më lart, miqt e mi se njëri nga skeptikët ishte edhe në zhurrri.  Por, pikërisht ky e bënte Zonjën e Rëndë Elenë, të mbante asin nën mëngë. Dhe Ajo, I gëzohej përpikmërisht këtij motivi për të qënë edhe më tepër krijuese. E pse jo? Largpamëse.

- Zonja dhe zotrinj, - iu drejtua Zonja e Rëndë Elenë, spektatorëve! -

Për ata që dyshojnë në vështrimin e Zotit Hoze de Zhenerio, ne kemi menduar t’i bindim me argumente.

Salla gumëzhiu në shenjë solidariteti me autoritetin e saj. Por Zonja e Rëndë Elenë vazhdoi:

- Do t’I lutem regjisë të transmetojë filmimin e fshehtë, si në Big - Braver ku shihen sekuencat e  prezantimit që u bëra unë dy të rinjve.

Regjia transmetoi skenat e fillesës së atij mëngjesi dhe që lexuesi ynë i di tanimë dhe nuk kemi pse t’a rëndojmë, përderisa I kemi thënë në faqen e parë të këtij tregimi. Ne mund të shtojmë se:

Zhurria i dha çiftit të 50-të pikët e mundshme.  Kurse spektatorët kur Ketrin’ e puthi në buzë braziljanin Hoze de Zhenerio,  këmbëngulën me ovacione që të riputheshin.

ZONJA E RËNDË ELENË  doli sërisht para publikut:

- Zonja dhe zotrinj edhe diçka tjetër si suprizë për ju:

Kam kënaqësinë t’u njoftoj se çmimin e madh e fitoi zonjusha

KETRIN’ GJERGJI ME ORIGJINË SHQIPTARE, POR E LINDUR E RRITUR DHE E FORMUAR NË PARISIN TONË. . .

Duartrokitjet e spektatorëve bënë që ajo t’a ndërpresë mendimin për të vazhduar, pas disa çastesh ku gjërësia, dinjiteti dhe krenaria, përziheshin në ovacionet frenetike të sallës.

- DHE  HOZE DE ZHENERIO NGA BRAZILI

Salla s’rreshtte së duartrokituri.

 

??shte kaluar një javë, gjë që e tregonte edhe hija e atij druri frutor matanë vetratës së qelqtë me lulet e sapoçelura të qershive.

Ato mund të gëzonin këdo. Por,  s’guxonte askush të zgjaste dorën për t’i marrë.

ZONJA E RËNDË ELENË, I kishte premtuar se me ‘to Ajo do të qeraste çiftin që fitoi çmimi  e parë: KËRCIMTAREN MAGJISTARE KETRIN’ GJERGJI  DHE PARTNERIN E SAJ, BRAZILJANIN: HOZE DE ZHENERIO.

SOTIR ATHANASI

Gjenevë,

20, Mars, 2017!

______________________________

*) Paramnezi                         =  Përzierja e realitetit me trillin artistik.

**) Dancer ovec les etoiles     = Vallzim me yje

***) Bonjour madam Elenë       = Përshëndetje zonja Elenë!

****) Ui Madam                          = Si Urdhëroni zonjë.