| E hene, 20.03.2017, 09:00 PM |
LDK,
mes rolit të viktimës dhe mos përgjegjësisë
Nga Faton MEHMETI
Më afrimin e zgjedhjeve partnerët e koalicionit qeverisës po i rikthehen zanatit të vjetër, akuzave ndaj njëri tjetrit. Ne vorbullën e politikës së pistë që zhvillohet tek ne , dhe akuzave ndaj kundërshtarit kur nevojiten votat dhe pazaret me te kur zgjedhjet mbarojnë u përfshi LDK. Ajo kërkon zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, do të ishte krejt në rregull sikur kjo parti politike të ishte në opozitë , por duke qenë në pozitë vetëvetiu lind pyetja kujt po i kërkon të zbardhen këto vrasje ?, apo edhe nuk e ka kuptuar se lajtmotivi i kësaj shprehje ska më sens. Vrasjet e pasluftës LDK i shfrytëzoi për poena politik, pothuaje në çdo miting gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit, Isa Mustafa premtoi se sapo të marrin pushtetin, në mesin e shumë premtimeve ( duhet thënë se asnjë nuk i ka realizuar ) premtoi edhe zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, vrasjet kryesisht të ish anëtarëve të LDK-së. Disa nuk besuan në premtimet e tija, por një pjesë e madhe edhe i besuan për çka edhe e votuan, nuk shkoi shumë kohë dhe u dëshpëruan, Isa bëri koalicon me ata që deri dje i akuzonte për vrajset e anëtarëve të partisë së tij, për më tepër duke votuar Kadri Veslin për kryetar Kuvendi, njeriun e SHIK-ut, të cilën LDK e akuzonte si përgjegjëse për vrasjet e figurave të saj politike. Faktikisht veprimtari e SHIK-ut, pasi kjo organizatë antiligjore ka bërë krime të rënda ekonomike, politike, ka bërë vrasje e likuidime kundër të gjithë atyre që ngrenë zërin kundër tyre
Dihet botërisht se pas luftës dhe instalimit të diktaturës së pashpallur në Kosovë nga SHIK-u, populli filloi ta humbasë simpatinë për luftëtarët e lirisë. Këta njerëz vendosën lista nëpër Prishtinë për gjoja 6000 ''spiunë'' që do t´i vrisnin në emër të luftës kundër ''spiunëve'' të Serbisë. Me kujtohe se kur rusët ''çliruan Çekinë nga gjermanët, hynë në shtëpitë e çekëve u morën gjithçka që kishin dhe u dhunuan gratë me sloganin: '' unë të çlirova unë të ...''. Kështu vepruan edhe argatet e Hashimit dhe Kadriut, duke trajtuar Kosovën si mbetje e luftës, dhe duke gllabëruar çdo gjë që iu dilte përpara.
Lidhja Demokratike e Kosoves e cila gjithmonë viktimizimin e ka armë për të mbijetuar në skenën politike sidomos atëherë kur fillohet të flitet për zgjedhje. Sa herë dhe sa shpesh kjo parti politike ka pasur mundësi t’i zbardh të gjitha vrasjet e zyrtarëve të saj që kanë ndodhur para dhe pas luftës, asnjëherë nuk është bërë përpjekje serioze që do të çonte në zbardhjen e të gjitha vrasjeve të ashtu quajtura politike.
LDK-ja që 17 vite nuk veproi por flet për motive politike dhe elektoriale. Dhe tashmë ata nuk janë vrarë vetëm njëherë, por po vriten sa herë që po përdoren nga ky subjekt politik për tu viktimizuar para qytetarëve. Lidhja Demokratike e Kosoves ka humbur disa mundësi që kanë mundur minimalisht të lehtësojnë dhimbjen e familjarëve të vrarë dhe të antarësisë. Si mundësi ishte një inicim që ka ndodhur në Kuvend para disa viteve që të hetohen vrasjet politike të ndodhura në Kosovë, por pikërisht kjo është penguar edhe nga vetë LDK-ja , si mundësi tjetër është kryeministri Isa Mustafa që është nga LDK dhe që mund t’i përdor të gjitha mekanizmat për të hetuar vrasjet e zyrtarëve të saj në mënyrë që njëherë e mirë të largohen nga agjenda e komunkimit politik çështja e vrasjeve. Por edhe LDK dyshoj se është e interesuar për një gjë të tillë, pasi do i shterohet mundësia e përdorimit të kartës së vrasjeve politike për poena politik.
Përkufizimi i parë që na vjen ndërmend kur flasim për viktimën, është: viktima është një person që vuan nga veprimet e një përsoni tjetër të quajtur "xhelat", në këtë rast LDK aktron rolin e viktimës , ndërsa SHIK-un e paraqet “ xhelat ”, por po harron se ligji i transformimit thotë ". Në çdo rast mund të kalohet nga gjëndja e viktimës në rolin e xhelatit dhe e anasjellta". Nëse dikur ishte viktimë sot është vetë “ xhelati “ pasi nuk ka bërë asgjë që këto vrasje të zbardhen, dhe për më tepër me keqqeverisjen e e saj është shëndrruar në makth dhe dëshperim për qytetarët e Kosovës. Duke vjedhur dhe kriminalizuar shtetin po i vjedhin ëndrrat e fëmijëve tanë, duke tortuarua çdo ditë ata për luftën e mbijetesën. Viktima ka qenë dhe është qytetari i Kosovës, ndërsa “ xhelatet “ janë të njejtë, disa me maska e disa pa to.