Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bexheti: Gjeneza për parlamentin e Shqiptarëve

| E shtune, 18.03.2017, 10:11 AM |


Ka  ardhur koha të formohet  gjeneza për parlamentin e Shqiptarëve

Nga Nexhat Bexheti

Akoma  ekziston ndërprerje  në mës vullnetit të popullatës  Shqiptare dhe programeve të partive politike  Shqiptare në Maqedoni. Popullata që njëzet e pesë vite në pritje të marjes së pozitës meritore, të pronësisë juridiko kushtetuese në funksionalitetin e realtë të vendit.

Realiteti dëshmohet me numrin e madhë të Shqiptarëve  në përbërjen  demografike  të shtetit, si dhe kompktësia teritoriale e shtrirjes gjeografike. Partitë politikke duhet të nisen nga këto postulate të sëndërtojnë konceptin e kërkesës për Federalizimin e shtetit.

Në mungesë të kërkesave reale faktori  relavantë hutohet në destruktivitetin dhe jo seriozitetin e kërkesave të korpusit    partive politike të Shqiptarëve.Dyshonë në koruptimin e liderëve,apo në mos pjekurinë politike të mos gjetjes     moduseve, dhe përpjekjeve për ta realizuar kërkesën e popullatës.

Arnimi i programeve me platforma pjesërishtë anon nga zgjedhja  parciale e sëndërtimit të plotë të konceptit politik.Sa do që të përkrahen kërkesat  në formë të platformës, nga partitë Maqedonase rezultojnë me rezultate gjysmake dhe gradualishtë gjat funksionimit të qeverisë në votimet e sipërta do të margjinalizohen, autamatikishtë kthehet situata në pikën fillestare kritike.

Aktualishtë u animuan fillet e kërkesës për gjuhën, dhe u sensebilizua në opinionin diplomatiko ndërkombtarë,njëkohësishtë  e treguan fytyrën e vërtetë partitë politike Maqedonase.Ne duhet të përfitojmë nga ky momentë i  ipet  shansë    kohës së  fundit të realizohet Federalizimi i shtetit,me këtë aktë  balancohen juridikishtë kërkesat dhe me adute të barabarta për tu futë në biseda për funksionalitetin e shtetit. Nuk mundemi që në akoma të lëshojmë pe për hatër se protestojnë në rrugë, se frika për zhdukjen e Maqedonasëve si popull, apo shkatërimit  të Maqedonisë, edhe tu bindemi  falxhinjëve  se çka mundë të ndodhë. Çka do që të ndodhë ne jemi vigjilentë dhe stoikishtë  do tu përgjigjemi  ndodhive.Nëse liderët e partive frikohen për hapa të tilla duhet të mbështeten në popullin e vetë,dhe nga gjiri i popullit të thithin urtësinë dhe trimërinë, ti largojnë bylbilat nga barku e në vendë të atyre të venë lodra, dhe tu fillojnë tu rahin lodrat në barkë thotë populli .

Nga  shpalosja  e programit për qeverinë premieri i vetë shpallur z. Zoran Zaevi, i inkurajuar se Shqiptarët  në heshtje do të binden të heqin dorë nga kërkesat e tyre, sepse janë të frikuar nga reaksioni i dhjetë mijë protestuesve, duke na nënçmuar  me një iracionalitet. Me vendosëshmër bindëse dhe akoma të vazhdojnë të kenë ekskluzivitetin mbi shtetin dhe Shqiptarët ti varin veshët dhe të presin nga mëshira e Maqedonasëve të na japën ndonjë të drejtë formale si formë e sadakave.Eh jo më nuk do të kalojë kjo dëshirë mbi kurizin e Shqiptarëve se tash ka shum parti të cilat nuk do të tolerojnë që tu thehet kurizi Shqiptarëve.  Zaevi  me tajfën a  nuk e ka të njohur se  edhe ne mundemi të nxjerim disa fishë më shumë protestues. Të kuptojmë se më turma psikotraumatike nuk zgjedhen, problemet brenda shtetit binacionalë. Zaevi me Nebulozë nuk mundet ta ndryshojë Simbiozën.

Dhe me këta marifete të shpikura nga Maqedonasit ne duhet tu përgjigjemi me formimin e gjenezës për parlamentin  e Shqiptarëve të Maqedonisë. Për tu vëndosur raporti i barazisë dhe ekuilibrohen forcat në mes etniteteve kryesore si avangarde për progresin e shtetit.Për biseda me duartë boshë të vënë në tallje, kur do kenë në dorë liderët vullnetin e popullit për parlamentin e Shqiptarëve, nuk dështojnë bisedat, dhe do të zhduket agonija njëzet e pesë vjeçare e lundrimit politik të Shqiptarevë. Me dy shtylla do të forcohet shteti dhe të zhduken fobitë e njerit etnitet ndaj tjetrit.Do të synohet ngritja zhvillimore në dy pjesët e shtetit dhe shtetin ta kuptojmë si  garë  për  zhvillim ekonomik.