| E shtune, 18.03.2017, 10:11 AM |
Nga
Fritz RADOVANI: U BANE
25 VJET...
VAZHDOJ ME PA YLLIN SHQIPTAR !
MARTIN CAMAJ (21 KORRIK 1925 – 12 MARS 1992)
LARG ATYNE QË FLASIN SI UNË
Fishkllim ere ndër shelqe të ngrime
me ujna prrojesh
veshtoj, te zanafillja, truemje
se si i falen dreqit shpirt e korp,
bé të forta
mbi gúr qiell e dhé.
Jam larg atyne që flasin si unë
sa hana që bie prej rrezje në rreze
e pi qumësht n’ vedra lanun jashtë
për me vu mazë.
Hutini i shkambit n’ agim
dhe guri n’ ujë përpijnë tingullin
e kuvendit të keq: n’ agim
njeriu bekon diellin si unë!
Shenim nga F. RADOVANI: Asht marrë nga Libri M. CAMAJ “Poezi”, 1991, fq. 90. Münchem.
Melbourne, 12 Mars 2017.