| E shtune, 18.03.2017, 11:07 AM |
IDE
TË QARTA, ELEGANTE DHE DRITËDHËNËSE
(Dedë Preqi, Jehona e fjalës magjike, Amanda Edit, Bukuresht 2017)
Nga Alban Voka (Bukuresht)
Thonë se dielli e shëndrit botën, kurse shkenca e shëndrit njeriun. Shkenca nuk kërkon bukë, por ajo jep bukë. Ngjyra e pendës së mendimtarëve, është po aq e rëndësishme sa gjaku i martirëve. Në librin e tij më të ri, Dedë Preqi vjen nga diaspora me mesazhe, opinione, recensione, ide të guximshme dhe suksese. Idetë e tij janë forca mendimtare që e vënë në lëvizje shpirtin krijues. Ato paraqiten jo vetëm si do instrumente të manifestimit të ndjenjave, por edhe si do impulse të vërteta të shpirtit. Stili i autorit është i qartë dhe i kuptueshëm, pa dorëza dhe pa prapavijë emocionale, politike apo personale. Njerëzit e arsimuar dhe të informuar janë burime të njohurive që na japin dritë.
Aspekti humanist dhe fjala është pasqyra më e çiltërt e shpirtit, ndërsa idetë e Dedës janë të qarta, elegante dhe dritëdhënëse për ta njohur realitetin politik në Kosovë nga këndvështrimi i një analisti të talentuar që jeton në trojet e diasporës. Meritat e analizave politike të autorit i japin impuls dhe një lavdi të pavdekshme faqeve të Zemrës së famshme Shqiptare dhe Botës sot. Librat e autorit: Jeta frymon përsëri (poezi, Gjakovë 2004): Kur zgjohet dielli (poezi për fëmijë, Gjakovë 2004); Jeta është agimi (poezi, Gjakovë 2007); Jam unë (poezi për fëmijë, Gjakovë 2007); Ti ishe një porosi (poezi, Gjakovë 2008); Etje e ngjyrave (poezi, Gjakovë 2011); Fshatit tim Ballëdrin (poezi, Gjakovë 2011); Bekimi i lotëve (poezi, përkthim në gjuhën rumune nga B. Ymeri, Bukuresht 2012); Gjyshi dhe Adonisi (poezi për fëmijë, Gjakovë 2011); Lotë Atdheu (publicistikë, Bukuresht, 2013); Meditime mërgimtare (publicistikë, Bukuresht 2013); Kushtrime nga mërgimi (publicistikë, Bukuresht, 2013); Një fund pa pikë (poezi, Bukuresht, 2014); Përvoja e vetmisë (poezi, përkthim në gjuhën gjermane nga R. Müler, ); Jehona e fjalës magjike (opinione publicstike, Bukuresht 2017). Është pjesëmarrës me poezi në Monografinë e Klubit Letrar "Gjon Nikollë Kazazi" në Gjakovë, në Leksikonin e Autorëve Shqiptarë në Zvicër, si dhe në antologjitë lirike, Etja e fjalëve dhe Zjarr i shenjtë (Bukuresht).
KONSIDERATA KRITIKE
Me plot të drejtë mund të themi se intelektuali, nacionalisti dhe poeti Dedë Preqi, është ndër penat më të zgjuara të Kosovës sonë në diasporë. Deda është një burim i pashterrshëm energjishë krijuese, respektivisht një vullkan i pashuar sentimentesh morale dhe patriotike. Dedë Preqi thotë: Kosova ishtë, është dhe çdo herë do të jetë e jona. Për poetin nuk kemi nevojë të flasim. Librat, poezitë, opinionet, analizat, flasin qartë për nivelin e tij intelektual dhe poetik. Penat si Dedë Preqi i duhen kombit dhe atdheut. Poezia ka qenë dhe mbetet hobi i tij. Dedë Preqi tashmë e ka konsoliduar personalitetin e tij si krijues dhe publicist. Në krijimet e tij zotërojnë temat historike, ndaj mund të themi shkurtimisht se personazhet e tij (si Ibrahim Rugova etj.) kanë hyrë në historinë tonë kombëtare. Autori sbhkruan edhe për problemet, vuajtjet, sakrificat dhe mallin e dhimbjen që mërgimtari e ndjen larg atdheut. Ky mërgimtar i prekur nga flatrat e engjëllit na shkruan edhe për historinë kombëtare të Kosovës, duke e paraqitur herë të përgjakur, e herë të bekuar. (Ramiz Dërmaku, 2014)
PËRMBAJTJA
IDE TË QARTA, ELEGANTE DHE DRITËDHËNËSE / 5
KUR DEMOLOHET PUSHTETI, MODELOHET SHTETI / 6
PSE KOSOVA TRAZOHET NË KËTË MOT / 9
GJYKATA SPECIALE DHE ZBUTJA E KRIMIT NË KOSOVË / 13
MAQEDONIA PA SHQIPTARË SIKUR ARA PA FARË / 15
MASKARENJ DHE MOHUES TË FIGURAVE KOMBËTARE / 18
PRESIDENTI RUGOVA, DJE SI MBRET E SOT SI PROFET! / 21
DIKUSH TJERR LESH, DIKUSH I END PENJËT, E DIKUSH I THURR ÇORAPËT / 24
KUR E KE DREQIN KOJSHI, TË GJITHA TË ZEZAT VIJNË VARG E VI / 27
ARRESTIMET E REGJIMIT SERB NUK DO TA NDALIN RRUGËN E RAMUSH HARADINAJT / 31
MURI, REZULUTA, BULDOZERI DHE THËMELI / 34
KOSOVA E IZOLUAR, PENG I NJERËZVE TË PAMERITUAR / 38
ZEMRA HUMANE E QEVERISË GJERMANE / 41
KUSH E KEQPËRDORI FONDIN «VENDLINDJA THËRRET» / 44
NJË SHKREPËTIMË E NDRITSHME E LIRISË / 48
A KA BURRË QË LEJON MITROVICËN TË NDAHET ME MURË / 51
NIVELI I ARSIMIT NË KOSOVË ARRIN NIVELIN E QEVERISË / 54
MË LEHTË SHKON NË AUSTRALI SE NË VERI / 57
U BA SAHATI ME U NDRRU RASATI / 60
NUK E URREJMË SHTETIN POR VESET E PUSHTETIT / 63
KUR I KE MESHKUJT DELENXHI / 67
PAK E ÇUDITSHME / 70
VEPRAT E LIGA DHE INSTITUCIONET E VENDIT / 74
A KA KUSH QË I BIE NË FIJE KËSAJ QEVERIE / 76
KOSOVA DHE KUFINJTË E SAJ / 79
A IA NDËRPRET „MACJA E ZEZË“ RRUGËN ERDOGANIT / 82
LISTA SERBE DHE POLITIKAT E PISTA / 85
FESTË E PËRGJAKSHME NË FRANCË / 88
PROFESORA FLLIQANA / 91
QEVERISJE E TURBULL E DOBËT NË TIMON DHE VIZION / 93
KJO LDK NUK ËSHTË ASPAK RUGOVIANE / 97
LIBERALIZIMI I VIZAVE E NDIHMON ZBUTJEN E KRIZAVE / 99
NONSIDERATA KRITIKE / 103
PËRMBAJTJA / 105