| E merkure, 15.03.2017, 08:33 PM |
Edi
Rama, tërheqje apo strategji?
Nga Zenel Çeliku
Opozita shqiptare ka rreth 4 javë që proteston për largimin e Qeverisë Rama dhe për një qeveri teknike, e cila do të garantojë zgjedhje të ndershme, të lira dhe larg manipulimeve. Presioni I opozitës së bashkuar ndaj qeverisë është vërtet I madh dhe pa asnjë kompromis tjetër politik. Para pak ditësh udhëheqësi I opozitës Lulzim Basha dekleraoi se, kush I fryen erës së bojkodit, gabon rëndë. Ajo çka po kërkon opozita, tashmë është shumë ë qartë, asnjë milimetër tolerance nga kërkesa e saj, vetëm dhe vetëm qeveri teknike e cila mundet ta cojë vëndin në zgjedhje me standarte europiane sipas kërkesave të OSBE/ODHIR-it.
Para kësaj situate, Kryeministri dhe njëherazi lideri I PS-Edi Rama, është përpjekur që ta komentojë protestën e opozitës së bashkuar, si një përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë, si një qëllim për ta nënshtruar me presione qeverinë e kësaj shumice të cilën unë e shikoj si shumicë me paterica. Nga të dyja krahët shikojmë se përpjekjet për interesa pushteti, janë të dukshme dhe kuptohen fare thejshtë. Nga njëra anë kemi një shumice qeverisëse e cila ka edhe opozitë të fortë brënda saj, gjithashtu edhe përpjekjet e PS për ta cilësuar prentestën e “Cadrës së Lirisë”, si një veprim ku brënda saj ka skenarin vetëm për të rrëzuar qeverine dhe asgjë më shumë e asgjë më pak. Nga ana tjetër kemi opozitën e bashkuar që ka bërë “rojen” për të kapur gabimet e qeverisë, e cila kërkon më forcë dhe pa asnje kompromis politik, largimin e Qeverisë Rama dhe një qeveri teknike e cila do të mundësojë zgjedhje të ndershme e të lira. Në të dyja krahët politik vërejmë se ato ruajnë dhe mbështesin me forcë pretendimet e tyre, ndërkohë që kemi një frocë politike të tretë mjaft të frote, e kjo është LSI e cila duan apo nuk duan PD dhe PS, LSI është përcaktuese për atë force politike që do të qeveris vëndin. LSI është në pozicion shumë komod kur shikon se dy të mëdhenjtë përplasen me njëri-tjetrin, e kështu ajo bën sehir dhe pret se kush do të humbas, e më pas me siguri do të rradhitet në krah të fituesit. Nëse është ndryshe, përse LSI nuk mban këtu e 4 javë më parë, një qëndrim të saj public? Gjithsesi, dua të ndalem tek zhvillimet e fundit të lëvizjeve në qeveri, ku janë larguar 4 ministra me imazhin partiak se ata I duhen PS si koordinator ne zonat e tyre, dhe zëvëndësimi I tyre, serish me militant të partisë mëmë. Nëse është kështu, përse nuk u larguan edhe ministrant e tjerë që janë koordinatorë në zonat e tjera? Largimi I 4 ministrave bëri që opozita të fitojë terren politik duke e trumbetuar largimin e tyre si një mënyrë tërheqja paraprake e Ramës para presionit të opozitës, por kërkesa apsolute e opozitës, vazhdon të jetë-largimi I Ramës si kryeministër. Në këto rrethana, opozita dy ditë më parë I kërkoi mbështetësve të saj, që ta mbështesin edhe më shumë protestën sepse Rama tani për tani u dorëzua duke larguar vetëm 4 ministra të tij, por ne do të vazhdojme të protestojmë edhe më fort deri në largimin e Ramës si kryeministër-deklaroi Lulzim Basha. Në fakt zhvillimet politike edhe brënda mazhorancës janë problematike, kanë msomarveshje dhe debate, ndaj në ditët që vijnë do të shikojmë e dëgjojmë lajme të reja. Nga rrethana dhe burime të pa konifirmuara plotësisht, thuhet se dy ministra të kësaj qeverie, ministra të LSI, në mbledhjen e qeverisë një ditë më parë, kanë kërkuar Ilir Metën kryeministër duke e jusitifikuar këtë kërkesë me faktin se kjo mundet të jetë zgjidhja e vetme. Ky pa dyshim është një lajm shumë I fortë, gjithnjë nëse është I vërtëtë. Qëllimi I kësaj kërkese, thuhet se është, nëse Meta bëhet kryeministër deri në zgjedhjet e ardhshme, opozita nuk do të kërkojë qeveri teknime. A do ta pranojë PS dhe personalisht Rama këtë ide?! Në gjykimin tim, jamë skeptic se Rama do ta pranojë këtë ide për momentin, por unë parashikoj se drejt kësaj ideje do të shkohet në ditët e ardhshme. Po, vërtetë politika shqiptare është në krize të thellë, prandaj unë parashikoj se për të ulur tesionet politike dhe për të mundësuar uljen në tavolinën e mareveshjeve xhentelmene për të treja palët (PS & PD & LSI), për të zgjidhur këtë kolaps politik, pa tjetër shumë shpejt do të angazhohet faktori ndërkombetarë-Ambasada e BE & Ambasada e SHBA-ve të mandatuara nga selitë qëndrore të tyre. Nuk është aspak cudi që zgjidhja të vij me idenë e propozuar nga dy ministrant e LSI, Meta kryeministër. Kjo pa dyshim do të jetë zgjidhja e problemit që ka sot politika shqiptare, dhe vetëm kjo mundet të pranohet nga opozita. Po, do të jetë në nderin e partive politike që misionarët ndërkombëtarë të cilët do të marrin rolin e pajtimtarit dhe të zgjidhjeve të momenteve delicate në Shqipëri ashtu si edhe here të tjera, të paktën këtë në rast, ata të mos cilësohen-si “guvernator ndërkombëtarë”, sepse këtu kemi të bëjmë më dinjitetin e një populli që përfaqësohet nga kjo plasë politike që hera her gabon rëndë me partnered historik të shqiptarëve. Le të shpresojmë se zgjidhja e kësaj krize nuk është larg.