Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Një përçarës deçanas

| E hene, 13.03.2017, 02:00 PM |


NJË" PËRÇARËS" DEÇANAS

 

Nuk çuditet veç plaku,

është për të qeshur edhe fëmija,

për një aktakuzë n' Pejê

të ngritur nga Prokuroria ?!

Një deçanas na qenka përçarës,

për fe e për racë

edhe mosdurues-

kërkoi t'atin e zhdukur n' luftë !

Me kaq nuk pushon,

barrën e rëndon

siç e rëndon hëna natën,

kur zë n'goje të zhdukur edhe 84-ër...

Si t'ishte n'përrallë,

fjala u bë e madhe

në Bashkësinë Komunale

dhe s'pati të sosur

se flitej për serbë

e malazezë tê çvendosur..

Si mori guximin,

për shqiptarët e zhdukur foli ? !!!

E dëgjuan Policia e Kosovës;

besa edhe Kfori......

J.Z 10 mars 201