| E shtune, 11.03.2017, 07:03 PM |
Kush e varrosi Adem Jasharin?
Të nderuar miq dhe mikesha !
Desha të qaj në hall me ju dhe ta ndajmë së bashku këtë ndjenjë trishtimi që më ka kapluar me ato çko po shohim dhe po lexojmë . Tendencat e serbëve që luftën e shenjt të UÇK-s ta paraqesin si luftë fetare janë të njohura;por populli ynë ende nuk e paska kuptuar .
Në një datë rikujtimi për atë çka kishte ndodhur në Kosovën tonë , në një datë që e kishte tmerruar botën , mu në atë ditë sivjet mbetëm të pa gojë nga publikimet e shtypit dhe mediave pamore me angazhimin e madh për të na sqaruar se kush e varrosi familjen Jashari , te sakatosur , të dhunuar dhe të vrarë . Në qendër të vëmendjes një hoxhë i pa dell shqiptari , një shërbëtor i si keqes kombëtare , një qofshim larg prej tij : Mulla Osmani i Drenasit.
“Ky është një akt i lartë i vetë martirizimit individual e kolektiv, ç’ prej kohës së lashtë e deri në ditët e sotme- i denjë për të zënë vend në Antologjinë Botërore” qe shprehur historiani dhe veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare Dr. Zekeria Cana, duke e vlerësuar aktin e flijimit të familjes Jashari. “
Të iu rikujtoj : “Dr. Z. Cana pati spikatur edhe ndaljet e bujtjet në Rezallë te plaku 97 vjeçar Hajzer Malaj, nga Rezalla, pastaj rrugën për Skenderaj, e nuk harron pa përmendur sjelljen e arkivoleve nga Gjakova dhe sidomos guximin e Qemajl Hajdaragës dhe burrëreshës Mevlyde Saraçi . Profesor Z. Cana, rikujton kontaktet me Fetah Bekollin, Emin Halimin e bashkëshorten e tij Ajnishahen, Ilaz Dërgutin, Forcat barbare serbe, më 10 mars kishin marrë arkivolet me dhunë dhe kishin rrafshuar varret me ekskavatorë, dhe se shumica e arkivoleve kishin mbetur të hapura. “ “Derisa në Skenderaj, nuk kanë arritur profesor Cana me bashkëpunëtorë, ne ishim të izoluar dhe madje as që guxonim të dilnim në rrugët e Skenderajt, do të rikujtojë Dr. Avdyl Salihu. Më 11 mars 1998, në këmbë, delegacioni në përbërje Dr. Zekeria Cana, Cen Desku, Fetah Bekolli, si dhe Sadri Rama, Emin Halimi, pastaj veterani i arsimit Sadri Rama (mik i familjes Jashari), babai i komandant Rrahman Ramës, Hilmiun, nga Klina e Drenicës, dhëndër i familjes Jashari, janë nisur nga zyra e Degës së LDK-së për në Prekaz. “
Lexuesve duhet rikujtuar sjelljen e arkivoleve nga Gjakova . Po pse arkivolet ?
“Forcat barbare serbe, më 10 mars kishin marrë arkivolet me dhunë dhe kishin rrafshuar varret me ekskavatorë, dhe se shumica e arkivoleve kishin mbetur të hapura. “ Po pse i kishin marr` arkivolet ? Mendoni pak dhe binduni në atë që e shkrova më lartë ; Varrosje me arkivole e demantonte propagandën serbe se këtu luftohej kundër mbetjeve osmane.
(( Musliu në rrëfimin e tij ekskluziv në Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar për momentin kur e ka kuptuar se familja Jashari është sulmuar dhe ka nisur një luftë me forcat serbe:
“5 marsi ka qenë ditë e enjte, kam falë namazin e sabahut, kam dëgjuar krismat në Skënderaj. Pastaj kam marr lajmin se po sulmohet familja Jashari. Këto ditë kanë qenë të rënda, granatime me tanke, topa e tenka”….. “Në mbrëmje i kam thënë babës se do të marrë pjesë në varrimin e Jasharajve. Lotët më kanë dalë, qysh shihet në video, kur kam kuptuar që Hamzës ia kanë vrarë të gjithë fëmijët”.))
Po ku qëndron e vërteta e tij ?
“Më vjen keq të merrem me këtë çështje, por mora shkas nga një intervistë të dhënë në Info magazinë, nga mulla Osman Musliu, rreth varrimit të Jasharëve! Për këtë njeri duhet të jenë të mjaftueshëm vetëm lotët e derdhur para publikut në tv CNN. Mjafton kaq! Dhe nuk ka asgjë më shumë se sa ajo pamje emocionese. Dhe, të përpiqet dikush që t’i materializoj në çfarëdo mënyre dy pika loti të derdhur në një moment tragjik është, thënë më së buti, e pamoralshme! Nuk ishe më shumë prezent!”, ka shkruar Halimi.
Pse në ato momente sa të dhimbshme aq edhe të rrezikshme duhej të shihej edhe mulla Osmani me çallmën e tij , moment të cilin e kishte parë bota nëpërmjet ekraneve televizive? Pse e lejoi policia serbe vetëm për disa minuta që ky të shihet duke “qarë “ karshi botës. ? Qëllimi i qartë serb : “Ja këtu po luftohen mbetjet osmane. Luftë fetare, pra .”
“Nuk qëndrove as kur në një numër prej dymbëdhjetë vetash u zumë peng dhe me dhunë policia na detyroi t’i ngarkonim kufomat në kamionët e tyre për t’a bërë një varrim të dhunshëm të këtyre dëshmorëve. Nuk ishe me ne as të nesërmen kur ne biseduam për rivarrimin e tyre. Për t’u bërë një rivarrim duhej të bëheshin negociata me komandantin e policisë. Një delegacion prej katër vetash shkuam në stacion të policisë dhe biseduam për rivarrimin e dëshmorëve. Ti, Mulla, e di shumë mirë se nuk ka qenë e lehtë të shkosh në atë kohë për biseda me ata qe na kishin vrarë. Por ne e bëmë edhe pa ty”, ka shkruar ndër të tjerash zonja Halimi.
Nuk e kuptoj pse i gjithë ky angazhim televiziv dhe mediatik që të vërtetohet propaganda serbe?
Ju faleminderit !
Fahri Xharra,10.03.17
Gjakovë