Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Remzi Salihu: Mësuesi i kohës

| E shtune, 11.03.2017, 11:40 AM |


Remzi Salihu

 

MËSUESI I KOHËS

 

Ia futën kurrizin

Nëpër kopertinat e heshtjes

Alfabetin e llogarisë mujore

Ia mësuan përmendsh

 

Ia hoqën kravatën e besimit

Ia zhveshën teshat e pedanterisë

Dhe e futën në xhins modesti

 

Nga edukata e ligjërimit shoqëror

Kursen shtrenjtësinë e ditës

Me apetit të stisur

Në planprogramin shkollor

 

Ditën e nis me orar të caktuar

Nëpër brengat e rrugës pedagogjike

Flokët e mendimit i lëshontë gjata

Dhe në fundtë vitit shkollor

E merr dëftesën e notave nga nxënësit