| E enjte, 09.03.2017, 08:31 PM |
1
Njeriu atë që e kupton mund edhe ta zotëron, prandaj o miq të mi bëhuni të huaj për vetën tuaj. Unë shumë herë e kam zotëruar vetën time, bile kam qene xhelat i vetës. A do të më merr malli të kthehem tek vetja ime?
2
Kush mban kurorën në këtë botë, në përtejmen është skallv.
3
I sinqerti është budalla nga mosdija për të keqën, andaj bënë punë të liga.
4
Kur mendon që është fundi, atëherë duhet rilindur diçka
5
Fiksimi është gjë e keqe, ngaqë të dhemb edhe aty ku nuk të dhemb.
6
Kuptimi i kësaj bote është prekja dhe rezistimi, absurdi gjithnjë do të jeton për absoluten.
7
Çdo gjë që ndodh duhet të ndodh ngaqë ajo na zgjedh dhe përcakton lëvizjen, frymën, prekjen dhe rezistimin.
8
Jeta na ka zgjedh e jo ne jetën.
9
Të vdekurit nuk duhet ta pengojnë jetën, edhe pse shpesh vërtiten si fantazma.
10
Çdo gjë që ndodh në këtë botë, ka aftësinë për të ndodhur dhe është e natyrshme, asgjë nuk është e pa natyrshme.
11
Ata që diskutojnë për vdekjen, nuk ja dinë vlerën jetës.
12
Ose kthehemi aty ku ishim, ose vazhdojmë drejtim të panjohur.
13
A nuk është monotone të jetosh kështu? Më mirë të vdesësh të shijosh diçka të re.
14
Të dehurit i vije keq për mëlçinë e cila nuk e kupton në gjendje që është.
15
Vdekja nuk mund ta zë jetën.
16
Ata që shfrytëzojnë jetën shpejt nuk jetojnë gjatë
17
Edhe pse jam si formë e kufizuar, unë në fakt nuk jam i kufizuar.
18
Në dashuri gjithmonë identifikojmë atë më të voglën .
19
Piktura është fantazi që i nënshtrohet realitetit.
20
Idetë nuk janë simetrike, por asimetrike.