| E diele, 05.03.2017, 10:55 AM |
Vetëm
dy poezi...!
Sejdi BERISHA:
SI BALADË PËR ANTIBALADËN...!
Dje, sot...
E ndoshta edhe nesër
Dhemb e therë
Pse koha fshinë histori
Pse historia kohërat i rrënon
E njerëzit
Robër të periudhave bëhen
Se. një-tjetrin e helmojnë
Duke e mashtruar të sotmen
Për ta gllabëruar të nesërmen...
* * *
PENË E VJETËR...
Penën e vjetër
Që humbur më kishte
E gjeta
Në beharin e pranverës
Që do vjen
Tash...
Çfarë të shkruaj
Në letrën e etur
Për stinët që vijnë...
(E enjte, 02 mars 2017)