Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arber Shabanaj: Dënimi i qenit

| E diele, 05.03.2017, 09:17 AM |


DËNIMI I QENIT

 

Mblidhen qentë, të shqetësuar,

Të dënonin një zagar,

Se i kishte turpëruar,

I pafytyri gënjeshtar.

 

I lexuan nj’at akt-akuze:

„Politika prish qenëri,

Na ke prekur në `namuze´,

Ke gënjyer si njeri…!“

 

Arber Shabanaj

Gjermani, më 08.01.2017