Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bedri Tahiri: Nuk vdes profesori e artisti

| E diele, 19.02.2017, 12:44 PM |


Bedri Tahiri

 

Nuk vdes profesori e artisti

 

(Profesor Beqir Beqirit)

 

Si nxënës i Gjimnazit në Skënderaj

Nuk i kuptoja gjërat me aq  lehtësi

Në klasë i rëndë, me iksa e ypsylona

Në skenë gojëmjaltë, me plis e tirq galana

 

“Shtatë shaljanet” e “Cucën e maleve”

I mësova më mirë se prej vetë leximit

Nga profesori e nga Hamzë Jashari

Dhe më ngelën në kujtesë përgjithnjë

 

Më vonë,  si kolegë e bashkëpunëtorë

Nëpër shumë manifestime kulturore

E çmoja lart, por dhe më çmonte

Si drejtor kulture më ndau Mirënjohje

 

Shpirti i artistit e kishte në qejf edhe dollinë

Më përcillte  edhe në familje dëshmorësh

Ishim edhe në Pemishtën e tij të dashur

Andaj, them:  Nuk vdes  profesori e artisti!

Galicë, më 18 Shkurt 2017