| E diele, 19.02.2017, 12:41 PM |
NEBI DRAGOTI
YLLËSIA DRITËRO AGOLLI
Iku Dritëro Agolli fizikisht:
-Jo, jo,-tha Menkulasi,- jeton!...
-Jo,- thanë poetët e Shqiperisë:
- Yllësia Dritëro Agolli, ja, ndriçon…
Ndriçon Yllësia Dritëro Agolli,
Ja , shkëlqen, gurgullon dritë e poezisë:
vargje, rima, ritme e melodi Devolli
jugë-veri, lindje –perëndim Shqipërisë.
*Titulli është i shkrimit kritik botuar në 4 a 5 gazeta vite më parë
EPITAFI I DRITËROIT
“Perjetësisht këtu fle Dritëroi
Me etërit, gjyshërit dhe shokët pranë,
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më teper mund të bente, por s’e lane”.
Epitafi I Dritëroit eështë shumë I gjërë…
Epitafi I Dritëroit është shumë I gjatë,
Zbukuruar me diell, me yje, me hënë,
Ku gjithçka shqiptare për të këndon
Dhe, mbi të, krahët nder natyra e artë.