Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhat Halimi: Lulja me aromë

| E marte, 07.02.2017, 08:00 PM |


Nexhat Halimi

 

Lulja me aromë

 

Lulja e mermertë

 

Tash është qiell me lule të mermertë

Mbi gjirin e  bardhë jashtë murit

 

Aty të vij zemra e vetmuar e të qajë

Të krenohet ylli me kalanë  e varur mbi bunë

Të pi vogëlushi qumësht

E të rikrijojë besim te zoti

 

Ta thërras e thërras nënën që s`kthehet

E gjithmonë do të jetë aty me cicat jashtë

Vetëm t`i vihet themeli agut

 

Tash është veç lule me aromë

 

Vetmia II

 

Gur më gur vjen hija e futet në mua

Nata pik kafkës së çarë e hëna humbur

Përmbi kala ai yll i këputur flutur

 

Buna digjet në vete dhe rrjedh syrit

Ndërmjet etjes e zjarrit pik zemra krua

 

Qiell je aromë e përjetshme gruaje

E ngjallë mbi thimtha vinjetën mitike

Cijat porta. Gjak e qumësht ik gjirit

Vetmia gjelbër zgjohet e pëlcet në ty

 

E bie shi e shi e Buna rrjedh me kaq ujë

E një vetëtimë ngrirë kaq vjet në sy